Shtogu i zi dhe vlerat e tij ushqyese

Shtogu i zi dhe vlerat e tij ushqyese

Shtogu i zi rritet në gjithë Europën, në Azi, në Afrikë dhe në Amerikë. Në vendin tonë shtogu rritet kudo nga Jugu në Veri.
Pjesët e përdorshme janë lulet dhe frutet. Cilësitë kryesore vepruese janë tek lulet: diaforetike – djersitës, mjet medikamentoz që shton djersitjen, diuretike – mjet medikamentoz që shton sekretimin e urinës, hidragoge – mjet medikamentoz që nxit eleminimin e ujërave të tepërta, antiinflamatorë – mjet medikamentoz kundër pezmatimit, mahisjes apo e thënë ndryshe kundër acarimeve të ndryshme, antiviralë – mjet medikamentoz që lufton viruset e ndryshme që hyjnë në organizëm, antispazmodikë – mjet medikamentoz që liron ngërçet e muskulaturës së butë, laksative të lehta – mjet medikamentoz që nxit të dalet jashtë në rastin tonë i lehtë. Tek frutet janë: laksative të fuqishme – mjet medikamentoz që nxit të dalurit jashtë në rastin tonë i fortë, antinevralgjikë – mjet medikamentoz kundër dhimbjeve nevralgjike, antigripale – mjet medikamentoz që lufton gripin, antireumatizmale – mjet medikamentoz kundër reumatizmës. Lëvoja e degëve: Antihidropizike (kundër lëngjeve të grumbulluara në zgavrën e barkut) ose me thjesht kundër grumbullimit të ujërave në bark. Kujdes! Lulet e shtogut duhen përdorur me shumë kujdes tek fëmijët dhe gratë shtatëzëna.

error: Nuk lejohet kopjimi!