SHPORTA E SHENDETSHME E FRUTAVE DHE PERIMEVE QE DUHET TE KONSUMOJME NE MUAJIN MARS

SHPORTA E SHENDETSHME E FRUTAVE DHE PERIMEVE QE DUHET TE KONSUMOJME NE MUAJIN MARS

Qofsh sa me i mbare muaji mars! Ky muaj eshte muaji kombetar I ushqimit ne Amerike, eshte muaji I ndryshimit te stineve dhe te shpresojme sa me pak raste te infektuara me Corona Virus.. A e dini se një dietë e pasur me fruta dhe perime ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike, rritjes se imunitetit,etj ?

Marsi njihet si muaji i kikirikeve , ndersa 1 marsi si dita e gjalpit te kikirikut.7 marsi si dita e dritherave ,22 marsi si dita e ujit dhe 26 marsi si dita e spinaqit. Ne Amerike 2-6 mars njihet si java kombetare e vaktit te mengjesit ne shkolla. 9-15 mars  kujdesi ndaj kripes.

Marsi njihet si muaji i kujdesit te kancerit te zorres, muaji i miellit, muaji i ushqimeve te ngrira, muaji kombetar i ushqimit ne Amerike , muaji i salcave.Ndërsa doni te beni pazare per shtepine, sigurohuni që të merrni disa nga këto fruta dhe perime qe jane  brenda sezonit.

Të dish se çfarë frutash dhe perimesh të prodhimeve të freskëta janë në sezonin  e tyre kur shkon në dyqan ushqimesh jo vetëm që mund të ju kursejnë para, por gjithashtu do të thotë që do të shijoni keto fruta dhe perime në kulmin e tyre!

Ushqimi i shëndetshëm nuk duhet të jetë i shtrenjtë. Planifikimi i vakteve rreth prodhimeve të freskëta brenda sezonit është një nga mënyrat më të lehta për të kursyer në sende ushqimore. Ja cilat jane frutat dhe perimet qe duhet te konsumohen gjate muajit mars:

PANXHARI

 

 

Panxhari i kuq ka shumë vlera shëndetësore, duke qenë se është i pasur me vitamina, minerale dhe përbërës organikë si karotenoidi, vitamina C, magnezi, hekuri, bakri dhe fosfori, duke qenë në të njëtën kohë dhe një burim i shkëlqyer me antioksidues. Ka shumë pak kalori, nuk përmbankolesterol, por ka dhe përmbajtjen më të lartë të sheqerit natyral nga të gjitha perimet. Bën shumë mirë për zemrën. Fibrat që ndodhen tek panxhari i kuq ndihmojnë për të ulur nivelin e triglicerideve dhe kolesterolit, duke ngritur nivelin e kolesterolit të mirë. Trigliceridet në nivel të lartë rrisin shumë mundësinë për të pasur një atak kardiak, ndërkohë që konsumi i panxharit e ul këtë nivel, falë përbërësve të tij. Redukton defektet në lindje. Panxhari është një produkt i shkëlqyer për gratë shtatëzëna. Duke qenë se është një burim i mirë për vitaminë B folat, ai ndihmon në zhvillimin e shtyllës kurrizore tek bebet. Mungesa e folatit sjell një sërë defektesh tek të porsalindurit. Parandalon zhvillimin e qelizave tumorale. Studimet kanë treguar se panxhari është i mirë në parandalimin e qelizave të dëmshme të lëkurës, mushkërive dhe sistemit tretës, duke qenë se përmban pigmentin betacianinë, i cili pengon zhvillimin e tyre. Parandalon problemet dhe perdet e syve. Plot me beta-karoten, panxhari ndihmon në parandalimin e kataraktit, ose perdes së syrit.Por dhe problemeve të tjera të dobësimit të shikimit, që vijnë si pasojë e moshës.

 

BROKOLI

 

Brokoli është i pasur edhe me fibër të tretshme që nxjerr kolesterolin e keq jashtë trupit. Kjo perime shërben edhe si antioksidant duke qenë se ka nivele të larta e të përqendruara të vitaminës C dhe flavonoidëve që përmirësojnë funksionet e kësaj vitamine. Permban edhe luteinë, zeaksanthinë, beta karoten dhe shumë antioksidantë të tjerë të fuqishëm. Brokoli është i pasur me mineralet alkalinë dhe si çdo perime tjetër e ndihmon organizmin të ulë nivelet e dëmshme të aciditetit dhe e pastron atë nga toksinat. Proçesi i detoksifikimit mbështetet nga substanca si glukorafanina, glukonasturtina dhe glukobrasicina, të cilat aktivizojnë, neutralizojnë dhe eliminojnë ndotësit e dëmshëm të organizmit. Për më tepër, brokoli përmban isothiocinates që mbajnë nën kontroll proçesin e detoksifikimit në nivel gjenetik. Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës. Kjo perime e gjelbër bën mrekulli për zemrën. Vlerat anti-inflamatore të brokolit e bëjnë atë të rëndësishëm për mbrojtjen e enëve të gjakut nga problemet që shkaktohen nga sëmundjet kronike që kanë lidhje me sheqerin e gjakut. Nëse e keni të vështirë ta konsumoni të pagatuar, mundohuni ta gatuani sa më pak, në mënyrë që të maksimizoni potencialin e tij ushqyes. Mjafton ta gatuani për një kohë shumë të shkurtër me avull.

 

ARGJINARE

 

Argjinari është e pasur me yndyrna të ngopura dhe kolesterol, por edhe me fibër, minerale dhe vitamina si C, B-6,B-12, A, E, D, thiaminë, riboflavinë, niacin dhe folat. Për më tepër në të gjenden edhe minerale të cmuara si kalciumi, hekuri, zinku, kalium mangan, fosfor dhe zink. Përfitimet shëndetësore të argjinares Parandalon radikalet e lira: Argjinari ka nivelet më të lartë të antioksidantëve në krahasim me perimet e tjera. Nga 1.000 bimë të ndryshme që konsumohen nga njeriu, ajo renditet në vendin e shtatë sa i përket nivelit të lartë të antioksidantëve. Këto të fundit janë një nga elementët më të nevojshëm në të gjithë linjën e mbrojtjes së sistemit imunitar ndaj radikaleve të lira, të cilat janë në gjëndje të shkaktojnë një sërë sëmundjesh të rrezikshme, përfshirë tumoret dhe sëmundjet e zemrës.  Argjinari i bën mirë zemrës, ndaj duhet shtuar patjetër në dietën tuaj. Disa përbërës në gjethet e argjinares kanë aftësinë të ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe rrisin nivelin e kolesterolit të mirë. Sikur të mos mjaftonin përfitimet e mësipërme, argjinari u vjen në ndihmë grave shtatzëna që të lindin fëmijë të shëndetshëm. Niveli i lartë i acidit folik që gjendet tek argjinari mund të parandalojë defektet e tubit neural tek të sapolindurit. Argjinari eshte një burim i pasur i potasiumit, mineralit të vecantë që ka një impakt pozitiv në disa organe të trupit. Potasi ndihmon në neutralizimin e impaktit të natriumit të tepërt në trup që rrit tensionin e gjakut në trup. Argjinari shërben si zgjerues i enëve të gjakut. Argjinaret janë përdorur prej shekujsh si tonik për mëlcinë. U deshën kohët moderne që studimet shkencore të konfirmonin ndikimin e madh që argjinaret kanë tek mëlcia. Dy antioksidantë të argjinares, cinarina dhe silimarina përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të mëlcisë, duke reduktuar prezencën e toksinave dhe larguar ato nga mëlcia dhe trupi. Fshikëza e tëmthit është gjithashtu në shënjestrën e vlerave të argjinares. Kjo e fundit qetëson fshikëzën e inflamuar dhe ofron zgjidhje për bllokimin e organit duke e rikthyer në normalitet. Argjinari stimulon prodhimin e sekrecioneve dhe lëngjeve gastrike dhe ndihmon me tretjen.: argjinaret ofrojnë shpëtim për mëlcinë dhe arrijnë të zhbllokojnë cdo gjë në trup, dhe largojnë toksinat nga gjaku. Si rrjedhojë argjinarja është kura ideale për dhimbjet e kokës pas pirjes së alkolit. Ka disa njerëz që përtypin disa gjethe të argjinares pasi kanë kaluar një natë intensive në praninë e alkolit. Argjinari është një nga ushqimet më të mira që mund të gjeni në market. Nëpërmjet saj mund të merrni vitamina dhe minerale si magnesi, fosfor dhe mangani. Këto minerale janë të cmuara për shëndetin e kockave dhe për të luftuar sëmundje si osteoporoza. Argjinari eshte i rëndësishem për shëndetin e trurit. Duke qenë se ato zgjerojnë enët e gjakut, niveli i oksigjenit që arrin në tru është më i lartë e si rrjedhojë përmirësin aftësitë e tij. Një tjetër kuriozitet është që fosfori që gjendet tek argjinari gjendet edhe tek qelizat e trurit.

