16 menyra se si sheqeri ju ndryshon jeten tuaj

16 menyra se si sheqeri ju ndryshon jeten tuaj

Nëse nuk e keni kuptuar, sheqeri gjendet kudo. Eshtë i pranishëm pothuajse në të gjitha ushqimet që konsumojmë. Eshtë përllogaritur që një i rritur mesatar konsumon rreth 22 lugë çaji sheqer në ditë. Kjo është një sasi e konsiderueshme dhe mund të çojë në një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë disbiozën e zorrëve ose përhapjen e candida-s. Përgjatë viteve shkencëtarët kanë zbuluar një sërë metodash sesi sheqeri mund të dëmtojë shëndetin tonë. Këtu janë 16 mënyra se si sheqeri do të ndikjë në trupin tuaj, duke përfshira disa të cilat mund të mos i keni dëgjuar më parë.

 

 

 

1. Nivelet e kromit

Kromi është një mineral gjurmë që është i nevojshëm për stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak. Gjendet në bimë, ushqime deti si dhe produkte shtazore. Konsumi i lartë i sheqerit mund të ndikojë ne mënyrë negative në nivelet e kromit.

 

2. Mëlçia juaj

Një lloj i vecantë sheqeri, i njohur si fruktozë ka treguar se kontribuon në dhjamosjen e mëlcisë. Kjo është një gjendje kur yndyra akumulohet rreth mëlçisë dhe çon në dhjamosjen e saj.

 

 

 

3. Nivele të paqëndrueshme glukoze

Shumë individë përjetojnë ulje dhe ngritje të niveleve të energjisë përgjatë ditës, si lodhje apo alternime humori. Shumë nga këto shkaktohet nga ndryshimet në glukozën e gjakut. Individët që nuk konsumojnë shumë sheqer rregullisht nuk përjetojnë ulje dhe ngritje të niveleve të glukozës në gjak, në atë gradë si personat që e konsumojnë në sasi të larta.

 

4. Diabeti

Një studim ka treguar që shifrat e diabetit shkojnë deri në 1.1% për cdo 150 kalori ekstra që një person merr nga sheqeri. Disa po flasin për një formë të re diabeti, që quhet tipi 3 i diabetit. Kjo falë studimeve të bëra në lidhje me diabetin rezistent ndaj insulinës , dietat me yndyrë të lartë dhe sëmundja e Alzheimer.

 

5. Sheqeri dhe obeziteti

Tashmë dihet që sheqeri ndikon në shtimin e kileve të tepërta. Fëmijët ne vecanti janë më të prirur për të konsumuar ushqime të ëmbla. Obeziteti te fëmijët është bërë një problem shqetësues dhe sheqeri identifikohet si shkaku kryesor.

 

 

 

 

6. Sheqeri dhe zemra juaj

A ndikon sheqeri në shëndetin e zemrës? Ndoshta jo në mënyrë direkte, por në mënyrë indirekte mundet. Për shembull, e dinit që ata që vuajnë nga obeziteti, pesha e tyre e tepërt gjithashtu ndikon në zemrën e tyre. Gjithashtu e dimë që sheqeri ka një lidhje direkte me diabetin, e cila con në probleme me zemrën. Pra me pak fjalë, një dietë e lartë në sheqer, sjell lajme të këqija për zemrën tuaj!

 

7. Faktori i plakjes dhe sheqeri

Nëse nuk jeni të shqetësuar për impaktin e sheqerit në shëndetin tuaj, po sikur t’ju themi që ndikon gjithashtu në plakjen e parakohshme. Kur glukoza hyn në rrjedhën e gjakut, disa nga aminoacidet e bashkangjitur krijojnë radikalë të lirë. Këto dëmtojnë dhe forcojnë kolagjenin dhe elastinën në lëkurën tuaj. Këto sigurisht janë blloqe ndërtuese që mbajnë lëkurën tuaj të fortë dhe plot jetë. Në momentin që lëkura juaj humb elasticitetin, fillon e krijon rrudha.

 

 

8. Sistemi juaj qarkullues

Sasia e lartë e sheqerit mund të ndikojë në nivelet tuaja të insulinës, të cilat më pas ndikojnë në enët egjakut. Insulina shkakton zbutjen e qelizave të muskujve dhe ndikon në muret arterialë.

 

9. Dhëmbët tuaja

Një efekt tjetër i sheqerit që duhet t’i kushtoni vëmendje. Të gjithë ne i lajmë dhëmbët pas një vakti apo ëmbëlsire. Ekziston një lidhje ndërmjet sheqerit, candida-s dhe prishjes së dhëmbëve. Dhe higjena e dobët dentare, lidhet me një sërë gjendjesh të tjera shëndetësore.

 

10. Mishrat e dhëmbëve

Jo vetëm që sheqeri ndikon te dhëmbët por edhe te sëmundja e mishrave të dhëmbëve. Infeksionet kronike që mund të zënë vend në cdo pjesë të trupit, përfshirë mishrat e dhëmbëve, kanë një efekt negativ në shëndetin e zemrës.

 

 

11. Kolesteroli dhe sheqeri

Kolesteroli është një tjetër problem prej të cilit njerëzit duhet të kenë kujdes. Pasi shumë prej jush mund të jeni në dijeni që të konsumoni shumë sheqer ose yndyrë mund të rrisë kolesterolin e keq.

 

12. Sjellja dhe njohja

Shumë prej nesh e kanë parë sa aktiv janë fëmijët kur konsumojnë dicka me sheqer. Të rriturit përjetojnë po të njëjtën gjë, por janë të aftë ta menaxhojnë. Më e rëndësishmja, sheqeri mund të ndikojë në mënyrën si fëmijët mësojnë. Disa shkolla publike në SHBA reduktuan sheqerin në mëngjes dhe drekë, ku më pas mesatarja akademike u fëmijëve u përmirësua me 15.7%.

 

13. Rritje të niveleve të stresit

Gjatë konsumit të sheqerit, trupi liron hormone si adrenalina dhe kortizoli. Këto hormone shkaktojnë që ju të jeni të irrituar dhe një sërë problemesh të tjera afatgjata shëndetësore nëse mbeten në nivelet e larta.

 

14. Kaloritë boshe

Edhe nëse po ushqeheni me ushqime të ëmbla, ju nuk po merrni të gjitha lëndët ushqyese që keni nevojë. Ushqimet me sheqer janë të varfra përsa i përket lëndëve ushqyese.

 

15. Depresion

Disa studime kanë treguar që të konsumoni shumë sheqer mund t’ju shpjerë në rrezik për shfaqjen e gjendjeve serioze mendore. Ka një lidhje të mirë-studiuar ndërmjet sheqerit dhe depresionit.

 

16. Disbioza e zorrëve

Të konsumoni shumë sheqer mund të ndryshojë mjedisin në zorrën tuaj dhe të krijojë kushtet për rritjen e patogjenëve si candida albicans. Kur ju humbni balancën e rëndësishme të mikroorganizmave, mund të ndikojë në tretje, në sistemin tuaj imunitar e shumë të tjera.

error: Nuk lejohet kopjimi!