Thēnie nga Michael Greger

Thēnie nga Michael Greger

Shprehje nga Michael Greger

Kam patur fatin e madh të isha 3 here prane te madhit Michael Greger, 2 here në Harvard Medical School dhe 1 here ne Kongresin e Lifestyle Medicine ne Boston. Michael është shkollë më vehte.

Ja disa nga thëniet e tija:

* Popeji kishte të drejtë për spinaqin: perimet jeshile të errët me gjethe janë ushqimet më të shëndetshme në planet. Ushqimet e plota ofrojnë më shumë lëndë ushqyese për kalori. – Michael Greger

* Ndërkohë që stresi pozitiv mendor mund të lidhet me pak stres dhe me më shumë rezistencë ndaj infeksioneve, mirëqenia pozitive mund të shoqërohet gjithashtu me një stil jetese të shëndetshëm. – Michael Greger

* Tymi i cigareve përmban kimikate që dobësojnë sistemin imunitar të trupit, duke e bërë më të prekshëm ndaj sëmundjeve dhe duke cunguar aftësinë e tij për të shkatërruar qelizat kancerogjene. .- Michael Greger

* Qumështi përmban hormone rritjeje të dizenjuara nga “Mëma natyrë” për të shtuar disa kile te bebja brenda disa muajsh.

* Manaferrat janë fruti më i shëndetshëm, duke ofruar mbrojtje potenciale nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, duke fuqizuar sistemin imunitar dhe duke u sjellë si “roje” për mëlçinë dhe trurin. – Michael Greger

* Brokoli është i mrekullueshëm. Mund të parandalojë dëmtimin e ADN-së dhe përhapjen e kancerit metastatik; aktivizon mbrojtje kundrejt patogjenëve dhe ndotësve; ndihmon në parandalimin e limfomës; fuqizon enzimat që detoksifikojnë mëlçinë tuaj si dhe reduktojnë rrezikun për zhvillimin e kancerit të prostatës.

* Dieta tipike perëndimore është shkaku numër një i vdekjes së parakohshme dhe shkaku numër një i paaftësisë. Me pak fjalë, një jetë e gjatë dhe e shëndetshme është një fushë zgjedhjesh tejet e gjerë. – Michael Greger

* Për femrat, të konsumojnë dy grushta me arra në javë mund të zgjasë jetën e tyre po aq sa vrapimi 4 orë në javë. – Michael Greger

* Manaferrat kanë një sërë fibrash të tretshme.

* Një dietë me bazë bimore është një hap përpara kundrejt sëmundjeve kronike.

* Cdokush ndihet i mërzitur herë-pas here. Emocionet e ndryshme janë të gjitha pjesë e asaj që na bën njeri.

* Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik-depresioni është një nga sëmundjet mendore më të diagnostikuara.

* Rreth çereku i rasteve me kancer në mushkëri ndodh te njerëzit që nuk kanë tymosur duhan më parë. Një shkak mund të jetë një tjetër kancerogjen potencial: tymërat nga skuqja.

* Shumë njerëz supozojnë që sëmundjet që na vrasin janë të para-programuara në gjenet tona. Presioni i lartë i gjakut me 55, ataku i zemrës në 60, kanceri në 70, dhe vazhdon…
Por për një pjesë të madhe të shkaqeve të vdekjes, gjenet tona janë përgjegjëse për rreth 10-20% të rrezikut.

* Lajme të mira për ata që i kanë qejf portokallet: konsumi i agrumeve lidhet me reduktimin e goditjeve. – Michael Greger

* Ju mund të jeni në formë të shkëlqyer fizike, me kolesterol të ulët, një peshë të shëndetshme trupore dhe një aktivitet të shkëlqyer fizik-por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që jeni të shëndetshëm. – M

* Aktiviteti fizik është shfaqur si masë premtuese parandaluese për kancerin e gjirit-jo vetëm që ndihmon me kontrollin e peshës por për shkak se ushtrimet kanë si tendencë të ulin nivelet qarkulluese të estrogjenit. –

* Barnat herbale dhe erëzat kanë më shumë antioksidantë sesa çdo grup tjetër ushqimor.

* Me kalimin e moshës, presioni i gjakut ka si tendencë të jetë më i lartë.

* Shumica e personave që vuajnë nga Alzheimer nuk janë diagnostikuar deri në të 70-tat. Megjithatë ne e dimë që truri fillon të lodhet shumë përpara kësaj. – Michael Greger
Mbi 1000 miligramë kafeinë konsiderohet më e shëndetshme për shumicën e njerëzve, e cila përkthehet mbi 10 filxhanë në ditë.

error: Nuk lejohet kopjimi!