SI TE FORCOJME IMUNITETIN TONE NE KETE PERIUDHE TE RREZIKSHME TE CORONAVIRUS NEPERMJET LIFESTYLE MEDICINE?

SI TE FORCOJME IMUNITETIN TONE NE KETE PERIUDHE TE RREZIKSHME TE CORONAVIRUS NEPERMJET LIFESTYLE MEDICINE?

Sistemi ynë imunitar është një koleksion i strukturave dhe proçeseve brenda trupit dhe si rol kryesor  ka që të na mbrojë trupin tonë kundër sëmundjeve apo trupave të huaj potencialisht të dëmshme. Sistemi ynë imunitar kur funksionon siç duhet, identifikon një shumëllojshmëri të kërcënimeve, duke përfshirë: viruset, bakteret dhe parazitët, dhe i dallon ato nga indet e vetë trupit të shëndoshë.

 

Për të rritur funksionin e sistemit tonē imunitar, përveç higjenës së mirë, nevojitet të kemi parasysh:

  • një dietë të mirëekuilibruar dhe të shëndetshme, të pasur me antioksidantë, vitamina e minerale
  • një aktivitet fizik dinamik i përditshëm,
  • shmangia e veseve të dëmshme si: konsumimi i alkolit, pirja e duhanit, përdorimi i drogës,
  • menaxhimi i duhur i stresit,
  • bërja e një gjumi të rehatshëm
  • mbajtja afër e njerëzve që të dhurojnë pozitivitet

Eat well, move more, stress less, love more është shprehja më e saktë që Dr. Dean Ornish rekomandon për tê gjithë. Pra, ushqehu mirë, lëviz mē shumë, stresohu më pak dhe duaj më shumë janë hapat themelorë për një jetë të shëndetshme.

 

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për të siguruar një imunitet sa më të fortë, është të fillojmë me shendetin e zorrëve tona, dhe pikerisht aty ku fshihen themelet e sistemit tonë imunitar.

90% e sëmundjeve qe shfaqen ne organizem janë pasojë e mosfunksionimit të mirë të zorrëve dhe helmimit të vazhdueshëm të organizmit nga produktet e ndryshme. Mbarëvajtja dhe mirëqenia e shëndetit të zorrëve, lidhet ngushtësisht me sistemin tonē imunitar. Kështu, ne kemi shumë më pak gjasa të sëmuremi, të zhvillojmë alergji dhe të jemi prehë e sëmundjeve autoimune.

 

Të gjitha sëmundjet “hyjnë” në organizmin e njerëzve nga goja, kur përdoren ushqime të papërshtatshme ose kur merren më tepër nga ç’duhet. Në këto raste, stomaku dhe zorrët kthehen në një burim dhe rezervuar substancash toksike. Në zorrën e trashë ka raste kur grumbullohen deri në 10 kilogram “mbetje” që po të mos nxirren, mund të qëndrojnë atje për 20 vite me radhë, duke e helmuar madje organizmin e njeriut.

 

Në këtë rast rekomandimi me i mire eshte marrja e probiotikëve nepermjet ushqimit. Kjo do të ishte një ide e shkëlqyer. Probiotikët mund të nxisin në mënyrë shumë pozitive sistemin imunitar.

 

Ushqimet që ofrojnë baktere të mira apo miqësore, të domosdoshme për aparatin tretës, janë ushqimet e fermentuara:  kosi, turshitë e ndryshme, kefiri, lakra turshi, djathi i butë etj. Shumica e probiotikëve duhet të mbahen në frigorifer, për të zgjatur afatin e tyre.

 

Vitaminat dhe mineralet sjellin nje mireqenie shume te mire per sistemin tone imun.

 

VITAMINA  C

Ekziston një lidhje e fortë e vitaminës C me sistemin imunitar. Ushqimet e pasura me vitaminë C janë: portokallet, mandarinat, limonat, qitrot, domatet, spinaqi, brokoli, asparagët, papaja, kivi, frutat e pyllit si: boronicat, luleshtrydhet, manaferrat, lakerishtet, lakra e Brukselit, specat e verdhe dhe të kuq.

 

VITAMINA E

Ashtu si vitamina C, edhe vitamina E mund është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon trupin tuaj të luftojë kundër infeksioneve. Vitamina E është shumë e përhapur në natyrë, në veçanti në botën bimore: drithëra integrale, filizat e grurit, soja, lakra e kuqe, brokoli, perimet me gjethe jeshile, spinaqi, gruri integral, vezët dhe vajrat bimorë, manat, kajsia, avokado dhe te bajamet e arrat. Në sasi të vogla gjendet edhe në produktet e qumështit.

