Suplementet që shkurtojnë kohëzgjatjen e së ftohurës

Suplementet që shkurtojnë kohëzgjatjen e së ftohurës

Shenjat dhe simptomat e një të ftohti: kolla,teshtima, hundët e bllokuara, dhimbje fyti, dhimbje koke, lotim nga sytë dhe temperatura-mund t’ju bëjnë të ndiheni mjaft keq. I ftohti i zakonshëm, i cili ështe nje infeksion i traktit të sipërm respirator, mund të shkaktohet nga shumë lloje rinovirusesh.
Ftohja zakonisht zgjat nga 7-10 ditë përpara se të largohet. I ftohti i zakonshëm nuk ka kurë, por produktet janë të disponueshme për të trajtuar simptomat. Përpara se të merrni suplementet që shkurtojnë kohëzgjatjen e ftohjes, flisni me doktorin tuaj.

-Vitamina C
Vitamina C ose acidi L-absorbik,është një nga vitaminat esenciale të tretshme në ujë,do të thotë që nuk është prodhuar nga trupi juaj, kështu që duhet ta merrni nëpërmjet dietës suaj ose nëpërmjet suplementimit. Eshtë e rendësishme për metabolizmin e proteinave dhe për sintezën e kolagjenit dhe disa neurotransmetuesve. Ndërkohë që vitamina C nuk rezulton të parandalojë të ftohtin, por rezulton të ndihmojë në shkurtimin e kohëzgjatjes së simptomave nëse merret përpara se ato të shfaqen. “The Office of Dietary Supplements” thekson që anti-histamina si veprimi me doza të larta të vitaminës C mund të jetë përgjegjës për këtë efekt.

-Zink
Zinku është një nutrient esencial që duhet të merret ose nga dieta ose nga suplementimi. Zinku ka veti të forta antioksiduese që mbrojnë qelizat nga dëmtimi që mund të pësojnë nga radikalet e lira. Gjithashtu ndikon në mpiksjen e gjakut, funksionin imunitar, perceptimet e sensoreve dhe funksioni tiroidal dhe i insulinës. Suplementet e zinkut shpesh përdoren për të shkurtuar dhe lehtësuar simptomat e të ftohtiy, vecanërisht ato të shkaktuara prej rinovirusit. Një studim i “Post-Graduate Institute of Medical Education and Research” në Chandigarh, India, zbuloi se zinku është efektiv në reduktimin e ashpërsisë dhe kohëzgjatjes së simptomave të se ftohtit kur merren brenda 24 orësh kur simptomat shfaqen.

-Echinacea
Echinacea, është një bimë shumë-vjecare që prodhon lule vjollcë. Echinacea ka një sërë përbërjesh aktive që shfaqin veti stimuluese-imunitare. Kjo bimë aktivizon qelizat imunitare të quajtura makrofage, të cilat “shenjestrojnë” viruset dhe bakteriet, dhe rrit prodhimin e interferonit si përgjigje ndaj infeksioneve virale. Phyllis A. Balch, autor i “Prescription for Herbal Healing,”
thotë që ndërkohë që ekzistojnë disa mendime kontroverse lidhur me efektivitetin e saj, echinacea mund të merret në fillim të shfaqjes së simptomave të së ftohurës për të zvogëluar kohëzgjatjen e tyre dhe ashpërsinë.

-Hudhra
Hudhra ose allium sativa, është përdorur me shekuj në gatim dhe si mjekim herbal.
Hudhra përmban përbërjen sulfurike allicinë, që është përgjegjëse për erën dhe vetitë medicionale.Hudhra përmban një sërë antioksidantësh që forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në parandalimin e radikalëve të lirë në mënyrë që të mos dëmtojnë qelizat. Hudhra ka gjithashtu dhe veti anti-virale.

“The University of Maryland Medical Center” deklaron që suplementet e hudhrës mund të jenë të dobishme në zvogëlimin e kohëzgjatjes së simptomave të së ftohurës.

error: Nuk lejohet kopjimi!