 

CIKORJA

 

Çikorja (Cichorium intybus) bën pjesë në familjen e barishteve të cilat gjejnë përdorim të rëndësishëm në kuzhinë. Njerëzit kanë shfrytëzuar vetitë e jashtëzakonshme të çikores në mjekësinë tradicionale për të përmirësuar mëlçinë, shëruar stomakun nga dhimbjet, qetësuar nervat, rregulluar rrahjet e zemrës, dhe kuruar osteoartritin dhe diabetin. Gjethet e shtypura të çikores janë përdorur edhe për të trajtuar inflamacionet e lëkurës dhe shëruar plagët. Bima ka aftësi të çmuara për të parandaluar urthin, parandaluar infeksionet nga bakteret, fuqizuar sistemin imunitar dhe ulur shanset e sëmundjeve të zemrës.Për më tepër ajo mbron veshkat nga formimi i gurëve dhe ndihmon ata që duan të bien në peshë.Ndonëse shija e saj nuk i ngjan aspak çokollatës, madje edhe pse nuk ka kafeinë, farat e bimës janë përdorur prej kohësh nga brezat e vjetër për të prodhuar kafe ose për t’ju shtuar kafesë. Çikorja përmban minerale si zinku, magnezi, mangani, kalciumi, hekuri, kaliumi, acidi folik dhe vitaminat A, B6, C, E dhe K. Një nga arsyet përse duhe të shtoni çikoren në dietën tuaj është se ajo përmirëson funksionet e aparatit tretës. Çikorja përmban një probiotik të fuqishëm të njohur si inulin e cila redukton aciditetin në trup dhe zgjidh problemet që vijnë nga mostretja. Inulina gjithashtu redukton nivelin e kolesterolit të keq i cili shkakton tension të lartë të gjakut dhe bllokon arteriet dhe venat duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Studimet vazhdojnë akoma, por çikorja besohet të ketë ndikim të zvogëlimin e ritmit të zhvillimit të radikaleve të lira. Inulina luan rolin e një fibre natyrale që ndihmon lëvizjet e zorrëve dhe parandalon kostipacionin. Kur proçesi i tretjes është i rregullt, njerëzit kanë më pak gjasa të vuajnë nga një sërë diagnozash gastrointestinale përfshirë radikalet e lira që dëmtojnë stomakun dhe të zorrët. Çikorja luan një rol të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit imunitar duke larguar të gjithë bakteret e rrezikshme. Antioksidantët që gjenden në këtë bimë largojnë radikalet e lira nga qarkullimi i gjakut duke zvogëluar kështu shanset e sëmundjeve të ndryshme duke nisur nga ato të zemrës deri tek dëmtimi i qelizave. Çikorja ka aftësi qetësuese. Ajo ul nivelet e ankthit dhe qetëson mendjen duke shuar stresin dhe eliminuar efektet e rrezikshme që shkakton ai. Ekstraktet e farave dhe rrënjës së çikores mund të përdoren për t’ju ndihmuar me gjumin.Ato janë një alternativë më e shëndetshme e hapave të gjumit që gjenden në farmaci. Cikorja i bën mirë veshkës. Ajo rrit nivelin e urinimit duke ndihmuar kështu me eliminimin e toksinave që trupi grumbullon në mëlçi dhe veshka. Urinimi i shpeshtë eliminon ujërat e tepërta dhe largon yndyrnat e tepërta. Nëse nuk e dinit, 4 përqind e urinës është në fakt yndyrë që nëse trupi nuk do ta largonte do të gjente një vend për t’u depozituar. Kujdes! Gratë shtatzëna nuk duhet ta teprojnë me çikoren sepse mund të stimulojë menstruacionet dhe me shumë gjasë një abort. Gratë që ushqejnë fëmijët me gji gjithashtu nuk duhet ta teprojnë me çikoren ndonëse studimet mbi transferimin e vlerave nga nëna tek fëmija nëpërmjet qumështit të gjirit janë të pamjaftueshme.Cikoret janë të dëmshme për ata që kanë gur në tëmth ose kanë vuajtur nga problem të ngjashëm në të shkuarën. Nëse nuk keni probleme të tilla mund ta shijoni çikoren pa u shqetësuar.

 

KARROTA

 

Ky ushqim eshte me pak kalori dhe nuk permban aspak yndyre. Por, mund te ju ofrojne doza te larta me Vitamine A dhe antioskide tjera. Me poshte do mund te lexoni per dobite shendetesore te karotes per lekure, floke dhe shendet. Karrotat jane te jashtezakonshme per sy dhe kjo duke ju falenderuar prezences te sasise se madhe me beta karotene e cila ne melçi me pas shnderrohet ne Vitamine A. Kjo vitamine me pas ne retine shnderrohet ne rhodopsin, nje pigmet i purpurt i domosdoshem per pamje gjate nates. Beta karotene permireson shikimin e nates dhe gjithashtu mbron kunder problemeve te syve siç jane glaukoma, degjenerimi makular dhe kataraktit. Nje studim ka vertetuar se konsumi i beta karotene zvogelon rrezikun e degjenerimit makular per 40%. Karrotat permbajne lloj-lloj antioksidues dhe pliacetilene qe se bashku ofrojne mburoje mbrojtese ne zemer. Studimet kane treguar se konsumi i ushqimeve me sasi te larte me karotenoid zvogelojne rrezikun e semundjes se zemres. Perveç se jane tejet te pasura me beta karotene, karotat gjithashtu permbajne alfa-karotene dhe lutein. Konsumi i rregullt i karotave na mbron zemren nga demet oksiduese, formimi pllakave dhe ngritjen e kolesterolit te keq. Kjo per shkak se permbajne fibra te tretshme te cilat lidhen me acidet e vrerit. Studimet kane treguar se konsumi i karotave mund te zvogeloj rrezikun e kancerit te mushkerive, kancerit te gjirit dhe kancerit te zorres. Kjo per shkak se karotat jane te pasura me antioksidues poli-acetilene, falcarinol i cili lufton kancerit duke shkaterruar qelizat para-kancerogjene tek tumoret. Keshtu karotat pra posedojne perberes anti-kancerogjen qe mberthejne rritjen e qelizave kancer ne zorre dhe gjithashtu perkrahin shendetin e sistemit te tretjes. Karrotat permbajne llojlloj materie ushqyese dhe antioksidues qe se bashku me vitamine C forcojne sistemin e imunitetit tuaj. Konsumi i rregullt krijon mburoje mbrojtese per trupin tuaj.Karrotat jane te dobishme per dhembet dhe gojen pasi qe ato gerryejne pllakat dhe pjesoret e ushqimeve nga dhembet mu ashtu si vepron furqa. Karrotat stimulojne mishin e dhembeve dhe mundesojne formimin e jargeve, e cila duke qene alkaline, balancon bakteret qe formojne acid dhe kavitete. Mineralet prezent ne karota vrasin mikrobet e demshme ne goje dhe parandalojne prishjen e dhembeve. Ashtu si tham me heret karotat permbajne sasi te madhe me Vitamine A e cila ndihmon melçine ne largimin e helmeve nga trupi. Zvogelon akumulimin e vnerit dhe yndyres ne melçi. Ne anen tjeter, fibra e tretshme, spastron zorren duke ndihmuar eliminimin e jashteqitjeve. Nivelet e larta me beta karotene ne karota veprojne si antioksidues per te parandaluar dhe kthyer mbrapsht demet e qelizave te bera ne trup permes metabolizmit te rregullt. Keshtu, ndihmon ne ngadalesimin e plakjes se qelizave. Lengu i karotes eshte tejet i dobishem per femrat. Kjo per shkak se fitoestrogjeni ne karota ndihmon qe te pushohen dhembjet e menstruacioneve dhe rregullon gjakderdhjen tek ato gra qe kane shume gjakderdhje gjate menstruacioneve. eshte gjithashtu e dobishme per grate post-menopauzale pasi qe ndihmon ne largimin dhe stabilizimin e simptomave te menopauzes. Karrotat jane gjithashtu te dobishme gjate shtatzenise pasi qe ndihmojne ne zhvillimin e duhur te frytit dhe zvogelojne rrezikun e infektimit te frytit si dhe deshtimit. Konsumi i rregullt i karotave eshte i njohur se ndihmon ne prodhimin e qumeshtit te gjirit dhe permireson kualitetin e qumeshtit. Sipas nje hulumtimi te udhehequr nga Harvard University, njerezit qe konsumojne me shume se gjashte karota ne jave kane me pak gjasa te pesojne sulm ne krahasim me ata qe konsumonin vetem nje karot apo me pak ne muaj.