 

VITAMINA B6

Kjo vitaminë e rëndësishme është pjesë e rreth 200 reaksioneve biokimike në trupin tuaj. Ushqimet e pasura me vitaminë B6 përfshijnë: bananet, buka integrale, mëlçia e viçit, peshku, shpendët, thjerrëzat, spinaqi, patatet etj.

 

VITAMINA A

Ka një efekt antioksidant që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar ndaj infeksionit. Burime të vitaminës A janë: vaji i peshkut, mëlçia, karota, perimet jeshile  dhe të verdha me gjethe, vezët, qumështi dhe produktet e qumështit, gjalpi, frutat ne ngjyre te verdhë.

 

 

VITAMINA D

Vitamina D ështe ndër vitaminat e vetme që trupi ynë nuk mund ta prodhojë vetvetiu. Burimi kryesor në prodhimin e vitaminës D janë rrezet e diellit. Vitamina D eshte e domosdoshme per rregullimin e nivelit te kalciumit dhe fosforit ne organizmin tonë, duke luajtur rol kyq në mbajtjen e strukturës normale të eshtrave. Ne kemi nevojë për vitaminë D në mënyrë që trupi ynë të absorbojë kalcium dhe fosfor nga dieta jonë e përditshme ushqimore.

Këto minerale janë të rëndësishme për të mbajtur eshtrat, dhëmbët dhe muskujt e shëndetshëm.. Burime të vitaminës D janë: mishi i peshkut dhe vaji, qumështi, vajerat, djathi, gjalpi, e verdha e vezës, kërpudhat, mëlçia. Vitamina D gjendet edhe në disa bimë: avokado, banane, kakao, filizat e grurit dhe ushqime të fortifikuara si qumështi, lëng portokalli dhe drithërat ntegrale.

Me kombinimin e ushqimit me ndonjë shtesë të vitaminës D dhe ekspozimit në diell, mund të kënaqen nevojat ditore të organizmit për këtë vitaminë, por shumë njerëz e kanë të vështirë absorbimin e vitaminës D nga ushqimi, kështu që nëse keni një mangësi të vitaminës D, duhet të bisedoni me mjekun tuaj për shtesat që duhet t`i bëni me këtë vitaminë.

 

FOLATET DHE ACIDI FOLIK

Folatet janë forma natyrale dhe acidi folik është forma sintetike, shpesh e shtuar në ushqime për shkak të përfitimeve shëndetësore. Acidi folik dhe folatet janë vitamina të grupit B, të quajtura dhe si B9. Për të marrë më shumë folate, konsumoni më shumë fasule, thjerrëza dhe bizele në menynë tuaj, në baza të rregullta, si dhe perimet jeshile. Ju gjithashtu mund të merrni acid folik në ushqime të fortifikuara si buka, pasta, orizi, limoni, portokalli, banania, pjepri, mëlçia, patatet me lëvore, panxhari etj.

 

HEKURI

Jo vetem që është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të mbajtur në jetë organizmin tonë, por ai kujdeset dhe për rritjen e  sistemit imunitar. Ushqimet që përmbajnë hekur janë: mëlçia, veshkat, zemra, frutat e thata, mishi i kuq, vezët, midhjet, perimet jeshile, fasulet, lakra, spinaqi, thjerrëzat, rrepkat, kajsia, pjeshkat, kumbullat etj.

 

SELENI

Seleni duket se ka një efekt të fuqishëm në sistemin imunitar. Seleni është elementi i vetëm metalik që e mban njeriun të ri, të shëndetshëm e të fortë. Ushqimet që përmbajnë selen janë: mishi, peshku, drithërat, perimet, domatet, lakrat, hudhrat, qepet, ushqimet e detit.

 

ZINKU

Meqenëse ndihmon në formimin e limfociteve T, zinku luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Zinkun mund ta gjejmë tek mishi i viçit pa yndyrë, peshku, gaforret, arrat, drithërat, mishi i shpendëve, bananet, avokado, lulelakra, kastravecët, patatet, spinaqi dhe produktet e payndyrshme të bulmetit, etj.

