Stresi, menaxhimi i tij dhe dieta ushqimore

Stresi, menaxhimi i tij dhe dieta ushqimore

Të gjithë përjetojnë stres në disa faza të jetës. Crregullimet e stresit, megjithatë, janë të një magnitude ndryshe. Këto ndodhin si pasojë e një traume të rëndë, si të qënit dëshmitar i një gjëndjeje tragjike ose të përjetoni dëmtime të rënda stresuese. Njerëzit me çrregullime stresi përjetojnë frikë të vazhdueshme, ndihen vetëm ose episode traumatike. Crregullimet akute të stresit ndodhin menjëherë pas ngjarjes traumatike dhe zgjat për një muaj ose më pak. Crregullimet post-traumatike të stresit (PTSD) mund të fillojnë brenda disa ditësh pas ngjarjes ose më vonë-ndonjëherë pas 30-40 vitesh-dhe vazhdon për më shumë se tre muaj.

Shenjat dhe simptomat
Një çrregullim stresi shpesh shoqërohet nga shenjat apo simptomat e mëposhtme:
-Endrra dhe mendime stresuese
-Shmangia e çdo gjëjë që rikthen episode e asaj traume në mendje
-Paaftësi për të rikujtuar aspektet e një ngjarjeje traumatike
-Një reduktim në përgjigjet emocionale
-Mendime të vazhdueshme lidhur me vdekjen
-Impulsivitet, marrja e rrisqeve
-Ndjesia e vetmisë
-Probleme të vazhdueshme në punë ose në jetën sociale

Shkaqe të mundshme
Gjendjet e stresit shkaktohen nga një kombinim i një ngjarjeje traumatike dhe një reagim i fortë ndaj saj. Trauma të tilla përfshijnë aksidente, përdhunim, eksperiencë jo të mirë seksuale, sëmundje ose fatkeqësi natyrore.

Kush janë më së shumti në rrezik?

Njerëzit me gjendjet e mëposhtme ose karakteristikat e mëposhtme janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar një çrregullim stresi:
-Femrat janë në rrezik më të lartë se meshkujt
-Njerëzit e moshuar ose fëmijët
-Njerëzit me personalitete të përziera: Nevrik, Ekstrovert, me vetëbesim të ulët, një të kaluar me probleme psikiatrike.
-Predispozimi gjenetik
-Faj ose turp
-Mungesa e mbështetjes sociale ose pasiguri financiare
-Ndarje e hershme nga prindërit
-Prindër alkoolikë
-Varfëria

Çfarë të prisni nga mjeku?

Njerëzit që përjetojnë simptoma që lidhen me çrregullime stresuese duhet të konsultohen menjëherë me një mjek, për të marrë një diagnozë të saktë dhe një sërë opsionesh trajtimi apo kombinimi terapish që mund të sjellin rezultatin e dëshiruar. Ekzaminimi fizik duhet të kryhet, nëse pacienti është i zbehët, i lodhur apo disi i çorientuar. Procedurat diagnostikuese mund të përfshijnë diagnostikim psikiatrik, hipnozë në kushtet e amnezisë dhe një elektroencefalogramë (EEG) për të parë dëmtimin në tru ose për të diagnostikuar çrregullimet me gjumin. Teknikat imazhore mund të përcaktojnë gjithashtu shkallën e dëmtimit në tru.

Opsione trajtimi konvencionale
Ndërhyrja te krizat mund të ndihmojë në parandalimin e çrregullimeve stresuese post-traumatike që të zhvillohen akoma dhe më tej. Ndërkohë që simptomat që lidhen me stresin akut zakonisht zbehen me kalimin e kohës, stresi kronik kërkojnë një kohë më të madhe dhe më komplekse për t’u trajtuar. Ndërhyrja e krizave mund të sigurojë mbështetje, pranim dhe edukim. Psiko-terapia mund të ndihmojë njerëzit të mposhtin frikërat e tyre dhe të mos shmangen. Megjithatë, përdorimi i mjekimeve për të zbehur ndikimin e stresit dhe gjendjeve që lidhen me të, është mjaft i zakonshëm si metodë.

