Trajtoje diabetin me një dietë të rreptë…

Trajtoje diabetin me një dietë të rreptë…

 

Zbulimi i jashtëzakonshëm është në gjendje të permiresojē terapitë kundër një prej sëmundjeve më të rrezikshme dhe më të përhapura kronike në botë, siç është diabeti.

Një dietē e rreptë mund të ndalë diabetin e tipit 2 dhe të shpëtojë miliona njerëz që vuajnë nga e gjithë bota.

Vlerësimet sugjerojnë se do të ketë 642 milionë pacientë deri në vitin 2040.

Ushqimi me 850 kaloris në ditë për një periudhë prej 3 deri në 5 muaj mund të ndryshojë sëmundjen në gjysmën e pacientëve, të cilet në vetem ne Itali kalojnë 6 milionë.

Ky eshtë rezultat i një studimi të ri të botuar nga revista prestigjoze The Lancet dhe e kryer nga New Castle University.Studimi Klinik për Remisionin e Diabetes (DiRECT) analizoi rreth 300 të rritur në moshë midis 20 dhe 65 vjeç me diabetin e tipit 2 të diagnostikuar në gjashtë vitet e mëparshme.

Pas një viti pas nje diete të ulët ne kalori dhe duke rifuturuar ngadale ushqimin në dietën e tyre, pacientët në studim kishin humbur mesatarisht 10 kg dhe në gjysmën e tyre, diabeti i tipit 2 u tërhoq pa nevojën për terapi medikamentoze.

Shkencëtarët kanë shpjeguar se nje diete me kalori te tepërta në trup gjeneron formimin e një mëlçie yndyrore, e cila prodhon shumë glukozë.

Yndyra e tepërt ka efekte në pankreas dhe ne funksionin e tij.E gjithë kjo shkakton diabetin.

Hulumtimet e mëparshme tashmë kanë sugjeruar se humbja e më pak se një gram yndyrë nga pankreasi mund të rifillojë prodhimin e insulinës, duke eliminuar diabetin e tipit 2.

Bashkëautor i hulumtimit, Profesor Roy Taylor, një dijetar i diabetit për rreth 40 vjet, ka shpjeguar se udhëzimet aktuale mbi menaxhimin e sëmundjes janë të përqendruara në simptomat (për shembull, se si të ulen nivelet e sheqerit në gjak përmes terapi farmakologjike), në vend që të veprojnë drejt zemrës së problemit.

“Ne rrallë diskutojmë trajtimin e diabetit duke ulur kalorive”, thotë Taylor.
studimet jane duke vazhduar akoma….

 

error: Nuk lejohet kopjimi!