 

HUDHRA

–  Hudhra eshte një nga ato ushqime që ka aftësinë për të forcuar sistemin imunitar duke stimuluar shumëzimin e qelizave që kanë rolin në luftimin e infeksioneve. Ajo gjithashtu ndihmon në pastrimin e toksinave dhe qelizave kancerogjene nga trupi dhe mbron zemrën nga formimi i pllakave në arterie. Në mitologjinë aziatike, hudhra e zezë thuhej që ofronte përjetësinë. Hudhra e zezë e thënë më thjesht është një hudhër gati e kalbur. Për të arritur kalimin e hudhrës në gjendje të kalbur, është e nevojshme ta mbani atë në një dhomë me një temperaturë dhe lagështi të caktuar. Hudhra e ‘kalbur’ ka dyfishin e sasisë së antioksidantëve të hudhrave normale. Duke konsumuar dy apo tre pjesë hudhre, jo vetëm që do ta lehtësoni gripin por edhe do të rrisni imunitetin. Nëse dëshironi që të pini një çaj hudhre, mund t’i shtoni mjaltë për t’ia “zbutur” shijen. Hudhra mund të shtohet edhe në gjella të nxehta apo supë për të luftuar sinusin, ndërsa përfitimet më të mëdha të hudhrës janë kur hahet e papërpunuar.

 

AGRUMET

Agrumet ndihmojne mjaft ne permiresimin e sistemit imunitar, Vitamina C qe agrumet permbajne, mbron nga sëmundjet përveçse e forcon trupin. Favorizon përthithjen e hekurit qe merret nga perimet. Agrumet jane  të shkëlqyera edhe për parandalimin e ftohjeve stinore, gripit, stomatitit, gengiviteve dhe sëmundjeve infektive.

 

XHINXHERI

Xhinxheri  eshte i dobishëm në trajtimin e stresit, stimulon lirimin e hormonit të kortizolit dhe ndihmon trupin për një sistem nervor qendror të qetë. Gjithashtu, lehtëson një rezistencë të madhe ndaj temperaturave të nxehta apo të ftohta dhe lodhjes.

 

ECHINACEA

Echinacea (bimë mjekësore). Gjithmonë e këshilluar, për parandalimin e ftohjeve tipike në periudhën dimërore, por mund të përftohet edhe në formë kapsule apo si çaj. Ekstraktet e saj ndihmojnë për mbrojtjen sistemit imunitar të organizmit, që kur reagon shton aftësinë e rruazave të bardha të gjakut të shkatërrojnë bakteret dhe viruset.

 

KARROTA

Të pasura me betakarotene, ndihmon në rritjen e numrit të qelizave të gjakut për të luftuar infeksionet, duke mbështetur veprimin e limfociteve dhe për të ndihmuar në eliminimin e radikaleve të lira, duke e pastruar trupin dhe ngadalësuar plakjen. Ato janë një nxitës i mirë i qelizave makrofage, të cilat prodhojnë ato substanca që shkatërrojnë qelizat e kancerit.

 

KERPUDHAT

Disa lloje kërpudhash janë konsideruar si ilaçe të vërteta. Për shembull, shiitake, maitake dhe reishi. Gjenden edhe si kapsula, të lehta për t’u përtypur, duke lehtësuar aktivitetin e sistemit imunitar ndaj infeksioneve, kancerit dhe alergjive.

 

KURKUMA

Ka hyrë në mjekësi me termin Ayurvedic për pastrimin e përgjithshëm, tretjen, anti-inflamator, artritit dhe çrregullimet e mëlçisë, përmban vitaminë C dhe ka veti të larta antioksidante. Lufton gripin dhe sëmundjet sezonale.

 

MOS KONSUMONI SHEQER!

Sheqeri, veçanërisht ai i përpunuar, komprometon aktivitetin e sistemit imunitar. Ndaj duhen evituar pijet me gaz, lëngjet dhe produktet e konservuara të cilat kanë shumë.

 

ZVOGELONI STRESIN

Stresi është shkaku kryesor i rënies së sistemit imunitar, pasi dobëson qelizat e bardha të gjakut që reagojnë më pak ndaj stimujve të jashtëm, duke e lënë trupin tonë më të prekshëm ndaj sëmundjeve. Thjesht kushtojini disa orë në javë yoga-s, shëtitjeve në natyrë dhe aktivitete të tjera që na lejojnë të pushojmë dhe të harrojmë ngarkesat ditore. Aktiviteti fizik është një bekim.

 

FLINI ME SHUME

Flini më shumë. Të flini orët e duhura, e lejon trupin tonë të rigjenerohet dhe të rifitojë energjitë e konsumuara gjatë ditës.

error: Nuk lejohet kopjimi!