 

LULELAKER

 

Një racion i vetëm na siguron 73% të dozës ditore të vitaminës C, përmban thuajse zero gramë yndyra, sodium ose sheqer, dhe vjen me një sërë përfitimesh shëndetësore, nga mbrojtja nga kanceri deri tek përmirësimi i shëndetit mendor. Një studim i vitit 2018 nga Shkolla e Shëndetit Publik T.H. Chan në Universitetin e Harvardit ka zbuluar se konsumi i lulelakrës ndihmon në rënien në peshë. Frutat dhe perimet në përgjithësi ndihmojnë për t’u dobësuar, megjithatë njerëzit që konsumojnë fruta dhe perime pa niseshte, si lulelakër, thjerrëza apo mollës, bien më shpejt në peshë. Shkencëtarët thonë se kjo ndodh sepse ushqimet pa niseshte kanë përmbajtje më të ulët të glicemikës, që rrit nivelet e sheqerit në gjak. Ushqimet e pasura me vitaminë E, si lulelakra, ndihmojnë për të ulur rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve neurodegjeneratve, si alzheimer ose parkinsoni. Dozat e larta të ushqimeve të pasura në vitaminë E mund të ulin konsiderueshëm rrezikun e demencës dhe parkinsonit, thonë hulumtuesit shkencorë, Përmbajtja e lartë në antioksidues tek lulelakra, brokoli, lakra e perime të tjera ndihmon për të parandaluar sëmundjet neurodegjenerative. Konsumimi i lulelakrës mund të mbrojë pjesën e brendshme të arterieve. Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se një proteinë është pasive tek disa pjesë të arterive, duke i cenuar nga sëmundje të ndryshme. Pas disa eksperimenteve që kryen tek minjtë, shkencëtarët zbuluan se një përbërës kimik i quajtur ‘sulforafane’, që gjendet në mënyrë natyrale tek perime si lulelakra, mund të stimulojnë këtë proteinë dhe sigurojnë mbrojtje tek arteriet. Duke konsumuar lulelakër, ju pastroni njëkohësisht arteriet dhe ulni rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Një dietë e pasur në lulelakër dhe brokoli mund të ulë në mënyrë drastike gjasat për zhvillimin e kancerit të prostatës tek meshkujt.

 

LAKER JESHILE

 

Lakra është një super ushqim, në bazë të vlerave ushqyese që ajo ka është e pasur me shumë mineraleve dhe vitaminave. Lakra përmban pak kalori por shumë e pasur me vlera ushqyese (24 kcal/100 g), mesatarisht përmban: 92,52 për qind ujë, 1,21 për qind proteina, 0,18 për qind yndyrë dhe 2,3 për qind fibra. Një filxhan lakër përmban 15 kalori. Ajo është një ushqim i shkëlqyer për fëmijët. Lakra përmban Vitamina A, vitaminë C, vitaminë E, Vitamina B, proteina, kalcium, hekur, magnez, selen, fosfor, bakër, kalium, mangan etj. Secila prej këtyre lëndëve ushqyese është e vlefshme për rritjen dhe mirëqenjen e organizmit të fëmijëve. Vlerat për 150 gram lakër janë këto: Vitamine K 79%, Vitamine C 69%, Vitamine B6 20%, Mangan 14%. Fibra 14%., Bakër 9%, Vitamine B1 9%. Folate 9%, Kalium 8%, Fosfor 7%, Vitamine B2 7%, Selen 6%, Magnez 6%, Hekur 6%, Kalcium 6%, Acid pantenoik 5%, Proteina 5%, Vitamine B3 4%. Lakra përmban rreth 15 tipe fenolesh të cilët janë elementë që i japin asaj vlerat e një antioksidanti të fuqishëm. Si pasojë e kësaj shumë studime dëshmojnë se lakra e bardhë ka një efekt tepër pozitiv edhe në parandalimin e shumë sëmundjeve. Lakra ndihmon për të pastruar gjakun dhe për të hequr radikalet e lira dhe acidin urik nga trupi. Lakra është e pasur me vitaminë C, e cila është perfekte për funksionimin e imunitetit. Nivelet të tilla të larta të vitaminës C rigjenerojnë qelizat, bëjnë më shumë qeliza të bardha të gjakut. Eshte e pasur me vitaminë K, një vitaminë shumë e rëndësishme për rritjen e shëndoshë të kockave. I mbanë kockat e mineralizuara në mënyrë të shëndetshme. Lakra gjithashtu përmban sulfur, i cili njihet në rritjen e sistemit imun të trupit duke luftuar me infeksione mikrobike. Një ndër efektet pozitive që konsumi i lakrës ka është luftimi i inflamacioneve në organizëm. Lakra është e pasur me fibra dhe bën që trupi të jetë më i fortë. Lakra ndihmon që trupi të mbajë mjaftueshëm ujë, në mënyrë që të largojë më lehtësisht ushqimin nga zorrët.

 

LAKER BRUKSELI

 

Lakra e Brukselit është një ndër lakrat më të dobishme dhe të shëndetshme për trupin tonë, pasi kjo lakër ka vlera ushqyese më shumë se çdo lakër tjetër. Përmbajtja e tyre me proteina është me e lartë se 4%, hydrate të karbonit rreth 7,5%, yndyrë 0,5% . Është e pasur me vitamina A, B1, B2, C dhe me materie minerale (potasium, kalium, hekuri, magnez, bakri, sulfur). Shfrytëzohet si e freskët dhe në gjellëra të ndryshme.

 

PANXHARI

 

Ndërkohë që panxhari përmban sheqer më shumë se çdo perime tjetër në tryezë, ata janë më të ulët në kalori, yndyrë dhe kolesterol. Ata janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i fibrave, vitaminës C, magnezit dhe folatit, që ndihmon në krijimin dhe ruajtjen e ARN, qelizave të ADN-së si dhe parandalimin e anemisë. Ata gjithashtu përmbajnë kalium, i cili është i domosdoshëm për ndërtimin e muskujve dhe rregullimin e aktivitetit elektrik të zemrës dhe mangan, i cili ndihmon në ruajtjen e funksionit të muskujve dhe nervave, ndërtimin e kockave, rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe promovimin e një sistemi imunitar të shëndetshëm. Betaine, një aminoacid në panxhar, pengon formimin e komponentëve që shkaktojnë kancer, është mbrojtës kundër kancerit të zorrës së trashë dhe të stomakut.

