Projekt ” Per nje stile jetese te Shendetshem” me gjimnazistet e Petro Nini Luarasi

Projekt ” Per nje stile jetese te Shendetshem” me gjimnazistet e Petro Nini Luarasi

Albanian Lifestyle Medicine Association me Presidente Anila Kalleshi – dietologe klinike dhe Gjimnazi Petro Nini Luarasi dhe Shkolla 9 vjecare Edith Durham organizuan eventin “Pēr një stil jetese te shëndetshëm “
Dy shkollat u vleresuan si anetare te nderit tê Albanian Lifestyle Medicine Association ALMA pēr kontributin e cmuar me nxenesit ne edukimin ne menyren e te ushqyerit dhe stilin e shëndetshëm te jeteses.


Aktiviteti fizik luan një rol thelbësor në shëndetin, mirëqenien dhe cilësinë e jetës, dhe është veçanërisht i rëndësishëm për fëmijët dhe të rinjtë.
Të qenurit aktiv është një zgjedhje e shëndetshme për fëmijët dhe të rinjtë. Ata kanë nevojë të lëvizin më tepër se të rriturit, prandaj inkurajojini të marrin pjesë në aktivitetet që pëlqejnë. Një stil jete aktiv me të paktën 60 minuta aktivitet fizik në ditë sjell mjaft përfitime në shëndet, si dhe ndihmon fëmijët dhe të rinjtë të kultivojnë sjelljet e shëndetshme edhe në të ardhmen.

Sa aktivitet fizik duhet të kryejnë fëmijët dhe të rinjtë? Të rinjtë e moshës 12-18 vjeç duhet të kryejnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik të moderuar çdo ditë. Por nëse bëjnë më shumë aq më mirë do të ishte për shëndetin e tyre.
Ide për të inkurajuar jetesën aktive
• Ecja për në shkollë.
• Vrapimi, shëtitja me biçikletë apo patina.
• Shëtitja me qenin në park.
• Mospërdorimi i ashensorit.
• Krijimi i kushteve dhe inkurajimi i kërcimit me muzikën e tyre të preferuar.
• Frekuentimi i kurseve apo klubeve për sportet e parapëlqyera. Zëvendësimi i
kohës së shpenzuar para kompjuterit apo televizorit me aktivitete në lëvizje.
• Regjistrimi në ekipet sportive të shkollës.
• Frekuentimi i këndeve të lojërave apo parqeve.

Po cili eshte perfitimi nga aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shendetshme?
• Kocka më të forta dhe muskuj të shëndetshëm.
• Një zemër më të fortë.
• Një zhvillim dhe rritje të shëndetshme.
• Rritje të përqendrimit.
• Përmirësime të fizikut.
• Rezultate më të mira në mësime.
• Përmirësim të vlerësimit për veten.
• Zvogëlim të stresit.
• Mundësi për t’u shoqëruar apo krijuar miqësi me bashkëmoshatarët.

error: Nuk lejohet kopjimi!