10 ushqime “top” të pasura me selen

10 ushqime “top” të pasura me selen

Seleni është një mineral i nevojshëm për shumë bimë dhe kafshë. Seleni ndihmon në reaksionet enzimatike të qelizave në funksionin e tiroideve në trup. Ndihmon në rektifikimin e mpiksjes së gjakut, sistemit imunitar dhe pastrimin e trupit. Seleni është gjithashtu i rëndësishëm për fertilitetin mashkullor pasi përmirëson vdekshmërinë e spermës. Të rriturit mbi 19 vjec duhet të konsumojnë 55 mcg selen cdo ditë për një shëndet të mirë. Seleni është i nevojshëm në trajtimin e gjendjeve të tiroides, sëmundjeve të zemrës, funksionimin normal të mëlcisë dhe ndihmon në shërimin e shumë problemeve të tjera të trupit. Seleni mund të gjendet në ushqime të ndryshme. Shumë ushqime si kaviar, arra, fara, orizi kaf, mishi, cokollatat, produkte bulmeti etj, janë burime të mira të selenit. Mungesa e selenit mund të trajtohet me një dietë të mirë dhe suplemente seleni.
Sasia e rekomanduar është:
Fëmijë të moshës 1-3 vjec –20 mikrogramë/ditë
Fëmijë të moshës 4-8 vjec—30 mikrogramë/ditë
Fëmijë të moshës 9-13 vjec—40 mikrogramë/ditë
Fëmijë të moshës mbi 14 vjec dhe të rritur-55 mikrogramë/ditë
Femrat shtatzënë-60 mikrogramë në ditë
Femrat që ushqejnë me gji-70 mikrogramë në ditë
Ushqimet më të mira me selen

Ja një listë me ushqimet që përmbajnë selen:

1.Mishi
Mishi është një burim i mirë i selenit, përpos proteinave. Mishrat si i lopës, mëlcia, i derrir, mishi i gjelit të detit dhe pulës përmban selen.
2.Ushqim deti
Ushqimi i detit është një tjetër ushqim seleni. Një shumëllojshmëri ushqimesh deti si:Tuna, Sardelet, Salmoni,Goca deti, gaforre, Karkaleca, Eskalopi ejt janë burime të mira të selenit.
3.Vezët
Vezët përmbajnë sasi të larta të selenit. Vezët janë ushqim i përditshëm, gjenden lehtësisht dhe të gjithë i duan.
4.Thjerrëzat
Bizelet, kikirikët, farat lulediellit, fasulet në formë veshke, gjalpë kikiriku, gjalp arre dhe fasulet lima kanë sasi të mira seleni, që është i nevojshëm për trupin. Arrat dhe fasulet janë gjithashtu burime të mira të proteinave.
4.Cokollata
Më e shijshmja nga të gjitha! Kakaoja pluhur pa ëmbëlsues ose cokollata e nxehtë, ëmbëlsirat, qumështi me cokollatë përmban nivele të larta të selenit.
5.Perimet
Perimet si qepa, brokoli i pagatuar, fasulet pinto, lakrat e brukselit të gatuara, spinaqi i freskët i gatuar dhe fasulet e sojës përmbajnë sasi të mira të selenit. Kërpudhat janë burime të pasura të selenit.
6.Fruta
Frutat janë një tjetër burim seleni. Frutat përmbajnë antioksidantë, vitamina, minerale së bashku me selenin të cilat janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut. Frutat që ndihmojnë në prodhimin e selenit janë hurmat e thata, bananet, rrushi i thatë, manaferrat, avokado, grejpfrut,kivi, shalqi, rrushi dhe luleshtrydhet.
7.Arrat
Arrat e brazilit, bajamet, kikirikët, pistakët, arrat pine, gjalp kikiriku, lajthitë janë burime të pasura të selenit. Përdorimi i tyre në ushqim cdo ditë mund t’i sigurojë trupit hekur. Këto arra gjithashtu përmbajnë sasi të mira të acideve yndyrore omega-3 që ndihmojnë në mbajtjen e një lëkure, floku dhe thonj të shëndetshëm.
8.Drithërat
Buka dhe makaronat janë të bëra nga mielli me drithëra të plota, embrioni i grurit, orizi kaf, dhe tërshëra janë të pasura në selen. Drithërat e plota përmbajnë sasi të larta të selenit.
9.Pijet
Pijet si caji i zi, caji, kakaoja, kafeja,birra dhe vera kanë të pranishme sasi të vogla të selenit. Ato plotësojnë minimumin e kërkuar të selenit, por duhet të merret në sasi të vogla për shkak të prezencës së kafeinës në të.
10.Aloe Vera
Aloe vera e freskët ka sasi të vogla seleni. Eshtë e dobishme në hidratimin e trupit dhe zenlubrifikimin e trurit, sistemit nervor,kyceve dhe lëkurës.

