Ushqimet qe detoksikojne trupin tone

Ushqimet qe detoksikojne trupin tone

Shkeputur nga libri “ Jeto shendetshem” Anila Kalleshi”
Nivelet e larta të ekspozimit ndaj 23 metaleve mjedisore qe konsiderohen si “metalet e rënda” të tilla si: plumbi, merkuri, arseniku, alumini, etj mund të shkaktojnë toksicitet akut ose kronik. Kjo mund të rezultojë në dëmtimin ose në reduktimin e funksionimit mendor dhe nervor qendror si dhe ne dëmtimin e organeve vitale.
Ekspozimi afatgjatë ndaj ketyre metaleve te renda mund të çojë në shkaterrim te proceseve fizike, muskulare, dhe neurologjike që mund te cojnë ne sëmundjet Alzheimer, Parkinson, apo skleroza e shumefishte.
Disa nga shenjat paralajmëruese më të zakonshme që ju jeni duke luftuar me toksicitetin ndaj metaleve të rënda përfshin:
lodhjen kronike, sëmundje autoimune, çrregullime neurologjike, depresion bi-polar dhe ankth, çmenduri, pagjumesi.
Jeni gati për të filluar spastrimin nga metalet e rënda dhe kimikateve të tjera nga trupi juaj? Nëse është kështu, ndiqni dietën detox dhe hapa të tjerë për të shpëtuar trupin tuaj nga toksinat.
Plani Detox
Ushqime të pasura në vitaminë C – Frutat dhe perimet të pasura me vitaminë C mund të zvogëlojnë dëmin e shkaktuar nga toksiciteti me metale të rënda, duke vepruar si një antioksidant.
Lakerishtet dhe perimet jeshile -lakrat jeshile si dhe spinaqi ,majdanozi janë detoksifikues shume te mire ndihmojnë në uljen e vlerave te metaleve të rënda, si merkuri në trup.
Hudhër dhe qepë – Këto perime përmbajnë squfur i cili ndihmon mëlçinë tuaj te detoksikoje veten nga metaleve të rënda si plumbi dhe arseniku.
Uji – Pini 8 gota uje ose lëng perimesh çdo dy orë për të ndihmuar trupin te pastrohet nga toksinat.
Farat e Lirit dhe farat Chia – Acidet yndyrore Omega-3 dhe fibrat qe permbajne mund të ndihmojnë ne detoksikimin e zorrës së trashë dhe ne reduktimin e inflamacionit.
Ushqime toksike që duhen shmangur
Peshqit e kultivuar – mund të përmbajnë metale të rënda dhe dioksinat të cilat janë shumë toksike.
Alergjenet ushqimore – Në qoftë se trupi juaj është duke luftuar kundër alergeneve të zakonshme, ai nuk do të jetë në gjendje për të detoksikuar trupin nga helmimi metaleve të rënda.
Ushqimet jo organike – Këto ushqime kane te rritur ekspozimin ndaj kimikateve të cilat i perkeqesojne simptomat më keq.
Ushqime me aditivë – aditivëve janë substanca kimike që mund të përkeqësojnë simptomat e toksicitetit dhe të ulin aftësinë e trupit tuaj për të detoksikuar.
Alkooli – Ai është toksik për trupin dhe mund të bëjë më të vështirë punen e mëlçisë tuaj për të përpunuar toksina të tjera dhe kontribuon për një ngarkesë toksike.
Suplementet me te mira detokikuese:
– Chlorella (4-8 kapsula ne dite )
Vepron si një perberes natyral për të hequr metalet e rënda.
– Vitamina C (3000 mg ne dite- gjatë detoksikimit)
Ndihmon në zvogëlimin e radikaleve te lira.
– Probiotiket
Përmirësojne detoksifikimin e zorreve dhe te aparatit tretes
error: Nuk lejohet kopjimi!