Terapitë e mjekimeve
Mjekimet e mëposhtme mund të përshkruhen për lehtësim nga simptomat (megjithatë asnjë prej tyre nuk është miratuar nga FDA-ja për këtë përdorim).
-“Benzodiazepines”: përdoret si qetësues i vogël dhe hipnotizues
-“Anti-depresantë”: Për të reduktuar ankthin dhe impulsivitetin
-“Anti-depresantë qetësues”: Për të lehtësuar problemet me pagjumësinë

Terapitë plotësuese dhe alternative
Një plan trajtimi bashkohor për çrregullimet e stresit mund të përfshijë një sërë terapish alternative ose plotësuese .

Ushqyerja
Duke ndjekur këto këshilla nutricionale, mund të reduktoni simptomat:
-Shmangni ushqimet e rafinuara si sheqeri etj.
-Shmangni ushqimet inflamatore si kafeina, alkooli, bulmeti dhe produktet shtazore.
-Rrisni konsumin e ushqimeve që pasurojnë sistemin nervor, si drithërat e plota, perimet e freskëta dhe ushqimet e pasura në acide yndyrore esenciale si arrat, farat dhe peshku i kapur në ujërat e ftohta.

Suplementet nutricionale beneficiale mund të përfshijnë:

-Enzima tretëse (duke përfshirë betainë HCL): Për të mbështetur funksionin e duhur tretës
-Komplekse-B: 50-100 mg çdo ditë
-Kalciumi: 1000 mg çdo ditë
-Magnezi: 400 mg çdo ditë

Barnat herbale
Barnat herbale të mëposhtme mund të sigurojnë lehtësim për simptomat. Kombinoni, në pjesë të barabarta, lulepasioni, balsam limoni dhe “oatstraë”, dhe shtoni një-tre barna të mëposhtme:
-Kava Kava ose “motherëort” (për ankthin)
-Valeriana ose “skullcap” (për problemet me gjumin)
-“St. Joh’s wort” (për depresionin)
-Xhelatinë e egër ose kamomil (për shqetësimet me tretjen)
-Gotu kola (për lodhje)
-Xhinsengu Siberian (për të parandaluar fazën alarmuese të stresit; më së miri të merret katër-gjashtë muaj si një ekstrakt fluidi (1:1) ½ deri në 1 lugë çaji; dy-tre herë në ditë: merrini përpara orës 3).

Homeopatia
Një homeopat me eksperiencë mund të përshkruajë një regjim për të trajtuar çrregullimet e stresit që është i personalizuar plotësisht për pacientin. Disa nga trajtimet më të zakonshme akute janë të listuara më poshtë. Një dozë akute është tre-pesë pilula nga 12X deri në 30C, çdo 1-4 orë derisa simptomat të lehtësohen.
-“Aconite”: Për panik, probleme me frymëmarrjen
-“Arsenicum”: Për ankth të vazhdueshëm
-“Fosfor”: Për ankth të vazhdueshëm dhe parandjenja

Prognoza/komplikacione të mundshme
Njerëzit që janë të diagnostikuar me çrregullime të stresit janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar çrregullime të tjera, humori ose ankthi, ose të abuzojnë me substancat. Ata janë të predispozuar ndaj gjendjeve si sëmundje të zemrës, probleme me gjumin ose sëmundje gastro-intestinale. Vetëvrasja është mjaft e zakonshme te njerëzit me çrregullime stresi.

Pacientët trajtohen derisa simptomat të largohen. Në disa raste kur ka shqetësime rreth vetë-abuzimit ose vetëvrasjes, pacienti referohet për një trajtim tjetër.

error: Nuk lejohet kopjimi!