Ushqimet që duhet të konsumoni në plazh

Ushqimet që duhet të konsumoni në plazh

Temperaturat e larta në plazh e bëjnë tepër të vështirë për pushuesit zgjedhjen e ushqimit që duhet të konsumojnë. Infeksionet dhe sëmundje të tjera bëjnë që njerëzit të mundohen të gjejnë ushqime më të lehta dhe me më pak kalori.

Shalqiri dhe sallatat me djathë nuk duhet të mungojnë në tryezë. Gjithashtu konsumimi i bajameve dhe frutave si banania, pjeshka, portokalli janë tepër të shëndetshme.

Sallata jeshile e pasur me vitaminën K që luan një rol të rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe të zemrës. Pamjaftueshmëria e vitaminës K në organizëm mund të shkaktojë trombozë, gjakderdhje dhe probleme serioze me kockat.

Shalqiri është fruti ideal i verës. 92% e peshës së tij është ujë. Ai është hidratuesi më i mirë këtë stinë. Hidratimi është i rëndësishëm për kujtesën dhe humorin. Shalqiri është i pasur me antioksidantë, vitaminat A dhe C por edhe likopen që ul rreziqet e diabetit, tensionit të gjakut, retinës dhe artritit.

Portokallet janë të pasura me vitaminë C, antioksidanti kryesor që tretet në ujë, për të cilin trupi ka kaq shumë nevojë. Vitamina C çarmatos radikalet e lira dhe parandalon dëmet në qeliza.

Bananet janë një burim shumë i mirë energjish, pikërisht çfarë ju duhet për të zhvilluar aktivitete fizike gjatë verës. Konsumi i gjysmë bananeje çdo 15 minuta gjatë një prove me kronometër në biçikletë do të ishte efikas njësoj si konsumi i një pije që u jepet aktualisht sportistëve.

Pjeshkët e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të ph në gjak

Një grusht bajamesh në ditë është ndihma më e mirë që mund t’i japësh organizmit. Bajamet parandalojnë problemet e zemrës dhe ndihmojnë për të ulur peshën.

error: Nuk lejohet kopjimi!