5 ushqimet që po dëmtojnë trurin dhe zemrën tuaj

5 ushqimet që po dëmtojnë trurin dhe zemrën tuaj

 

Janë me dhjetëra sëmundje si: infarkti, rritja e sheqerit në gjak dhe hipertensioni që na frikësojnë për shkak se ato sulmojnë pa dhënë asnjë lloj shenje paralajmërimi. Kur qelizat e gjakut të cilat janë të lidhura me organet kryesore si truri, veshkat, zemra, bllokohen nga plagë të hapura, truri dhe të gjithë qelizat e trupit tonë nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm dhe vlerat e duhura ushqimore. Dhe e gjithë kjo shkaktohet pikërisht nga ushqimet e pashëndetshme që ne konsumojmë. Statistikat tregojnë që rreth 700,000 njerëz në botë janë të diagnostikuar me sulm në zemër dhe ky numër është akoma në rritje.

Këtu janë 5 ushqimet që dëmtojnë trurin dhe zemrën tuaj

  1. Soda dietike- Të gjithë besojmë që gjëja e parë që bëjmë kur fillojmë dietën është zvëndësimi i të gjithë pijeve të gazuara me soda dietike. Mund t’ju duket si alternativë e shëndetshme por në fakt  është një nga kontribuesit më të mëdhenj që ndikon në rritjen e rrezikut të goditjeve të zemrës apo trurit.

Pse nuk është e shëndetshme?

Një studim që ekzaminoi stilin e ushqyerjes dhe dietat e 2500 individëve doli në përfundimin  që ata që pinë soda dietike, të paktën një në ditë, ishin 48% më të rrezikuar nga goditja në tru apo në zemër. Shkencëtarët akoma nuk kanë gjetur një bazë të fortë për të na treguar se si soda dietike vepron në organizëm por shumë ekspertë sugjerojnë që të shmanget plotësisht nga regjimi ushqimor.

Çfarë mund të bëni?

Gjithmonë është e këshillushme që soda dietike të zvëndësohet me ujë dhe lëngje të ndryshme.

  1. Mishi i proçesuar dhe i tymosur

Eshtë koha t’i jepni fund të gjithë alternativave të pashëndetshme të mishit të procesuar dhe të tymosur.

Pse nuk janë të shëndetshme?

E dimë që janë tepër të shijshme por kur të zbuloni se cfare efekti kanë në organizëm më besoni, nuk do donit t’i konsumonit më. Të gjithë alternativat e mishit të tymosur dhe të procesuar nuk e rrezikojnë trurin apo zemrën në vetëm një mënyrë por në dy. Së pari janë të pasura në sodium i cili është një nga shkaqet direkte që con në goditjet që zemra pëson.  Së dyti në to janë hedhur shumë konservues të rrezikshëm që është I nevojshëm për mishin që të ruhet i paketuar. Këto dy përbërës të rrezikshëm janë nitrati dhe nitrati sodës që janë studiuar dhe është vërtetuar shkencërisht që në momentin që futen në organizëm bllokojnë qelizat e gjakut duke dëmtuar arteriet. Dhe normalisht qe qelizat e dëmtuara të gjakut janë një nga shkaqet më natyrale që çon në goditje të zemrës. Gjithashtu shumë studime kanë dalë në përfundimin që mishi i proçesuar është përgjegjës për  sëmundjen e arterieve (CAD) dhe individet që hanin së paku një vakt në ditë ku përfshihej mishi i proçesur dhe i tymosur ishin më të rrezikuarit. Dhe nëqoftëse jeni një “ i fiksuar pas sallamrave” kini parasysh që konsumimi i tepërt është një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve si: kancer ( të ndryshme) si dhe diabet.

Çfarë mund të bëni?
Në vend se të konsumoni  një sandwich proshutë , kijeni parasysh si një alternative sanduiçin me ton apo salmon.

3. Patatinat dhe ëmbëlsirat e paketuara

Të gjitha llojet e patatinave apo ëmbëlsirave të paketuara përmbajnë yndyrna “Trans” të rrezikshme si dhe vaj të hidrogjenizuar që e lejon produktin të ruhet për një kohë të gjatë dhe në çfarëdolloj temperature.

Pse janë të rrezikshme?

Një studim që është kryer tregon që yndyrnat “Trans” janë shkaku kryesor i bllokimit të arteries pasi ata rrisin në mënyrë të shpejtë densitetin e lipideve në rrjedhën e gjakut. Gjithashtu niveli i kolesterolit ngrihet përtej normalitetit. Në momentin që janë ekzaminuar efektet e yndyrnave “Trans” u pa që femrat që konsumonin 7gr ishin më të rrezikuara se ato që konsumonin vetëm 1gr. Do të thoni ju po sa janë 7 g? Vetëm dy petulla me cokollatë dhe një gjysëm pjate me patate të skuqura. Por jo vetëm kaq! Konsumimi i tepërt vecanërisht te femrat ndikon në nivelet e proteinës C-reaktive dhe lejon inflamacionin në të gjithë trupin.

Çfarë mund të bëni?

Nëqoftëse patjetër ju pëlqen të hani yndyrna cdo ditë, jini të kujdeshëm duke limituar porcionet që konsumoni jo më shumë se 1-2 gr. Mund t’i gatuani dhe vetë, pasi në këtë mënyrë i gjithë procesi është i kontrolluar.

  1. Mishi i kuq

Mishi i kuq është i paketuar me një sasi masive të yndyrnave të saturuara të cilat e bëjnë një zgjedhje aspak të shëndetshme për individët që kërkojnë të eliminojnë simptomat e infarktit apo goditjeve në zemër.

Pse nuk është  i shëndetshëm?

Studime të panumërta kën treguar që yndyrnat që mishi i kuq përmban janë të lidhura në mënyrë direkte me shkaqet e goditjeve në zemër. Më pas mishi i kuq derivon një sasi të fuqishme të hekurit nga një përbërje natyrale sicc është hemoglobina.

Çfarë mund të bëni?

Zvëndësojeni me alternativa si peshku apo mishi i bardhë. Por mund të zgjidhni dhe ushqime që përmbajnë proteina si fasulet, tofu, arrat etj.

  1. Ushqimet e konservuara dhe të ngrira

Një kanaçe me pasta, supë, spageti apo ushqime të tjera të ngrira që gjenden lehtësisht në cdo supermarket mund të duken si zgjidhja ideale, por në fakt nuk janë. Nuk kanë asgjë tjetër përveç sodiumit që përdoret për t’i dhënë një shije të mirë dhe që ushqimi të duket i freskët. Tani sasia prej 1500 gramëve është tepër e rrezikshme për zemrën.

Çfare mund të bëni?

Pse mos t’i gatuani në shtëpi? Në momentin që gatuani një vakt ju mund ta lini në ngrirje dhe ta ngrohni sa herë ju doni por gjatë një periudhe të caktuar. Gjithashtu lexoni me kujdes etiketat në mënyrë që të njiheni me përbërësit që cdo produkt ka.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!