 

RREPA E KUQE

 

Ndoshta nuk është i shijshëm si një gotë verë, por 500 ml lëng rrepe të kuqe në ditë, arrin të mbajë nën kontroll tensionin e gjakut, madje një orë pasi është pirë. Ky është konkluzioni i një studimi britanik, të publikuar në revistën “Hypertension”. Efekti dobiprurës i atribuohet nitratit, këmbëngulin studiuesit e “Barts and the London School of Medicine” dhe të “Peninsula Medical School”, që mund t’i japë shpejt rrugën trajtimit të hipertensionit. Në grupin e monitorimit nga studiuesit, jo vetëm që pasi pihej lëngu, mjaftonte një orë për të dhënë efekt, por efekti zgjaste dhe gjatë 24 orëve në vazhdim. Një rezultat mjaft domethënës, mbi të gjitha nën dritën e faktit se hipertensioni është përgjegjës për rreth 50% të problemeve kardiake dhe 75% të iktuseve. Një studim tjetër i kryer nga shkencëtarët amerikanë ka treguar se si nitratet po ashtu rrisin qëndrueshmërinë e organizmit.Testi ka treguar se si të rriturit që pinë 500 ml të lëngut nga rrepa e kuqe në ditë mund të ushtrojnë 16 për qind më gjatë se ata që nuk kanë konsumuar lëngun e rrepës së kuqe.Rrepa e kuqe preferohet të përfshihet në dietën e përditshme qoftë në formë sallate, lëngu ose në gjellëza, po ashtu është i mirë për rregullimin e sistemit tretës.Nga të gjithë ushqyesit, rrepa përmban më tepër karbohidrate (4.5%), pak proteina (1.9%) dhe shumë pak yndyrna (0.1%). Ajo është gjithashtu burim i madh i vitaminës C (62 miligram në 100 gram rrepë).

 

RREPA E BARDHE

 

Rrepa e bardhë është konsideruar gjithmonë si pjesë e kuzhinës “të varfër” por vlerat e tyre janë të shumta . Janë të pasura me vitamina B, C dhe acid folik. Gjithashtu janë të pasura me kripra minerale, hekur dhe potas. Mund ti përdorni si gjethet dhe rrënjët e tyre në supra të ndryshme, oriz apo në furrë.

 

LAKRA TURSHI

 

Edhe lakra e kuqe edhe ajo jeshile kanë shumë vitamina C (me zierje humben), kalcium, fosfor, kalium, hekur, bakër, zink, magnez, squfur, acid laktik, karoten, vitamina të grupit E, K dhe B. Vetëm në lakrën turshi është e pranishme edhe vitamina U, çudibërëse tek urthi në stomak. Lakra e pagatuar dhe në turshi parandalon avitaminozën, shëron mukozën e organeve tretëse dhe mbrojnë nga kanceri i gjirit. Bollëku mineraleve  dhe kaliumit nxisin sekretimin e ujit dhe shëron sëmundjet e krijuara me çrregullimin e metabolizmit (gihti dhe reuma), ndërsa squfuri lakrës i jep efekt antiseptik. Edhe lakra dhe rasoji (shëllira) ndihmojnë te kapsllëku kronik. Gjethet e freskëta dhe të shëndetshme përdoren edhe si kompresa. Duhen të lahen, të thahen, të hiqen pjesët e trasha, të zbuten dhe të nxehen pak para se të vihen në vendin e lënduar. Gjethet forcohen me fasha. Kompresat ndihmojnë të bronkiti dhe astma (duhen të mbahen gjatë natës), abscesi, i thati, dermatoza, plagët, djegiet, pickimet e insekteve dhe mavijosjet. Para vënies së kompresave plagën ose të thatin pastrojeni me alkool të lehtë ose çaj kamomili. Kompresat vendosen edhe në pjesën e stomakut te dhimbjet e ndryshme, inflamacionet dhe diarreja. Janë të dobishme edhe te inflamacioni i mitrës dhe menstruacionet e rënda. Lëngu i freskët i lakrës ndihmon edhe te bronkiti (me mjaltë), sëmundjet e zorrëve, i thati në stomak, problemet tretëse, kollitja, ngjirja e zërit, dhimbja e kokës pas dehjes, anemia. Lëngu vepron vetëm nëse është i freskët. E fitojmë ashtu që lakrën (500g) e pastrojmë, e presim, e kripim dhe e lëmë të qëndrojë. Masën e kullojmë me anë të një gaze të dyfishtë dhe shtojmë pak lëng limoni. Merret edhe në mes vakteve. Lakra në turshi duhet të hahet e pazier. Me zierjen humbet një pjesë e madhe e acidit laktik shërues dhe mund të nxisë gazra dhe ngërçe. Lakra turshi është e pasur me kalcium.E pazier është e shkëlqyeshme edhe kundër avitaminozës; te gjakderdhja e mukozës dhe lëkurës si dhe tek të plogështia e përgjithshme duhet të konsumohet çdo ditë. Më shëruese është nëse gjatë procesit të bërjes turshi shtohet një gjeth i hardhisë, rrush, copa të ftoit dhe mollës, misër, qimnon, kopër dhe pak kripë.

 

SPINAQI

 

Spinaqi është gjithashtu një burim i shkëlqyer me vitaminat A, K, C dhe acid folik, përveçse është një burim shumë i mirë me mangan, magnezi, hekur dhe vitaminën B2. Vitamina K është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe është e vështirë për të gjetur zarzavate me këtë vitaminë, përveç spinaqit. Një porcion me 100 gram spinaq ka 23 kalori, 3 gr proteina, 0 gr yndyrna, 4 gr karbohidrate dhe 2 gr fibër. Ai njihet për vlerat e tij ushqyese dhe është parë gjithnjë si një bimë me aftësi të jashtëzakonshme për të të kthyer energjinë, që rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut. E para është se është i pasur me hekur, i cili luan një rol kryesor në funksionimin e qelizave të kuqe të gjakut, që ndihmojnë në transportin e oksigjenit në trup, në prodhimin e energjisë dhe në sintezën e ADN-së. Ngjyra e errët jeshile e gjetheve të spinaqit tregon se ato përmbajnë nivele të larta të klorofilit dhe karotenoideve që promovojnë shëndetin e mirë. Këto lëndë ushqyese kanë aftësi anti inflamatore dhe janë veçanërisht të rëndësishme për një shikim të mirë. Spinaqi ka nivele të larta të hekurit, por jo aq shumë sa mendohej apo përflitej fillimisht. Ishte gabimi i një shkencëtari që e vuri pikën në vendin e gabuar të shifrës që bëri të gjithë botën të mendonte se spinaqi ishte një superfuqi hekuri. AgroWeb.org thekson se ka dy forma të hekurit në ushqime: ‘hekuri haem’ dhe ‘hekuri jo haem’. Hekuri haem gjendet në produktet shtazore dhe është forma që ka përmbajtjet më të larta të hekurit, ndërkohë që hekuri jo haem gjendet në produktet bimore (siç është dhe spinaqi). Njerëzit që vuajnë nga problemet e anemisë dhe gratë shtatëzëna inkurajohen që t’i përfshijnë gjethet e gjelbra në dietën e tyre për ta pasur atë sa më të balancuar. Spinaqi përmban një sasi të madhe oksalati, e cila është substanca bazë nga ku priren të formohen gurët në veshka. Njerëzit që kanë probleme me oksalatin dhe kanë gurë në veshka duhet ta evitojnë konsumin e spinaqit. Një ushqim me nivele të ulëta të oksalatit përmban më pak se 50 miligram oksalat në ditë dhe spinaqi ka më shumë se 50 miligram dhe duhet të evitohet. Spinaqi gjithashtu përmban nivele të larta të acidit oksalik, i cili nëse përdoret me tepri mund të bllokojë përthithjen e përbërëse të tjerë të rëndësishëm si kalciumi. Spinaqi i gatuar lehtë mendohet se ul përmbajten e acidit oksalik.

