Ushqimet më të mira dhe më të këqija për kancerin kolorektal

Ushqimet më të mira dhe më të këqija për kancerin kolorektal

Kanceri kolorektal mund të prekë si meshkujt ashtu dhe femrat. Zgjedhjet e duhura ushqimore ndihmojnë në uljen e shanseve për t’u prekur nga ky lloj kanceri. Disa studime thonë që njerëzit që hanë si duhet, bëjnë ushtrime, qëndrojnë në një peshë të shëndetshme, konsumojnë sasi të limituara alkooli, reduktojnë shanset për t’u prekur nga sëmundja me 1/3.
-Konsumoni bulmet
Shumë studime janë dakort që produktet e bulmetit të pasura me kalcium ju japin më shumë shanse për të mos pasur adenoma apo kancer kolorektal. Suplementet e kalciumit gjithashtu mund të ndihmojnë. Flisni me doktorin tuaj cilat mund të jenë të duhurat për ju. Vitamina D ( e cila shtohet në qumësht) gjithashtu mund t’ju mbrojnë kundrejt këtij kanceri, por më shumë kërkime nevojiten. –
Konsumoni drithëra të plota
Këto janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe burime të mira të magnezit dhe fibra. Synoni për 90 gr drithëra të plota përgjatë ditës-tërshëra dhe orizi kaf janë opsione të mira.
-Konsumoni fasule
Këto dhe të tjera (si fasule, bizele dhe thjerrëzat për shembull ) janë të paketuara me fibra, proteina dhe vitamina B dhe E. Ato gjithashtu kanë përbërje të quajtur flavonoide, të cilat mund të parandalojnë që tumorët të rriten, si dhe antioksidantë të caktuar që mund t’ju mbrojnë nga kanceri i zorrës së trashë. Përpiquni t’i përdorni në gatime të ndryshme.
-Konsumoni perime dhe fruta

Këto kanë substanca natyrale (fito-kimië) që mund të bllokojnë rritjen e kancerit ose të luftojnë inflamacionin. Studimet që lidhin frutat e perimet për të parandaluar kancerin e zorrës së trashë janë pak të përziera, por organizatat i rekomandojnë ato si pjesë të një diete të shëndetshme.Opsionet më të mira janë brokoli, lakra, frutat e pasura me vitaminë C si portokallet.
-Konsumoni peshk
Salmoni është i pasur në acide yndyrore omega-3, të cilët janë të shkëlqyer për shëndetin e zemrës dhe mund të ngadalësojnë rritjen e qelizave kanceroze. Por nëse peshku ju ndihmon, akoma nuk është e qartë. Por disa kërkime treguan që njerëzit që hanin peshk në vend të mishit të kuq, kishin më pak gjasa të prekeshin nga kanceri rektal. Por limitoni tunën dhe disa lloje të tjera pasi mund të përmbajnë mërkur apo ndotës të tjerë.
-Limitoni mishin e kuq
Shkencëtarët thonë që nëse përfshini rregullisht mishin e kuq në dietën tuaj si mishi i lopës, i derrit etj. mund të shtojë më shumë gjasa për t’u prekur nga kanceri kolorektal, por nuk janë të sigurt pse. Mund të jetë për shkak të mishit ose për shkak të substancave që ndodhin kur mishi gatuhet në temperatura të larta. Synoni për gati 540 gr në javë.
-Limitoni mishrat e përpunuar
Këto mishra ose janë me hormone, ose me kripë ose me kimikatë të shtuar. Mendoni për hot dog-et, proshuta, ose mishra të paketuar. Të hani këto lloje mishrash shpesh mund të rrisin shanset tuaja për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë ose i stomakut.
-Limitoni alkoolin
Një pije nuk ndikon dhe aq shumë. Por pija e moderuar deri në pijen e rëndë (2-3 gota në ditë), mund të rrisë shanset me 20% për t’u prekur ndërsa konsumi i tepërt i pijes mund t’i rrisë shanset me 40%. Nëse pini më shumë se 3 pije në ditë, flisni me doktorin tuaj.
-Mundësi të tjera
Këto ushqime ka mundësi që mund të luajnë një rol në shkaktimin ose parandalimin e kancerit kolorektal :kafeja, çaji, pijet me kafeinë, ushqimet me sheqer, patatet dhe hudhra, e shumë të tjera. Studiuesit vazhdojnë të studiojnë lidhjen ndërmjet dietës dhe kancerit kolorektal, por kjo fushë ka nevojë akoma për më shumë studime.
error: Nuk lejohet kopjimi!