Trajtime natyrale për lehtësim të shpejtë të temperaturës së lartë

Trajtime natyrale për lehtësim të shpejtë të temperaturës së lartë

Janë disa shkaqe që mund të kontribuojnë në një temperaturë të lartë. Zakonisht trupi rrit temperaturën si përgjigje ndaj infeksionit. Ne mund të kemi temperaturë gjithashtu edhe kur jemi të ekspozuar ndaj diellit ekstrem ose lodhje të nxehtësisë. Kur trupi sulmohet nga viruset ose toksina të tjera, atëherë shkaktohet temperatura. Mjekime të caktuara gjithashtu shkaktojnë temperaturë si një efekt anësor.

Simptomat e temperaturës:

-dhimbje kycesh

-përzierje

-dhimbje fyti

-ethe

-letargji

-rritje të rrahjeve të zemrës

-marrje mendsh

-dobësi

-dhimbje koke

-dehidtatim

-djersitje

-irritim

Kura natyrale për temperaturën

1.Hudhra

Hudhra është “superstari” i barnave herbale që funksionojnë në trajtimin e të ftohtit dhe temperaturës. E njohur për vetitë anti-bakteriale dhe anti-fungale, është një metodë tejet efektive për të gjetur lehtesim nga kolla e vazhdueshme. Përbërja e alicinës, e cila i jep hudhrës shijen potente, është gjithashtu përgjegjëse për fuqinë e rregullimit të temperaturës.

Si ta përdorni: Copëtoni 5-6 thelb hudhër dhe konsumojeni të papërpunuar për lehtësim të menjëhershëm.

2.Xhinxheri

Xhinxheri është një tjetër barnë esenciale në cdo kuzhinë që është përdorur në trajtimin e semundjeve të ndryshme ndër shekuj. Eshtë nje “plumb” magjik qe largon infeksionet e traktit respirator, kollen e vazhdueshme dhe problemet bronkiale. E mbushur me fito-kimikë që luftojnë mikrobet, xhinxheri është dhurata e Nënë Natyrës për infeksionet bakteriale dhe virale.

Si ta përdorni: Bëni një caj rifreskues xhinxheri duke zierë disa feta xhinxheri në ujë. Filtrojeni dhe shtoni 2 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë gjelle mjaltë si kurë natyrale për temperaturën.

3.Kanellë

Kanella është një erëz aromatike që është një antibiotik natyral. Kjo është një erez e nxehtë që mund të zbusë dhimbjen e fytit, dhe trajton kollën e të ftohtin.

Si ta përdorim: Nëse mendoni se gripi po vjen, parandalojeni duke pirë një filxhan  me një lugë caji kanellë dhe dy kardanom.Ju mund të rrisni fuqinë shëruese të këtij caji duke shtuar pak xhinxher të grirë në të.

4.Mjalti

Mjalti është një dhuratë e artë që vjen me veti anti-bakteriale, anti-bakteriale dhe antioksiduese. Gjithashtu është një nga ushqimet me ushqyese për tu konsumuar gjatë temperaturës pasi ka permbajtje të lartë kalciumi,hekuri, magnezi, mangnani, fosfor, kalium, natrium dhe zink.

Si ta përdorni: Lëngu i kajsive në një filxhan i përzier me një lugë caji mjaltë është një kurë e shkëlqyer për temperaturën. Eliminon mbetjet nga trupi juaj.  Si dhe i siguron trupit vitaminat dhe mineralet e nevojshme që i duhen gjatë temperaturës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!