 

LULERADHIQE

 

Luleradhiqja përmban më shumë karoten se karota dhe është një burim i madh i vitaminave dhe mineraleve të ndryshme. Pjesët e gjelbra të luleradhiqes mund të përdoren në sallata, ndërsa vetë lulja thahet dhe përdoret për përgatitjen e çajit. Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm natyral. Lulerradhiqet japin 58% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C. Lulerradhiqet janë ndoshta burimet më të pasura të vitaminës K duke ofruar 650% të dozës së rekomanduar ditore. Vitamina K luan një rol të rëndësishëm në forcimin e kockave. Luleradhiqja ka veti natyrore diuretike. Çaji i saj ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat, përmirëson shëndetin e veshkave dhe të sistemit të pastrimit të organizmit. Çaji i luleradhiqes gjithashtu lehtëson problemet e tretjes dhe shërben si minimizues i rrezikut nga gurët në veshka. Për më tepër ky çaj bimor shërben për aftësimimin e organizmit për të nxjerrë nga trupi grumbullimet e dëmshme të rërës apo gurëve. Çaji i lulerradhiqes funksionon si rregullues i niveleve të kolesterolit në gjak dhe në këtë mënyrë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Tensioni i lartë i gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit janë shkaqet kryesore të problemeve të zemrës. Nëse vuani nga lodhja e tejzgjatur atëherë kjo e fundit mund të jetë një nga shenjat e para të çrregullimeve në mëlçi. Çaji i luleradhiqes përmirëson funksionin e mëlçisë dhe lehtëson lirimin e toksinave nga trupi. Vetitë e saj antioksidante zvogëlojnë rrezikun nga formimi dhe përhapja e qelizave të dëmshme në trup. Ky çaj gjithashtu rregullon procesin e tretjes dhe lehtëson problemet me këtë sistem. Në këtë mënyrë çaji i lulerradhiqes përdoret për humbjen natyrale të peshës pasi lehtëson djegien e kalorive. Çaji i luleradhiqes ofron një burim të mirë të hekurit, vitaminave dhe proteinave. Hekuri është një pjesë e rëndësishme e rruazave të kuqe të gjakut, ndërsa vitaminat dhe proteinat janë jetësore për prodhimin e tyre. Çaji i luleradhiqes gjithashtu ka funksion të mirë për qetësimin e problemeve të lëkurës. Ky çaj ka ndikim antimikrobial dhe antiviral dhe lëkurës i kthen një shkëlqim natyral dhe butësi.

 

SALLATE VALERIANA

Sallata valeriana është një bimë që rritet gjatë gjithë vitit dhe bën pjesë në familjen botanike Valerianaceae. Ajo rritet kryesisht si perime gjethore dhe në Shqipëri njihet edhe si sallata e misrit, sallata e fushës apo marulja e qingjit. Kjo marule rritet në tokë kryesisht të thatë dhe me pak lagështirë. Bima rritet nga 15 deri në 30 centimetra. Gjethet janë në ngjyrë jeshile të errët dhe kanë një shije karakteristike, të ëmbël dhe pak arrore. Lulet kanë pesë petale të bardha që formojnë figurën e hinkës 1.5-2 milimetra të gjatë. Frutat rrumbullake të valerianës janë me ngjyrë të verdhë.  Vlerat ushqyese Në 56 gramë të kësaj sallate gjenden 12 kalori, 1.12 gramë proteina, 0.22 gramë yndyrna të plota dhe 2.02 gramë karbohidrate. Në të njëjtën sasi të kësaj sallate gjenden 21.4 mg Vitaminë C, 1.22 mg hekur, 0.153 mg Vitaminë B6, 0.201 mg mangan, 0.075 mg bakër dhe 257 mg kalium. Sallata valeriane ndihmon në uljen e nivelit të triglicerideve, inflamacionit, rreziqeve të zemrës, kancerit dhe përmirëson nivelin e kolesterolit të mirë dhe trejtjen. Ajo përmban 30% më shumë hekur në krahasim me spinaqin. Ndihmon në zbutjenne stresit, depresionit dhe lodhjes. Gatuhet me avull dhe shtohet në sallata të ndryshme. Pacientët që vuajnë nga tensioni i lartë kanë shanse të larta për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Përfitimi i vitaminës C tek sallata valeriane ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Rrit imunitetin Vitamina A tek sallata valeriane zgjeron funksionet e sistemit imunitar dhe e mbron atë kundër infeksioneve duke aktivizuar kundërpërgjigjet limfatike ndaj antigeneve. Për më tepër, ajo promovon funksionet e qelizave të bardha të gjakut dhe parandalon hyrjen e baktereve në organizëm duke u transformuar në një mburojë të dyfishtë. Mungesa e hekurit rrit shanset për lindje të parakohshme dhe lindje nënpeshë të fëmijës. Marrja e hekurit që gjendet tek sallata valeriane ndihmon në uljen e shanseve për lindjen e parakohshme me 10.2 përqind.Përshpejton metabolizmin. Vitamina B6 ka aftësinë të metabolizojë të gjithë ushqyesit dhe të përthithë prej tyre energjinë që i nevojitet trupit. Kjo vitaminë është shumë e dobishme për të gjithë procesin e metabolizmit të vitaminave, yndyrnave, karbohidrateve dhe amino acideve. Forcon shëndetin e trurit. Vitamina B6 që gjendet tek marulja e qingjit ndihmon funksionet dhe zhvillimin e trurit. Studimet kanë treguar që pamjaftueshmëria e vitaminës B6 kontribuon në sëmundjen e Alzheimerit, sklerozës dhe problemeve me zhvillimin dhe funksionet e trurit. Vitamina B6 ka një ndikim të jashtëzakonshëm në të gjitha këto funksione, kryesisht duke mbajtur nën kontroll nivelin e homocisteinës, që është një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës dhe dëmtimeve të neuroneve. Sallata valeriane është e pasur me mangan, një mineral i domosdoshëm për formimin e enzimave të tretjes, të cilat transformojnë amino acidet e proteinave në sheqer dhe ekuilibrojnë nivelin e sheqerit në gjak. Mangani ndihmon në parandalimin e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak që në vetvete shkakton diabet.

 

QEPA E NJOME

 

Janë të njohura thëniet popullore se me ngrënien e qepës bëhemi më të fuqishëm dhe të shëndoshë, por edhe shkenca e ka vërtetuar këtë. Dobitë e qepes janë të shumta: – Qepa ndikon në rritjen e rezistencës së trupit. – Qepa ul dhe normalizon tensionin e gjakut. Specialistët pohojnë se qepa forcon zemrën, hap oreksin dhe lëngu i saj ngordh bakteriet, që ndodhen në trup. – Qepa është e dobishme edhe ndaj anemisë. Ajo gjithashtu ngordh parazitët, që ndodhen në zorrë dhe ndihmon jashtëqitjen. – Nxjerr jashtë trupit substancat e dëmshme, pakëson lodhjen e trurit, normalizon të rrahurat e zemrës. – Parandalon sëmundjen e prostatit, nadlon kollin dhe pastron bronket. Eshtë shumë e dobishme në krizat e asmës. Ul sasinë e sheqeit në gjak. – Qepa ndikon gjithashtu dhe për efikasitetin e mirë të sistemit urinar, të prostates, etj. Studiues të shumtë kanë vënë re se qepa është shumë e nevojshme për njerezit që vuajnë nga diabeti, pasi ul përqindjen e glukozës në gjak. Ajo që është me interesante eshte roli i saj në parandalimin i semundjeve kardio-vaskulare, ku bije ne sy roli i substances se saj qe quhet “quercetine”, nje lloj mbrojtesi kardio-vaskular, veçanërisht kundër aterosklerozes. Qepa përmban në vetvete substanca squfuri, çka bën që kur e presim atë me thikë për ta gatuar, avujt e squfurit, në kontakt me sytë, bëjnë që ata të përloten. Spitali “Anderson Hospital” dhe “Tumor Institute” kane arritur te vecojne nga qepa nje substance te quajtur “propylsulfide” me një veprim të jashtëzakonshëm kundër kancerit. Por kështu dhe Shkolla e Mjekësisë dhe Stomatologjise së Harvard-it ne SHBA, ka zbuluar se duke shtuar një substance të qepës mbi qelizat kanceroze të marra nga goja e sëmurë me kancer të një kafshe, kjo lëndë e ka frenuar në mënyrë të habitshme shumëzimin e disa qelizave si dhe shkatërrimin e disa të tjerave. – Cilësitë e mrekullueshme të qepës i ka vënë në dukje dhe prof. Victor Gurewich , i cili zbuloi për herë të parë komunitetit shkencor ndërkombetar se qepa ishte e afte të kompensonte dëmtimet që sillte në gjak një ushqim i yndyrshem. Kjo u vertetua dhe nga universiteti amerikan “George Washington” i Bostonit, duke shtuar se substancat e qepes nuk lejojnë krijimin në gjak të mpiksjeve ne forma trupash të vegjël, të cilat bllokojne arteret duke shkaktuar aksidente vaskulare apo cerebrale, si trombozat, etj. Efekte të veçanta të qepës janë vënë re në luftën kundër kancerit të zorrës së trashë dhe parandalimit të tij. Instituti i Farmakologjisë “Mario Negri” të Milanos, në bashkëpunim me një grup studiuesish zviceranë, përmes 8 studimeve të ndryshme rezultoi se njeriu qe ha 7 herë në javë qepë e ul ne 50% mundësinë e prekjes nga kanceri.

