Përshkrimi i trajtimeve alternative

Përshkrimi i trajtimeve alternative

 


Akupresura

Akupresura është një formë e akupunkturës, por në vend të futjes së gjilpërave në pika specifike të trupit, akupresura përdor shtypjen manual në pikat specifike, për të arritur rezultatet e njëjta. Edhe pse komplikimet që mund të vijnë nga akupunktura janë ekstremisht të rralla, infeksionet kanë mundësi të ndodhin sidomos nëse gjilpërat janë ri-përdorur ose nuk janë sterilizuar si duhet. Akupresura  sidomos, nuk mbart asnjë rrezik nga infeksioni sepse nuk përdoren gjilpëra. Akupresura ka gjithashtu shumë benefite të tjera. Mund të mësohet me lehtësi ose të administrohet vetë. Akupresura është një teknikë vetë-shëruese në të cilën presioni aplikohet nga majat e gishtërinjve ose nga gishtërinjtë e mëdhenj në rreth 360 pika specifike të trupit të njohura si aku-pika, duke punuar nga maja te fundi, nga para –mbrapa, në balancimin e rrjedhës së energjisë së meridianëve dhe në stimulimin e funksioneve të organeve, të cilët promovojnë balancim dhe shërim.
Pikat Aku janë të lokalizuara në të gjithë trupin, afër sipërfaqes së lëkurës. Të aplikoni presion në to, ka efekte specifike në organet dhe sistemet e trupit. Kjo stimulon një përgjigje  te meridianët që shkaktojnë stres fizik, mendor dhe emocional. Kjo është një metodë shumë efektive e vetë-shërimit që kërkon një studim të vogël, pa pajisje dhe mund të bëhet kudo.

Akupunktura
Një teknikë që vendos gjilpërat në pika të caktuara në trup si një trajtim për shumë gjendje shëndetësore. Akupunktura është përdorur në Kinë për mijëra vjet dhe në Evropën Perëndimore për disa qindra vjet. Akupunktura erdhi në Amerikë në vitet e fundit të 1800-s, kur “ Sir William Osler’s Principles and Practice of Medicine”-një libër mjekësor amerikan i publikuar më 1892- rekomandoi  Akupunkturën si trajtim për lumbago-n, ose dhimbjen e fundit të shpinës.  Teoria e Akupunkturës pohon që energjia  rrjedh përgjatë 12 rrugëve ose meridianëve, që korrespondon me organet dhe sistemet e trupit. Vendosja e gjilpërave nën lëkurë në pikat-aku, mund të balancojë rrjedhjen e energjisë kudo në trup dhe të parandalojë sëmundjet që të kristalizohen në formë fizike. “The World Health Organization” ka identifikuar rreth 40 gjendje shëndetësore që mund të kenë benefite nga Akupunktura duke përfshirë migrenën, sinozitin, astma, varësi, paralizat nga goditjet, osteo-artrititin, skiatika dhe sëmundjet e ndikuara nga mjedisi që shkaktohen nga toksiteti.

Aromaterapi
Aromaterapia është një “mjet” i butë, jo-toksik, i këndshëm dhe i fuqishëm për shëndetin. Eshtë i bazuar në vetitë shëruese të vajërave esencialë, të nxjerra si ekstrakt nga lulet, bari dhe barnat, të cilat aplikohen lokalisht, të shpërndara në ajër ose në mënyra të tjera të përdorura në mënyrë terapeutike.
Aromaterapia është e gjithanshme pasi mund të përdoret për të çliruar pakënaqësitë emocionale dhe mendore si dhe dëmtimet fizike. Aromaterapia i ka rrënjët në praktikat e lashta shëruese të civilizimeve më të vjetra njerëzore të disa mijëra vjet më parë. Vajërat esencialë nga barnat dhe lulet zakonisht u nxirret ekstrakti nga distilimi por shumë të tjerë mund të ekstraktohen me tretës të paqëndrueshëm siç është alkooli dhe më pas distilohen. Veprimi i këtyre vajërave esenciale përshkruhen në të njëjtën terminologji që përdoret në mjekësinë herbale. Pak informacion ose edukim është i nevojshëm për të garantuar siguri dhe efektivitet nga përdorimi terapeutik.

Ayurvedike
Ayurveda besohet të jetë sistemi më i vjetër mjekësor që në  fillimet e para të mjekësisë, duke datuar të paktën, para 5000 vjetësh në Indinë e lashtë. Literalisht e përkthyer nga Sanskrit definohet si  “shkenca e jetës”. Ayurveda është forma më e përhapur  e mjekësisë tradicionale që praktikohet në Indi sot. Në mjekësinë  Ayurvedike, 5 elementët e tokës, hapësirës, ajrit, ujit, zjarrit përshkruajnë anatominë strukturore të personit.  Tre doshas (energjitë) ose anatomia strukturore janë Vata, Pitta dhe Kapha.

