Ushqimet që luftojnë metalet e rënda

Ushqimet që luftojnë metalet e rënda

Shkeputur nga “Jeto shendetshem” Anila Kalleshi
Në kuptimin e ushqimeve specifike, ekzistojnë disa që mund të ndihmojnë për ta patur trurin tuaj të pastër. Amino acidet me përmbajtje sulfuri janë gjetur si proteina tek hudhra, qepa, dhe vezët. Amino acidet specifike janë quajtur methionine dhe cytine dhe mbrojnë kundër merkurit, kadmiumit dhe toksiciteteve të plumbit. Acidi alganik në farat e detit dhe agrumet gjithashtu ndihmojnë chelate dhe largojnë metalet e rënda, dhe ndërkohë promovojnë shëndetin tuaj. Kjo është një arsye më tepër për të ngrënë një mollë në ditë.
Disa hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni për të shmangur mineralet toksike
· Shmangni rrugët e zhurmshme dhe atmosferat me tym sa më shumë që të jetë e mundur
· Hiqni gjethet e jashtme të zarzavateve dhe lani të gjitha produktet për të larguar ndotjet
· Kufizoni konsumimin tuaj të peshkut ton dhe peshkut mish ngrënës, në jo më shumë se dy herë në muaj
· Shmangni gatimet me bakër ose alumin dhe mos i mbështillni ushqimet me alumin (ose nëse e bëni këtë gjë, vendosni një shtresë letre poshtë).
· Shmangni antacidet, që mund të përmbajnë kripërat e aluminit
· Kontrolloni nëse tubat tuaj të ujit përbëhen nga bakri. Nëse janë, mos përdorni pastruesit e ujit, pasi shkrijnë bakrin shumë më lehtë; mos pini ose gatuani me ujë të ngrohtë; përdorni filtrues të ujit ose pini ujë të distiluar ose ujë natyral.
· Merrni suplemente të mira antioksidante.
· Hani ushqime të pasura me minerale, sic janë farat dhe arrat.
· Hani fruta të pasura me pektinë dhe vitaminë C.
· Përdorni çdo ditë suplemente të vitaminës C, pasi këto ju mbrojnë nga mineralet toksike, plus multiminerale që përmbajnë zink, kalcium dhe selenium
error: Nuk lejohet kopjimi!