8 trajtime natyrale për të parandaluar sëmundjet e zemrës

8 trajtime natyrale për të parandaluar sëmundjet e zemrës

Një stil jetese i shëndetshëm dhe nje mendje e qetë nuk është dicka që shumë njerëz presin nga kjo botë që ecën kaq shpejt. Për të qëndruar të shëndetshëm dhe të parandaloni një sërë sëmundjesh që prekin trupin tuaj, duhet të dini si punon zemra juaj. Zemra konsiston në anën e djathtë dhe të majtë. Ky division ndan gjakun e pasur me oksigjen dhe gjakun me pak oksigjen. Të gjitha valvulat në zemër happen dhe mbyllen sa herë që merrni frymë. Janë lloje të ndryshme të sëmundjes kardiovaskulare. Sëmundja e zemrës mund të shkaktohet nga probleme të zemrës dhe qelizave si prsh ndërtimi i pllakave yndyrore në arterie, mungesa e fleksibilitetit dhe fortësia e arterieve.

-Shkaqe të sëmundjeve të zemrës:
Presioni i shumtë në arterie mund të shkaktojë që arteriet të bëhen të ngurta. Kjo ngurtësi e arterieve njihet si arterioskleroza dhe mund të kufizojë gjakun të rrjedhë në organet e tjera dhe indet në trup. Dietat e pashëndetshme, mungesa e ushtrimeve, obeziteti ose duhani janë shkaqet kryesore të kësaj sëmundjeje. Aritmia e zemrës shkaktohet nga ritme jo-normale të zemrës. Kjo gjendje vjen si rezultat i sëmundjes koronare të arteries, Defekte të lindjes, diabeti, duhani, stresi, presioni i lartë i gjakut, konsumimi i alkolit ose kafeinës (të tepërta), sëmundje e valvulës së zemrës, suplementet dietike, trajtime herbale etj.

=Shkaqet kryesore të infeksionit në zemër përfshijnë:
-Bakteriet: Kur një numër i madh bakteriesh hyjnë në rrjedhën e gjakut, shkaktohet endo-karditi. Bakteriet mund të hyjnë ndërkohë që hani një ushqim ose lani dhëmbët.Eshtë shumë e rëndësishme të mbani dhëmbët tuaj të pastër gjithë kohës. Gjithashtu shmangni ushqimin jashtë për të parandaluar sëmundje të tilla.
-Mjekimet: Mjekimet që shkaktojnë reagim toksik ose alergjik.
-Inflamimi i enëve të gjakut, gjendje të tjera inflamatore, lupus, crregullime të indeve që mund të shkaktojnë infeksione të zemrës.
Sëmundja e zemrës është një nga shkaqet kryesore të vdekjes për brezat në vijim. Megjithatë janë disa masa që mund të ndërmerrni për ta parandaluar. Defektet e lindjes mund të mos shërohen plotësisht. Për të shmangur problemet në të ardhmen duhet të ndërrmerrni një stil jetese të shëndetshëm. Këtu janë disa masa që mund të ndërmerrni për të parandaluar sëmundjet e zemrës.

-Ushtrimet e rregullta
Ju duhet të gjeni një rutinë stërvitjeje që mund ta ndiqni cdo ditë. Mund të jetë një rutinë e thjeshtë por që duhet të përqëndrohet në të gjithë trupin tuaj. Obeziteti është i zakonshëm në fëmijët e sotëm. Njerëzit mbi-peshë duhet të fokusohen në humbjen e peshës. Eshtë jashtëzakonisht e rëndësishme që të qëndroni në formë të mirë. Yndyra e tepërt në pjesë të ndryshme të trupit shkakton parehati dhe i jep hapësirë sëmundjeve të ndryshme të zhvillohen. Ushtrimet do të reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Edhe nëse jeni të dobët, ushtrimet janë esenciale. Aktiviteti fizik do të reduktojë shanset për t’u prekur nga kolesteroli i lartë, diabeti, stresit dhe presionit të gjakut. 30 minuta ushtrime cdo ditë është mëse e rekomanduar, pasi vërtet mund të bëjë mrekullira në trupin tuaj. Mund të filloni me hapa të thjeshtë si ecja te shkallët, shëtitja e qenit ose dhe kopshtaria. Nëse keni një bark të madh nuk sjell asnjë benefit për ju. Filloni ta humbni menjëherë. Yndyra e akumuluar pranë zonës suaj së barkut ndikon në mënyrë direkte në zemrën tuaj.

