Ushqimet që djegin yndyrën

Ushqimet që djegin yndyrën

Shkeputur nga “Si te dobesohemi” Anila Kalleshi
1.Qitro është një frut mjaft i mirë. Në qoftë se një person do të konsumojë 1 kokërr qitro në çdo vakt (pa shtese sheqeri) , do të arrijë një humbje të peshës 2 kg për 12 javë. Qitrot janë të pasura me vitaminë C një antioksidues ky mjaft i fuqishëm që ndihmon në djegien e yndyrnave. Qitroja ndihmon në uljen e insulinës dhe në të njëjtën kohë duke të krijuar idenë e ngopjes. Një kokërr qitro në qoftë se pihet direkt është mjaft e thartë. Këshillohet të konsumohet me një lëng ëmbëlsues pa kalori.
2. Mollët dhe dardhat janë fruta mjaft të pasur me fibra të shëndetshme dhe polifenole. 3 kokrra në ditë të ndihmojnë mjaft mirë të humbasësh peshë. Pektina që gjëndet tek mollët kufizon sasinë e yndyrës që do të thithin qelizat. Gjithashtu dhe fibrat tretëse janë të shkëlqyera.
3.Çaji jeshil rrit metabolizmin dhe është i pasur me polifenolë. Substancat polifenole të kombinuara me kafeinën janë përgjegjëse për vetitë që ka çaji jeshil në djegien e yndyrnave.
4.Tërshëra ul kolesterolin dhe të mbush me energji duke ndihmuar në rënien në peshë. Është e pasur me fibra.
5.Erëzat djegëse rrisin metabolizmin. Në veçanti speci djegës djeg kalori dhe pakëson gërryerjen nga uria.
6. Lëkurat e mollëve të egra ndihmojnë në tretjen e dhjamërave të trupit dhe në veçanti dhjamin e organeve si në zorrë, bark, etj dhe rrit forcën e muskujve. Polifenolet e mollëve janë lëndë që nxisin djegien e yndyrnave. Ato shtojnë fuqinë e muskujve duke bërë të lehtë mbajtjen e ketozës nga trupi.
7. Drithërat e plota janë te mrekullueshëm për sheshimin e barkut. Konsumoni në mëngjes trahana tërshëre, ndërsa gjatë ditës konsumoni bukë gruri me miell me krunde.
8. Proteinat e varfëra pa dhjamë. Konsumoni sa më shumë peshk. Peshku është një burim i mrekullueshem i proteinave të varfëra, por në të njëjtën kohë është mjaft i pasur me acide yndyrore omega 3 .Një burim tjetër janë dhe fasulet dhe kokrrat e sojës.
9. Ushqimet djegëse – kur konsumohen mbushesh në djersë pasi i japin nje goditje rrahjeve të zemrës. Kjo goditje e lehtë sjell një përshpejtim të metabolizmit gjë që çon në djegien e yndyrnave
10. Kanella – spërkatja me kanellë ndihmon organizmin për të ulur sasinë e sheqerit në gjak e cila kur është e lartë çon në depozitimin e yndyrnave në trup. Rekomandohet mjaft mirë spërkatja me kanellë e ushqimeve që e pranojnë si shije.
11. Uji – trupi nuk punon normalisht nëse është i dehidratuar. Trupi në këtë moment është pa energji si dhe proçesi i djegies së yndyrnave nuk funksionon. Për këtë këshillohen të pihen 6-8 gota ujë në dite.
12. Bulmeti me pak yndyrë – kombinimi i kalciumit me proteinë është i mrekullueshëm dhe shembull i kësaj është përzieja e kosit me fruta. Po kështu një copë djath me 2.5% yndyrë ka 50-60 kalori.
error: Nuk lejohet kopjimi!