Ushqimet më të mira për mëngjes nëse doni të humbni peshë

Ushqimet më të mira për mëngjes nëse doni të humbni peshë

Provoni këto 5 ushqime në mëngjes që do t’ju ndihmojnë të humbni peshë :
Të hani vaktin e mëngjesit është një zakon i shëndetshëm nëse keni kujdes për peshën tuaj.Studimet kanë treguar që ata që hanë mëngjes janë më të suksesshëm në humbjen e peshës. Dhe më e rëndësishmja, njerëzit marrin nutrientët më të rëndësishëm si fibra dhe vitaminat.

1. Mjedrat

Një kupë me mjedra ju jep rreth 8 gr fibra ( që është sa dyfishi i një kupe luleshtrydhesh dhe rreth sasia e njëjtë me një kupë me fasule). Por ku qëndron e mira e fibrave? Studimet në “Journal of Nutrition” sugjerojnë që konsumimi i shumë fibrave është një mënyrë për të parandaluar shtimin në peshë dhe inkurajimin e humbjes në peshë.

2.Tërshëra
Tërshëra mund t’ju ndihmojë në humbjen e peshës në dy mënyra. E para, është e paketuar me fibra dhe ju mban të ngopur për një kohë të gjatë. E dyta, një studim i hershëm raportoi që të hani një mengjes me karbohidrate që clirohen ngadalë, si tërshëra ose drithërat-3 orë përpara se të ushtroheni ju ndihmon të digjni më shumë kalori. Si? Konsumimi i këtyre karbohidrateve nuk rrit sheqerin në gjak si karbohidratet e rafinuara. Gjithashtu nuk ka rritje të niveleve të insulinës. Sepse insulina luan një rol në sinjalizimin e trupit për të ruajtur yndyrën, duke pasur nivele të ulëta të sheqerit në gjak ndihmon që ju të digjni yndyrë.

3. Kosi
Një raport i hershëm, i publikuar në “New England Journal of Medicine” doli në përfundimin se cilat ushqime janë të lidhura me ndryshimin e peshës, duke përfshirë 5 ushqime që promovojnë humbjen në peshë. Kosi ishte një prej tyre. Një tjetër arsye për të ngrënë kos? Proteina mund t’ju japë një shtysë nëse po kërkoni të dobësoheni. Kur studiuesit ushqyen dy grupe minjsh me një dietë të lartë në yndyrë për 11 javë, minjtë që morën ujë me proteinë hirre (një lloje proteine e gjendur në kos ose bulmete të tjera), të paketuar me 42% me më pak peshë dhe rreth 1/3 më pak yndyrë trupi që gjendej te minjtë që pinin vetëm ujë të thjeshtë, përpos faktit që ato hanin rreth të njëjtin numër kalorish. Kujdesuni për kaloritë dhe sheqernat e panevojshme-duke zgjedhur kos të thjeshtë. Nëse doni ëmblësi, mund të shtoni fruta të freskëta.

4. Gjalpë kikiriku
Arrat janë një nga ato 5 ushqime që studiuesit e Harvardit thonë që promovon humbje peshe. Mund të shtoni një lugë gjelle ose dy gjalpë kikiriku në një tos, ose mund të shtoni disa arra në tërshërën tuaj.

5.Vezët
Vezët japin proteina, të cilat janë të mrekullueshme për ato që mbajnë dietë. Krahasuar me karbohidratet dhe proteinat, proteinat ju mbajnë të ngopur për një kohë më të gjatë. Plus, në një studim, njerëzit që mbanin dietë e që hanin vezë për mëngjes ndihen më të ngopur përgjatë ditës dhe humbnin dy herë më shumë peshë se ato që merrnin të njëjtën sasi kalorish nga një “bagel” (term anglisht) për mëngjes.

error: Nuk lejohet kopjimi!