-Peshë e shëndetshme
Të mbani një peshë të shëndetshme është rruga drejt suksesit. Pesha e tepërt do të thotë që keni më shumë shance të prekeni nga një sëmundje zemre, diabet, presion i lartë i gjakut dhe kolesterol i lartë. Për të identifikuar nëse trupi juaj është në rrezik për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, duhet të kontrolloni BMI-inë (indeksi i masës trupore). Nëse BMI-ja është më i lartë se 25, kjo do të thotë që keni një rrezik më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

-Dieta e shëndetshme
Plani më i mirë ushqimore dietik është të konsumoni të gjitha llojet e ushqimit të shëndetshëm. Të shtoni pak nga të gjitha në dietën tuaj dhe të konsumoni ushqime që janë të ulëta në yndyrë, kripë dhe kolesterol. Produktet e bulmetit me pak yndyrë, fruta, perime etj janë ushqime të pasura që mbrojnë zemrën tuaj. Ushqimet që mund të reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës përfshijnë fasulet, tipe të caktuara të peshkut dhe burime të tjera proteinash me yndyrë të ulët. Yndyrnat e ngopura dhe trans janë të njohura për rritjen e kolesterolit në gjak dhe sëmundjet koronare të arteries. Produktet e bulmetit, mishi i kuq, vaji i kokosit janë burimet më të mëdha të yndyrës së ngopur. Krakers, margarina, produktet e paketuara të snack-eve dhe fast food (sidomos të skuqurat) janë burimet kryesore të yndyrnave trans. Yndyrnat poli të pangopura si acidet yndyrore omega-3 mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për shfaqjen e anomalive të zemrës. Peshku si mackerel dhe salmon janë burimet natyrale të omega-3. Vaji i arrës, vaji i farave të lirit, vaji kanola dhe i sojës përmban sasi të vogla të omega-3.

=Trajtime herbale për parandalimin e sëmundjeve të zemrës:
Janë disa trajtime herbale që mund të provoni për të parandaluar dhe shmangur sëmundjet e zemrës. Kjo do të ndihmojë në reduktimin e kolesterolit dhe rreziqe të tjera që cojnë në sëmundje të zemës.
-Xhinxher
Xhinxheri përdoret më së shumti në gatim si një burim natyral për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu mund ta gjeni dhe në formën e kapsulës.Që nga kohët e lashta, xhinxheri është përdorur për të trajtuar shumë sëmundje. Eshtë gjithashtu i dobishëm për dhimbjen e muskujve dhe kyceve.Të shtoni xhinxher në dietën tuaj do të reduktojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
-Hudhra
Hudhra është anëtar i familjes së qepëve. Eshtë e disponueshme në formën e ekstrakteve, vajërave dhe tabletave. Eshtë një trajtim natyral për reduktimin e kolesterolit të keq në trup. Hudhra përdoret gjithashtu për të reduktuar arteriosklerozën. Konsumimi i hudhrës është i shëndetshëm por nuk duhet të konsumohet në sasi të larta.
-Lëngu i grejpfrutit
Gjendet lehtësisht në supermarket, lëngu i grejpfrutit është i përkryer për zemrën. Ju mund të pini lëng të freskët të nxjerrë nga fruti ose ta blini nga supermarketi. Përvec pjesës që ndihmon në shëndetin e zemrës, ndihmon gjithashtu në humbjen e peshës. Një gotë me lëng grejpfruti ndihmon në dyfishimin e kalciumit, sasisë së nevojshme në trup.

-Caji jeshil
Caji jeshil është një tjetër trajtim natyral për problemet e zemrës. Gjethet e bimës “Camellia sinensis” janë të disponueshme në formën e kapsulës ose në ekstrakt. Eshtë shumë e mirë për humbjen e peshës, parandalimin e kancerit dhe uljen e kolesterolit.Për shkak se përmban vitamina K, konsumimi i shumtë nuk rekomandohet.
-Farat fenugreek
Farat fenugreek janë përdorur në Egjiptin e Lashtë. Farat ose trajta pluhur përdoret për të kuruar shumë sëmundje duke përfshirë problemet me tretjen, uljen e sheqerit në gjak dhe uljen e kolesterolit. Eshtë një trajtim i mirë për të parandaluar sëmundjet e lidhura me zemrën.
-Aloe Vera
Pulpa e aloe verës, e njohur gjithashtu si xheli aloe-verës ka shumë vlera medicionale. Diabeti, astma,artriti dhe epilespia janë disa nga sëmundjet që mund të kurohen duke konsumuar aloe vera. Konsumimi i një sasie aloe vere cdo ditë mund të parandalojë shumë sëmundje.

error: Nuk lejohet kopjimi!