Studim: Kafeja mund të ulë rrezikun për shfaqjen e kancerit të mëlçisë

Studim: Kafeja mund të ulë rrezikun për shfaqjen e kancerit të mëlçisë

Një studim i fundit i detajuar në “India Today” tregoi që konsumimi i kafes mund të jetë lidhur me reduktimin e rrezikut për shfaqjen e karcinomës hepatoqelizore-lloji më i zakonshëm i kancerit të mëlçisë.
Kafeja është një nga pijet më të preferuara kudo në botë dhe studimet kanë treguar që nga konsumimi i kafesë vijnë një sërë benefitesh, ndoshta për shkak të niveleve të larta të antioksidanteve, sipas raportit.
Studimet e shumëfishta dhe raportet kanë treguar që benefitet e konsumit të kafesë përfshijnë reduktimin e rrezikut për vdekshmëri të parakohshme, reduktim të rrezikut për shfaqjen e disa llojeve të caktuara të kancerit, sëmundjeve të zemrës, tipit 2 të diabetit dhe çrregullimeve neurologjike. Këto studime shkaktuan që Organizata Botërore e Shëndetit të tërhiqte një vendim të mëparshëm se kafja ishte e rrezikshme për shëndetin tuaj.
Shkencëtarët zbuluan se katër filxhanë kafeje në ditë mund të ndihmojnë në mbrojtjen e riparimin e muskujve të zemrës, si dhe të mbrojnë qelizat nga dëmtimi që mund të sjellë ataku në zemër, më mirë sesa të mos konsumoni fare kafeinë. Antioksidantët e fuqishëm të quajtur polifenole mbrojnë qelizat tuaja nga ataku në zemër dhe ju merrni më shumë antioksidantë nga pirja e kafesë sësa nga burimet e tjera dietike.

Deri tani ishin lajme të mira, por cilat janë lajmet jo-të mira?
Një gjykatës i “Los Angeles County Superior Court” ka vendosur që kafeja duhet të ketë një paralajmërim për kancerin për shkak se përgatitja përmban “acrylamide”, një kancerogjen të njohur dhe një neurotoksinë potenciale. Acrylamida krijohet kur ushqimet e pasura në karbohidrate ngrohen në temperatura të larta, por ndërkohë prodhimi i acrylamida-s fillon me përgatitjen e saj, eliminimi me pjekje me të gjatë do të thotë që kafeja e pjekur përmban më pak sesa pjekja e lehtë. Gjithashtu, studimet kanë treguar që kafeja shumë e nxehtë ose çaji shumë i nxehtë mund të shkaktojë “dëmtim terma” madje edhe të shkaktojë kancer nëse i kalon 149 gradë Fahrenheit.

Nga ana tjetër, botimi i 2015 i “Dietary Guidelines for Americans” për herë të parë gjithashtu përfshiu kafenë, duke rekomanduar që mund të konsumoni lirisht deri në 5 filxhanë në ditë pa efekte të dëmshme. Rekomandimi u bazua në një meta-analizë dhe studimet e tjera vlerësuan lidhjen ndërmjet kafesë dhe sëmundjeve kronike përfshirë kancerin, tipin 2 të diabetit, sëmundjeve të zemrës, sëmundjes Parkinson dhe Alzheimer. Në fakt, për shkak se amerikanët pinë shumë kafe, kafeja mund të jetë burimi 1 i antioksidantëve në dietën e tyre.
Për të marrë benefitet e mundshme, pini kafe në moderim dhe siguroni që të pini kafe organike dhe të zezë. Për të qënë të qartë, kafeja organike e zezë mund të jetë e shëndetshme, por për ata që po mundohen ta anashkalojnë (si në rastin e shtatzanisë)-mundohuni të mendoni sikur po e pini në fakt një filxhan.
E dini ndjesinë e energjisë dhe produktivitetit që të jep një filxhan kafe në mëngjes? Mendohet që kjo mund të arrihet edhe pa pirë një pikë të vetme, thjesht duke menduar për kafenë.
Studimi jo vetëm që thekson fuqinë dhe efektin e kafesë në tru, por gjithashtu sugjeron që të praktikoni “konsumin me mendje”.

Nëse dita juaj nuk fillon pa një filxhan kafeje, nuk jeni vetëm. Një studim mbi kafenë sugjeroi që 55% e njerëzve nuk heqin dorë nga kafeja e tyre, 52% e tyre nuk harrojnë kurrë ta pinë kafenë e mëngjesit dhe rreth 49% theksuan që më mirë do të ishte të hiqnin dorë nga celularët sesa nga kafeja. /dr.mercola.

error: Nuk lejohet kopjimi!