 

HUDHRA E NJOME

 

Vlerat shëndetësore të hudhrës së njomë Hudhra e njomë është pjesë e kurave më të njohura popullore kundër disa problemeve shëndetësore. 1. Forcon sistemin imunitar: Ky fakt përbën ndoshta një nga avantazhet më të mëdha të hudhrës së njomë. Kjo barishte përmban alicinë, një përbërës i sulfurit që aktivizon të gjithë mekanizmat e përgjumur të mbrojtjes së organizmit tonë. 2. Antibiotik natyral: Hudhra e njomë lufton bakteret dhe inflamacionet e ndryshme, duke e ndihmuar trupin të mbrohet nga infeksionet. 3. E pasur me hekur: Hudhra e njomë është fantastike për njerëzit që vuajnë nga anemia apo numri në zbritje i rruazave të gjakut. Kjo barishte pranverore është e mbushur me hekur që e bën ideale për këtë stinë dhe jo vetëm. 4. I bën mirë zemrës: Hudhra e njomë përmban polysulfide që mbron zemrën nga sëmundjet e ndryshme. Barishtja e preferuar pranverore i jep organizmit shumë avantazhe kundër goditjeve të përditshme sepse përmban mangan. Ky mineral arrin të ekuilibrojë nivelet e kolesterolit të mirë në trup. 5. Lufton sëmundjet gastrointestinale: Përveç aftësive për të luftuar të ftohtin dhe kollën, hudhra e njomë është e shkëlqyer për të trajtuar dhe luftuar mikrobet apo infeksionet në sistemin tretës. Si ta përzgjidhni hudhrën e njomë Mënyra më e mirë për të përzgjedhur hudhrën e njomë është ta nuhasni atë. Nëse aroma është e kënaqshme dhe i përafrohet më shumë hudhrës se qepës së njomë, atëherë po merrni produktin e duhur. Si ta ruani Hudhra e njomë duhet ruajtur në frigorifer dhe mund të qëndrojë nga 5 deri në 7 ditë. Përdorimet në kuzhinë • Barishtja e njomë ka një shije të moderuar ndaj përshtatet mirë me sallatat dhe perimet e kavërdisura. • Hudhra e njomë mund të shtypet bashkë me specat djegës dhe kripën për të bërë një salcë që i jep një shije shtesë çdo gatimi. • Hudhra e njomë mund të përdoret në gatimet me oriz, makarona dhe salcat shoqëruese. • Hudhrën e njomë mund ta bashkoni me spinaqin apo me çdo barishte tjetër dhe me to të bëni një supë të shijshme.

 

KOPER

 

Kopra përmban fibra thelbësorë, që jo vetëm ulin nivelin e kolesterolit, por edhe ndihmon në largimin e toksinave nga sistemi tretës. Shija dhe aroma e saj janë shumë të veçanta dhe të ndryshme nga çdo barishte tjetër. Degët, farat dhe kërcelli i koprës janë përdorur që në mjekësinë e lashtë kineze për të trajtuar problemet të shumta shëndetësore. Që në lashtësi kopra është përdorur për të rritur oreksin dhe për të shtuar qumështin e gjirit tek nënat lehonë. Vaji i koprës është përdorur për të shuar dhimbjet e stomakut, ndërkohë që çaji i përgatitur nga farat e koprës bën mirë kundër pickimit të insekteve, helmimeve nga ushqimi dhe dhimbjeve të fytit. Vlerat shëndetësore të koprës shkojnë më tej. Ajo ofron çlirim nga simptomat e anemisë, mungesës së tretjes, konstipacionit, diaresë, çregullimet respiratore, çregullimet menstruale dhe ndihmon me shikimin. Esenca e koprës përdoret gjërësisht në shpëlarësat e gojës, pastat e dhëmbëve, ëmbëlsirat, etj. Kopra është e pasur me hekur dhe amino acide që ndihmojnë me trajtimin e anemisë. Këto amino acide stimulojnë prodhimin e hemoglobinës dhe në formimin e një sërë përbërësve të tjerë të gjakut. Në Indi, njerëzit e kanë traditë të përtypin fara kopre pas çdo vakti për të lehtësuar tretjen dhe eliminuar erën e keqe të gojës. Përbërësit që gjenden në vajin e koprës stimulojnë sekrecionin e lëngjeve të tretjes dhe gastritit, zvogëlojnë inflamacionin në stomak dhe në zorrë dhe përshpejtojnë përthithjen e duhur të përbërësve të nevojshëm në gjak. Kopra arrin të mbrojë organizmin nga shumë shqetësime të zorrëve. Kopra është mjaft popullore kundër gazrave në stomak. Ekstraktet e koprës mund të përdoren që nga fëmijët deri të moshuarit për të hequr gazrat e tepërt në stomak dhe reduktuar fryrjet. Farat e koprës, sidomos varianti pluhur i saj kanë veti laksative. Ato pastrojnë zorrët dhe i vënë ato në lëvizje duke shëruar nga konstipacioni. Koprën e gjejmë në shumë ilaçe për dhimbjet e barkut, diaresë, dhe sëmundje të zorrëve. Siç e thamë edhe më lart, kopra është një burim i jashtëzakonshëm i fibrës dhe mban kolesterolin në gjak në nivele të kënaqshme. Në këtë mënyrë ajo ruan zemrën nga shumë sëmundje. Falë përmbajtjes së pasur të një sërë flavonoidësh, kopra ofron mbrojtje kundër efekteve të rrezikshme të radiacionit gjatë trajtimeve të kemioterapisë. Farat e koprës mendohet të kenë efekt parandalues ndaj një sërë tumoresh të gjirit dhe të mëlçisë. Kopra është një burim i pasur i kaliumit që është shumë i nevojshëm për një sërë proçesesh të organizmit. Ky element ul tensionin në enët e gjakut. Tensioni i lartë është fajtor për sëmundjet e zemrës dhe arterosklerozën. Pacientët, që vuajnë nga diabeti, janë të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut, sepse ai bën menaxhimin e niveleve të glukozës dhe insulinës mjaft të vështirë duke shkaktuar kështu komplikacione vdekjeprurëse. Pak kopër në ditë dhe organizmi juaj do të ketë një dozë të mirë kaliumi me gjithë përfitimet që vijnë prej tij, që përfshin edhe furnizimin e pasur me oksigjen të trurit. Një filxhan me kopër përmban 20% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C që përmirëson sistemin imunitar, rregullon problemet e lëkurës, ndihmon në formimin e kolagjenit dhe mbron nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira që çojnë në sëmundjet e zëmrës. Kopra është dhe duhet të jetë një barishte shumë e dashur për femrat. Ajo rregullon dhe lehtëson simptomat e menstruacioneve dhe hormonet në trupin e femrës. Kopra mund të përdoret për të çliruar nga simptomat e menopauzës. Përdorimi i koprës në dietën tuaj, mbron sytë nga inflamacioni dhe nga çrregullime që kanë të bëjnë me moshën. Siç e thamë, kopra është e pasur me antioksidantë dhe amino acide që rinojnë indet, por edhe me elementë që kanë funksion detoksifikues. Këto elementë përfshirë mineralet e çmuara gjenden me bollëk tek vaji esencial i koprës. Lëngu nga gjethet e koprës mund të përdoret direkt në sy për të shëruar nga irritimet dhe lodhjet e syrit. Kopra përdoret gjërësisht edhe për problemet respiratore përfshirë broikitin dhe kollën. Farat e koprës shpërbëjnë sekrecionet dhe largojnë toksinat nga fyti dhe hunda duke bërë shërimin më të shpejtë. E fundit por jo nga rëndësia, flavonoidët që gjenden tek farat e koprës rrisin sasinë e estrogjenit në trup dhe shërbejnë si stimulantë dhe tonikë. Farat e koprës rrisin masën e gjoksit tek femrat sepse rrisin formimin e qelizave të reja dhe indeve në pjesën e gjoksit. 