Disa këshilla të rëndësishme
-Shmangni konsumin e sasive të tepërta të selenit. Eshte helmues nëse merret në sasi të mëdha.
Sasia e tepërt mund të cojë në depresion, probleme me lëkurën, humbje të thonjve, probleme me frymëmarrjen, mëlcia, veshkë dhe çrregullime me zemrën si dhe probleme kardiovaskulare.
-Efektet anësore përfshijnë humbje të flokëve, kancer në lëkurë, njolla të bardha në thonj, lodhje, marrje mendsh, përzierje, dëmtim të nervave dhe diabet.

Mungesë seleni
Shkaqet e mungesës së selenit:
-Crregullime të funksionit të zorrëve
-Kirurgji bypas gastrointestinale
-Njerëzit mbi 90 vjec
-Ushqim i rritur në dhe(toke) që ka mungesë seleni
-Mjëkime që ulin kolesterolin
-Ushqyerja prindërore
-Keq absorbimi
-Gjendje kronike
=Simptomat:
-Lodhje e përgjithshme
-Mungesë energji
-Letargji
-Mos aftësi në performimin e detyrave të thjeshta fizike
-Hipotiroidizëm

Sëmundjet që shkakton mungesa e selenit dhe trajtimi

1.Sëmundja Keshan
Kjo sëmundje më së shumti ndodh për shkak të mungesës së selenit në dietë. Prek më së shumti fëmijët dhe femrat e reja. Mund të cojë në dështim të veshkës, edema pulmonare dhe imunitet të ulët.

2.Kashin-Beck
Eshtë një tjetër sëmundje e rëndësishme e shkaktuar nga sasia e ulët e selenit dhe niveleve të jodit në trup. Përfshin simptoma të ndryshme si nekroza dhe deformime në rritje.

3.Hipotiroidizëm
Mungesa e selenit mund të rrisë rrezikun e hipotiroidizëm. Kjo mund të shkaktojë shqetësime emocionale, lëkurë të thatë, ndjeshmëri ndaj dritës etj.

4.Sistemi imunitar
Mungesa e selenit mund të ngadalësojë funksionin e sistemit imunitar. Mund të cojë në shqetësime humori, probleme gastrointestinale, lodhje, frymë “hudhre”, humbje të flokëve, diarre dhe probleme me thonjtë.

5.Crregullime skeletale
Mungesa e selenit te njerëzit mund të shkaktojë crregullime skeletale të cilat përfshijnë simptoma si dobësi, dhimbje muskujsh, lodhje dhe rritje të niveleve të serumit të keratinës.

6.Kanceri
Seleni i ulët në trup mund të cojë deri në vdekje nga kanceri i mushkërive, prostatës dhe kolorektal. Sasia e duhur e selenit mund të mbrojë kundër kancerit. Kjo sepse seleni sillet si antioksidant që mbron trupin dhe parandalon rritjen e tumoreve.

7.Artrit
Nivelet e reduktuara të selenit mund të rrisin poblemet e njerëzve me artrit. Seleni përmban veti antioksiduese që ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të artritit.

8.HIV
Seleni ndihmon në ngadalësimin ose parandalimin e progresionit të HIV në sajë të vetive antioksiduese. Doktorët ndonjëherë mund të këshillojnë selenin si pjesë të trajtimit ndaj HIV. Mungesa e selenit mund të rrisë rrezikun e progresionit të HIV/AIDS.

9.Astma
Nivelet e ulëta të selenit në pacientët me astmë mund të japë shumë probleme. Pacientët këshillohen të marrin suplemente seleniumi për të kontrolluar problemet e astmës si stresi oksidativ.

10.Diabeti
Njerëzit me nivele të ulëta seleni në trup janë më të prirur për t’u prekur nga tipi 2 i diabetit. Për të mbajtur një dietë të rregullt që nivelet e selenit të jenë të qëndrueshme në trup shpesh këshillohet përdorimi i burimeve natyrale dhe suplementëve.

11.Lodhje mendore
Ky është një çrregullim mjaft i zakonshëm i shkaktuar nga mungesa e selenit. Bëhet e vështirë për një individ të kuptojë simptomat dhe gjendjen në të cilën ndodhet (diagnostikimi).

Copyright anilakalleshi.com / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit

error: Nuk lejohet kopjimi!