U prehsh nē paqe Profesor ARJANI!

U prehsh nē paqe Profesor ARJANI!

Me dhimbje të thellë, nga spitali Infektiv është regjistruar viktima e parë e koronavirusit në radhët e bluzave të bardha. Prof. Dr.Arjan Pushi, mjek Hematolog në QSUT. Profesori ka ndërruar jetë pas një beteje disa ditore me virusin vdekjeprurës COVID-19. Profesor Pushi nuk ka pasur asnjë sëmundje shoqëruese, dhe u prek nga Covid 19 në detyrë, teksa në repartin e homatologjisë u shënuan dhjetra raste me koronavirus, edhe në radhët e pacientëve të shtruar.
“E gjithë familja e kemi ndjekur me ankth të madh çdo ditë e natë gjendjen e Profesorit. Shpresonim per lajme veç tē mira.
U dorëzove Profesor perpara ketij virusi te mallkuar. Ti që ndër vite shpëtove jetë njerëzish në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë, Ti qē dhe kontributin tënd akademik në breza të tērē mjekësh! Do të kujtojmë gjithmone Profesor. I përjetshëm qoftë kujtimi yt Miku ynë I shtrenjtë! “
REST IN PEACE MIKU YNE!
error: Nuk lejohet kopjimi!