AGRUMET

Përfitimet që marrim nga agrumet janë shumë dhe përfshijnë shumë aspekte të shëndetit. Vitamina C është ajo që dimë më shumë për portokallin por kjo nuk është vlera e vetme e saj. Në 100 g portokall kemi 8 g. karbohidrate, fibra 1.6 g dhe 34 kalori. Me këtë sasi përmbushen 50% e kërkesave të përditshme të vitaminës C. Portokallet janë të pasura me element të shumtë që kanë efekt citotoksik kundër qelizave të kancerit. Nga studimet e fundit besohet se agrumet janë në gjendje për të luftuar tumoret e lokalizuara në mushkëri, lëkurë, stomak dhe në zorrë. Ndikojnë dukshëm në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në trup, prania e të cilit reduktohet për shkak të sasisë së lartë të fibrave të tretshme, të pranishme tek agrumet. Prania e lartë e vitaminës C tek portokalli lufton radikalet e lira të cilat konsiderohen përgjegjës për disa sëmundje kronike ndër të cilat dhe disa forma të kancerit dhe çrregullimeve kardiovaskulare. Pirja e lëngut të portokallit na ndihmon për të mbrojtur veshkat dhe për të zvogëluar rrezikun e gurëve në to. Përmbajtja e kaliumit tek portokalli është një aleat i mirë për mbrojtjen e zemrës, duke pasur parasysh faktin se një mungesë e mundshme mund të çojë në ndryshime të ritmit kardiak të njohur si aritmi. Lëkura e portokallit është e pasur me beta-karotene e cila na ndihmon për t’u mbrojtur qelizat nga plakja.

 

KIVI

Kivi përmban sasi të lartë të fibrave të cilat përmirësojnë sëmundje të tilla, si: diabeti, zvogëlon nivelin e kolesterolit, përmirëson kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe ul probabilitetin e sulmeve të zemrës. Kivi është i pasur me vitamina të shumta, në veçanti të vitaminës C, kalium dhe një sasi të mirë të betakarotenit. Konsumimi i kivit është qartësisht një zgjedhje e shëndetshme, dhe kjo është veçanërisht e dobishme pasi pengon një sërë sëmundjesh dhe bëhet aleat i shëndetit tonë. Ky frutë përmban sasi të madhe të vitaminës C, E dhe A. Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në ujë e është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira, përmirëson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë kundër të gjitha llojeve te sëmundjeve. Ka vlera të shumta ushqyese, përzierja unike e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në kivi ndihmon kundër sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. Përzierjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi funksionojnë pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu, ndihmojnë shëndetin vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut, zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së shtypjes se gjakut. Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADN-së, por gjithashtu, ndihmon qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten. Është e rëndësishme të theksohet se kivi përmban një sasi të madhe të vitaminës C, E dhe A. Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në ujë e është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira, përmirëson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë kundër të gjitha llojeve të sëmundjeve, që nga problemet kardiovaskulare, kancere, si dhe obezitetin. Vitamina E është vërtetuar të ketë efekte të ngjashme, por është i tretshëm në yndyrë dhe kështu është ndihmës për vitaminën C në funksionet e saj. Frutat e kivit i përmbajnë të dyja këto vitamina në sasi të lartë, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur trupin tonë nga radikalet e lira. Kivi përmban sasi të lartë të fibrave të cilat përmirësojnë sëmundje të tilla si diabeti sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kancerin e zorrës së trashë sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe na ndihmojnë t’i dëbojnë ata. Fibrat gjithashtu janë provuar se zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe ul probabilitetin e sulmeve të zemrës. Vitamina E është vërtetuar të ketë efekte të ngjashme, por është i tretshëm në yndyrë dhe kështu është ndihmës për vitaminën C në funksionet e saj. Frutat e kivit i përmbajnë të dyja këto vitamina në sasi të lartë, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur trupin tonë nga radikalet e lira. Kivi përmban sasi të lartë të fibrave të cilat përmirësojnë sëmundje të tilla si diabeti sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kancerin e zorrës së trashë sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe na ndihmojnë t’i dëbojnë ata. Fibrat gjithashtu janë provuar se zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe ul probabilitetin e sulmeve të zemrës. Ngrënia e frutave kivi është e qartë për një zgjedhje të shëndetshme, dhe kjo është veçanërisht e dobishme pasi pengon astmën. Ndalon kollitjen sidomos te fëmijët. Mbron ADN-së tonë nga mutacionet. Siguron një sasi antioksidantësh dhe vitamina. Ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë në saje të përmbajtjes së lartë të fibrave. Kivi përmban sasi të lartë të fibrave të cilat përmirësojnë sëmundje të tilla si diabeti sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kancerin e zorrës së trashë sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe na ndihmojnë t’i dëbojnë ata. Fibrat gjithashtu janë provuar se zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe ulin probabilitetin e sulmeve të zemrës Ngrënia e frutave kivi është e qartë për një zgjedhje të shëndetshme, dhe kjo është veçanërisht e dobishme pasi pengon astmë. Ndalon kollitjen sidomos te fëmijët. Mbron ADN-së tonë nga mutacionet. Siguron një sasi antioksidantësh dhe vitaminash. Ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë në saje të përmbajtjes së lartë të fibrave.

 

 

PORTOKALLI

 

Portokalli përmban shumë vlera ushqyese, pasi është i pasur me vitamina A, B, C, P, fosfor etj. Ky frut ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Portokalli është i pasur me fibra dhe ka një indeks të lartë glicemie, që e bën atë një mundësi të mirë ushqimi për diabetikët. Lëngu i portokallit gjendet në krye të listës së lëngjeve që janë më të konsumuara, pasi ai ka një vlerë të madhe ushqyese për organizmin.Ndihmon në forcimin e imunitetit: Një portokall i vetëm mund të plotësojë më shumë se 100% të kërkesës sonë të përditshme për vitaminën C. Ky ushqyes jetik ndihmon në përmirësimin e imunitetit, duke na mbajtur larg nga sëmundjet dhe infeksionet. Gjithashtu, lëngu i portokallit ndikon pozitivisht edhe te flokët dhe u jep fortësi dhe elasticitet, forcon thonjtë dhe u jep shkëlqim.

 

MANDARINA

Mandarina është fruti i sezonit dhe si pjesë e familjes së agrumeve përmban vlera të larta ushqyese. Me konsumimin e këtij fruti trupi ynë merr vitaminën A, B1- B2-B3, vitaminën C dhe po kështu kalcium, hekur, proteina, sheqer dhe ujë. Përveç këtyre vitaminave dhe minerale, mandarina është burim i pasur me folate dhe beta-karroten, çka i shton përfitimet shëndetësore të saj. Falë përbërësve të saj, mandarina është aleate e kockave dhe mirëfunksionimin e zemrës dhe zorrëve, ndërsa ndihmon në luftën kundër shumë sëmundjeve. Mandarinat pa frikë mund të quhen agjentë të pastrimit të gjakut pasi ato ndihmojnë në nxjerrjen e substancave toksike dhe të padëshirueshme nga trupi, Mandarinat stimulojnë ndarjen e qelizave dhe gjenerojnë qeliza të reja. Mandarina është e njohur edhe për tonifikimin e sistemit nervor dhe ndihmon për një qëndrim më aktiv gjatë ditës. Mandarinat ndihmojnë në tretjen e ushqimit, mbajne ekuilibrin e drejtë midis acidit dhe qetëson të gjitha infeksionet e stomakut dhe inflamacionet. Mandarina është një burim i mirë i vitaminës A, ndaj dhe nëse vuani nga ndonjë problem i lëkurës, rekomandohet konsumimi i këtij fruti dhe aplikimi i produkteve që janë derivate të kësaj vitamine. Kur është fjala për shërimin e plagëve dhe dëmeve të tjera të lëkurës, vitamina A është e domosdoshme për këto, pasi ndihmon lëkurën të rindërtojë indet.

