5 pije për një bark të sheshtë

5 pije për një bark të sheshtë

Janë disa pengesa që qëndrojnë ndërmjet jush dhe arritjes së qëllimit për të pasur një bark të sheshtë. Por ka disa ndryshime që mund të bëni për të pasur një bark të sheshtë e të tonifikuar. Kontrolli i porcioneve, përbërës të freskët dhe ushtrimet e rregullta janë rutina e zakonshme. Por e dinit që ka disa mënyra të thjeshta për të përgatitur disa pije shumë të shijshme që ju ndihmojnë në arritjen e qëllimit tuaj? Këto pije kanë pak kalori, janë të mira për tretjen dhe metabolimin si dhe janë të shkëlqyera për detoksifikimin e trupit.

1. Limon-xhinxher
Eshtë e mahnitshme se si disa përbërës të thjeshtë mund t’ju mbajnë të shëndetshëm dhe në formë. Pse ujë të ngrohtë? Sepse uji i ngrohtë ndihmon në tretje. Pijeni në mëngjes me barkun bosh. Limonët jo vetëm që janë të pasur me vitamina por gjithashtu ndihmojnë në pastrimin e mëlcisë dhe sistemit tretës, gjë që ndihmon në humbjen e peshës. Xhixheri është një detoksifikues natyral dhe ndikon në metabolizëm.
-Kombinoni 1 kupë ujë të vakët ose të ngrohtë (jo shumë të nxehtë me lëngun e saposhtrydhur të një gjysme limoni dhe pak xhinxher të grirë.

2. Grejpfrut dhe rozmarinë
Pija e grejpfrutit me rozmarinë kombinon nutrientët që sjellin benefite për shëndetin tuaj. Lëngu i grejpfrutit përmban vitaminë C që ndihmon në detoksifikimin e trupit dhe ul kolesterolin. Rozmarina ndihmon në detoksifikimin e mëlcisë, e cila pëmirëson tretjen dhe rrit rrjedhën e gjakut.
-Zieni 1 kupë ujë me 1 lugë caji rozmarinë të freskët e të copëtuar dhe 1 lugë mjaltë. Reduktoni nxehtësinë, hiqni rozmarinën dhe lëreni të ftohet. Kombinoni masën e përgatitur me lëngun e freskët të ½ së grejpfrutit.

3.Kastravec dhe xhinxher
Xhinxheri është përdorur si mjekim që në kohët e lashta. Ka veti që rrit imunitetin, përbërje anti-inflamatore, dhe lehtëson problemet gastrointestinale. Kastravecët sigurojnë benefite antioksiduese, anti-inflamatore dhe anti-kanceroze.
-Zieni 1 kupë me ujë me pak xhinxher për 5 minuta. Hiqni xhinxherin dhe nëse dëshironi shtoni 1 luge caji mjaltë dhe lëreni të ftohet. Shtoni disa feta kastravec dhe akull nëse dëshironi.

4. Boronicë dhe karrotë
Dy nga burimet më të mira të antioksidantëve në një pije? Filloni ditën tuaj me fruta dhe perime të freskëta që përmbajnë vitamina dhe minerale esenciale. Për të mbajtur belin e hollë, përdorni kos ose qumësht pa yndyrë. Kombinoni 1 kupë me qumësht pa yndyrë ose kos në blender krahas ½ e kupës me boronica të freskëta ose të ngrira,1 karrotë të vogël dhe 2 lugë gjelle tërshërë të plotë/ Shtoni 1 lugë caji mjaltë nëse dëshironi. Ju bëftë mirë!

5.Caj jeshil me xhinxher
Caji jeshil është një thesar nutrientësh që ndihmojnë aktivitetin e trurit dhe ulin rrezikun e kancerit. Plus që caji jeshil redukton absorbimin e yndyrnave nga ushqimet që ne hamë. Kombinojeni me nutrientë dhe vetitë detoksifikuese të xhinxherit, dhe do të merrni një pije të shijshme, të shëndetshme dhe që redukton yndyrën.
-Në nxehtësinë mesatare-të ulët, në një tigan të vogël, kombinoni një 1 kupë ujë, 1 inc rrënjë xhinxheri, të qëruar dhe të grimcuar, e më pas zijeni për rreth 5 minuta. Hapi tjetër bustinën e cajit jeshil vendoseni për rreth 3 minuta në masën e përgatitur. Hiqeni qesen e cajit dhe pijeni ndërkohë që është i ngrohtë. Embelsojeni nqs doni me 1 lugë caji mjaltë. Për një caj të ftohtë, thjesht shtojini akull e ju bëftë mirë!

error: Nuk lejohet kopjimi!