Vlerat ushqyese tê farave të lulediellit

Vlerat ushqyese tê farave të lulediellit

Fara e lulediellit janë frytet e një bime të quajtur “annuus Helianthus” dhe mund të konsumohen ose të papërpunuara, ose te thekura në një tigan ose të thata, ose ndoshta duke i shtuar ato në sallate. Por cilat janë përfitimet, vetitë terapeutike dhe ushqyese të këtij ushqimi të rëndësishëm?

– Acidi folik i pranishëm në farat e lulediellit rekomandohet sidomos gjatë shtatzënisë, pasi ndihmon zhvillimin e duhur të fëmijës. Farat e lulediellit gjithashtu përmbajnë vitamina B, vitaminë C dhe E: kjo ben qe te kete veti antioksidante dhe te neutralizojnë radikalet e lira dhe te vonojnë plakjen qelizore. Përveç kësaj, farat e lulediellit nuk përmbajnë gluten dhe prandaj janë të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga sëmundja “celiac”

–  Farat e lulediellit – në sajë të përmbajtjes së vitaminës E dhe magnezit – janë në gjendje të lehtësojne dhimbjen e shkaktuar nga artriti reumatoid dhe dhimbjet e kokes, depresionit dhe stresit, duke promovuar një gjendje të përgjithshme të relaksimit dhe qetesise dhe duke relaksuar nervat.

– Farat e lulediellit gjithashtu mund të konsiderohen si një anti-inflamator natyror: në fakt, është e mundur që t’i marrin ato për të luftuar ulceren, skuqjet, astmen etj.

– Farat e lulediellit ulin tensionin dhe ndihmojne ne lehtesimin e simptomave te menopauzes si afshet e nxehta.

– Acidi linoleik qe eshte ne perberje te farave eshte një ilaç i shkëlqyer natyror për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare ,pra mbrojtjen e zemrës, duke luftuar kolesterolin LDL dhe duke zvogëluar rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru.

– Farat e lulediellit ndihmojne për funksionimin e mirë të zorrëve, për eshtra të shëndoshë dhe për parandalimin e sëmundjeve të frymëmarrjes . Vitamina E mbron, në fakt, mushkëritë kundër stresit oksidativ – si dhe nga disa lloje të kancerit dhe diabetit tip 2.

– Përmbajtja e selenit në farat e lulediellit gjithashtu kryen një rol të rëndësishëm në prodhimin e hormoneve te gjendres tiroide dhe, përveç kësaj, ndihmon ne riparimin e qelizave te dëmtuara të ADN-së tonë.

– Farat e lulediellit përmbajnë, në të vërtetë, acide yndyrore esenciale – si acid folik, acid oleik dhe acidit linoleik – dhe vitamina – si A, ato të grupi B, C, D dhe e – ujë, karbohidrate, proteina, fibra, sheqerna – sucrose – aminoacide dhe minerale si :fosfor, kalium, magnez, zink, natriumi, kalcium, hekur, selen, mangan dhe bakar .

*Nuk ekzistojne efekte të veçanta anësore në lidhje me konsumimin e farave të lulediellit, me përjashtim të pranisë së alergjive ose intolerancave.

Nëse jeni duke marrë ilaçe, është e këshillueshme – në çdo rast – të kërkoni këshillën e mjekut tuaj.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!