Vlerat ushqyese për çdo 100 gr mandarina :Ujë 81,4 g, Karbohidrate 17,6 g, Sheqer 17,6 g, Proteina 0,9 g, Yndyra 0,3 g, Kolesterol 0 g, Fibra 1,7 g,Kalium 210 mg, Hekur 0,3 mg, Kalcium 32 mg, Fosfor 19 mg, Vitaminë B1 0,08 mg, Vitaminë B2 0,07 mg,Vitaminë B3 0,3 mg.Vitaminë A 18 mg,Vitaminë C 42 mg

 

LIMONI

Limoni jeshil dhe ai i verdhe jane  agrume kokërrvogël, me lëkurë dhe tul në ngjyrë të gjelbër. Tuli i limonit jeshil është i thartë por ky frut përmban dyfishin e lëngut në krahasim me limonin kokërrmadh me ngjyrë të verdhë. Lëngu i limonit jeshil është pjesë e pijeve më të mira që shuajnë etjen. Përmbajta e acidit te limoni jeshil ngadalëson oksidimin që ndodh te frutat dhe perimet e prera, të cilat kanë tendencën të nxihen. Rrjedhimisht, lëngu i limonit jeshil parandalon çngjyrosjen e frutave dhe perimeve duke ruajtur cilësinë e tyre. Limoni jeshil përmban më shumë vitaminë C se sa limoni i verdhë. Një gotë me ujë të ngrohtë, lëng limoni jeshil dhe një lugë çaji me mjaltë përbën kurën ideale kuundër të ftohtit dhe kollës së thatë. Lëngu i limonit jeshil është fantastik për rastet kur ndiheni sikur keni mangësi vitaminash dhe lodhje. Përmbajtja e pektinës tek pjesa e tulit ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak.Vitamina C që gjendet tek limoni jeshil rrit rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve, përshpejton shërimin e plagëve dhe parandalon dëmet në sy. Ajo gjithashtu ndihmon në shëndetin e dhëmbëve dhe kockave në trup. Parandalon prishjen e dhëmbëve, karieve dentare, dhimbjeve të dhëmbit, gjakosjes së mishrave të dhëmbëve dhe brishtësinë e kockave. Lëkura e limonit përmban një lloj vaji që përdoret në mjekësi për përmirësimin e tretjes. Kryesisht lëkura e limonit jeshil është plot vlera në trajtimin e çrregullimeve me tretjen. Lëngu i limonit jeshil ndihmon kundër konstipacionit, sidomos nëse pihet në mëngjes i shoqëruar me ujë të vakët.Acidi citrik tek limoni jeshil ndërvepron më së miri në kurimin e ulçerës peptike.  Nëse vuani nga pezmatimi i syrit mund të hidhni në sy disa pika me lëng limoni të përzier me ujë të vakët. Për më tepër, ju mund ta përzieni lëngun e limonit jeshil me ujë të pastër trëndafili në sasinë 1 me 4, dhe ta përdorni për rastet e kataraktit të syve të shkaktuar nga plakja. Lëngu i limonit i tretur në ujë të ngrohtë është me vlera edhe kundër cisteve dhe hemoragjisë. Ky lëng i ëmbëlsuar me mjaltë duhet pirë çdo mëngjes me stomak bosh kundër obezitetit. Limoni jeshil përmban limonenë, një substancë fitokimike, që luan rol pastrues dhe detoksifikues kundër helmimit nga bakteret. Lëkura e limonit përdoret për të zbutur dhe ushqyer lëkurën e thatë, duke i kthyer asaj butësinë dhe shkëlqimin e munguar.

 

QITRO

 

Qitro është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës A dhe C. Ajo gjithashtu përmban acid pantotenik, bakër, fibra, potas, biotinë dhe vitamin B1. Vitamina C që gjendet me bollëk tek qitroja ndihmon sistemin imunitar. Ushqimet e pasura me vitaminën C, siç është qitroja ndihmojnë në luftimin e virozave, të ftohtit dhe gripit. Ngjyra rozë e ndezur ose e kuqe tek tuli i qitros vjen si pasojë e pigmentit likopen. Ky i fundit nuk gjendet tek qitroja me tul të bardhë. Pigmenti është i njohur për aftësitë anti-kancerogjene dhe ka kapacitetin më të lartë për të luftuar radikalet e lira që dëmtojnë qelizat në trup. Qitroja përmban pektinë, një fibër e tretshme që njihet për aftësitë në uljen e kolesterolit. Qitroja me tul të bardhë dhe qitroja me tul të kuq duhet të përdoren për të ulur nivelin e kolesterolit të keq. Qitroja me tul të kuq ndihmon gjithashtu në uljen e triglicerideve. Ata që vuajnë nga gurët e veshkave nuk duhet ta ndajnë qitron nga ushqimi i tyre. Një studim i British Journal of Nutrition zbuloi se kur femrat konsumonin deri në një litër lëng qitroje, molle dhe portokalli në ditë, ishin ndjeshëm më pak të rrezikuara nga formimi i gurëve në veshka.

 

MOLLET

Të shijshme, plot lëng dhe të ëmbla janë mbiemrat që përdoren për të përshkruar mollët. Janë padyshim dhe një nga “snack-et” e preferuar për udhëtime të shkurtra apo të gjata. Mollët janë jashtëzakonisht të gjithanshme. Përpos niveleve të larta të vitaminës C, mollët gjithashtu sigurojnë vitaminë A si një antioksidant të fuqishëm për të ndihmuar në rezistimin ndaj infeksionit dhe eliminimin e radikalëve të lirë që shkaktojnë inflamacion. Ato gjithashtu përmbajnë një sasi të konsiderueshme të fibrave, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e absorbimit të kolesterolit LDL (të keq). Mollët janë një burim i mirë i vitaminave komplekse B, si riboflavina (vitamina B2), tiamina (vitamina B1) dhe piridoksina (vitamina B6), të cilat së bashku lëshojnë fuqinë enzimatike për të mbështetur metabolizmin dhe funksionet e tjera jetësore brenda trupit. Minerale të tjera në mollë përfshijnë hekur, bakër, zink, fosfor, kalcium dhe kalium, të cilat janë komponentë të rëndësishëm për të ndihmuar në kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut. Janë të gjitha këto arsye por dhe më shumë, që bëjnë që molla të quhet “një super ushqim”. Kujdes: Mollët janë një nga ushqimet që ndoten më së shumti nga pesticidet kështu që më mirë të blihen organike. Të paktën një studim tregon se flavonoidet dhe nitratet në mollë mund të mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare duke ulur presionin e gjakut, si dhe duke përmirësuar funksionin endotelial për të rregulluar rrjedhjen e gjakut. Flavonoidet janë një nga “phytochemicals” më të rëndësishëm që gjenden në mënyrë natyrale në fruta, perime, dhe bimë të ngrënshme. Studimet gjithashtu tregojnë një lidhje midis konsumit të mollës dhe një rreziku të reduktuar të kancereve të caktuara, veçanërisht të kancerit kolorektal, për shkak të përmbajtjes së lartë të flavonoideve që clirojnë aktivitetin antioksidues. Molla rezulton se përmban më shumë antioksidantë se çdo ushqim tjetër. Interesante gjithashtu, është gjetja se asnjë frut tjetër nuk është i lidhur me ndryshimin e rreziqeve të kancerit kolorektal: “Sa më i lartë konsumi, aq më i madh është ndikimi.”

DARDHA

Dardha jo vetëm që ofron shije shumë të ëmbël , por ky frut ju ndihmon të parandaloni edhe një sërë sëmundjesh.Shumë studime kanë evidentuar se dardha është një frut me vlera të larta ushqyese, që e ndihmon organizmin në disa aspekte. Me lëngun e dardhës mund të qetësoni fytin e irrituar nga kolla.Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrë të trashë. Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare.Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës. Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. Ka gjithashtu folate, bor dhe fruti lidhet me parandalimin e osteoporozës. Dardha ul kolesterolin në gjak.Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me veprimtari ushqimore antioksidantësh. Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut.Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të kyçeve.

© PHD ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!