Cdo person ka një kombinim unik të 3 doshas-ve të lartpërmendura. Proçesi delikat dhe kompleksi i lëvizjes së energjisë përmes trupit, vendos përfundimisht funksionin psikologjik të çdo personi. Faktorët që influencojnë në këtë lëvizje përfshijnë: predispozitën gjenetike, stili i jetesës, dieta, emocionet dhe mjedisin qe e rrethon. Ndikimi  i parregullt i këtyre faktorëve shkaktojnë mos-balancim në vijat energjitike dhe pasohet me një sëmundje te personi në fjalë. Diagnoza e personit nga praktikuesi performohet nga intervista e klientit, vrojtimi i përgjithshëm i pamjes, pulsi, inspektimi vizual i gjuhës. Metodat e trajtimit janë të ndara në 4 kategori: Pastrues (shodan), lehtësim (shaman), përtëritje (rasayana), dhe higjena mendore (satvajava).

Vata është forca e lëvizjes. Përcakton ritmet e trupit dhe ndjenjat fizike stimuluese. Drejton lëvizjen e gjakut, limfat fluide, impulseve nervore, frymëmarrjen, marrjen e nutrientëve qelizorë dhe sekretimin qelizor të mbetjeve. Karakteristikat fizike përfshijnë: hollim, gjatësi ekstreme, e thatë, lëkurë e ashpër, flokë të trashë të errët, buzë të vogla, ekstreme të hollë. Ky lloj i tendencës emocionale është frikë, shqetësim dhe ankth.  Forca mendore është analizim.  Aftësitë sociale janë të brishta dhe të ndjeshme. Ata shpesh nuk munden dot të mbajnë miq afër. Pjesa e të folurit është  e shpejtë dhe duke ndërprerë të tjerët. Ndërkohë që gjumi është i lehtë me ndërprerje/ zgjime të shpeshta dhe me një kohëzgjatje diku te 5-7 orë në natë. Ritmi i përgjithshëm i lëvizjes është i shpeshtë dhe i pabarabartë. Ritmi seksual është i ndryshueshëm.

Pita është zjarri biologjik. Punon për të tretur dhe për të metabolizuar nutrientët në një formë të disponueshme biologjike. Punon në një ritëm të njëjtë si moda për të tretur dhe metabolizuar idetë dhe informacionin.  Karakteristikat fizike përfshijnë: zhvillim i moderuar fizik; e butë/lagësht, lëkurë e ngrohtë me tendencë për të zhvilluar akne apo nishane, flokë ngjyrë kuqe të hapur/ose ngjyrë e hapur me pak rënie ose thinja, buzë të plota; ekstremitete muskulare. Ky tip i tendencës emocionale përfshin acarimin, irritimin apo xhelozinë. Forca mendore është diskriminimi dhe paragjykimi. Aftësitë sociale përfshijnë dëshirën për të udhëhequr. Ky lloj është shumë i mirë në pjesëmarrjen në biseda dhe dëshirën për të folur. Gjumi është i mirë dhe zgjat diku te 6-8 orë. Lëvizja e përgjithshme është e fortë por e moderuar. Ritmi seksual është pasionant.

Kapha përfaqëson strukturat mbështetëse. Jep forcë dhe stabilitet. I korrespondon sistemit imunitar. Karakteristikat fizike përfshijnë: një trup i gjerë dhe i mirë-zhvilluar, lëkurë të shëndetshme, flokë të hollë, të valëzuar dhe me ngjyrë të errët, buzë të mëdha, ekstremitete të gjata e të mëdha. Tipi emocional përfshin qetësinë dhe vendosmërinë. Forca mendore është logjistika. Aftësitë sociale janë të forta me pak mirëkuptim nga të tjerët pa qenë nevoja për justifikim. Ky tip është një folës i butë. Gjumi është i gjatë dhe i thellë. Lëvizja e përgjithshme është e ngadaltë por pak delikate pavarësisht peshës fizike. Ritmi seksual është i fortë dhe i qëndrueshëm.

Kura me lule Bach
Në vitin 1930, Dr. Edward Bach përdori gonxhet e luleve dhe zbuloi esencat për të kuruar humorin dhe sëmundjet psikosomatike. Tradicionalisht, një esencë e lules Bach shtohet në një gotë me ujë dhe pihet përgjatë ditës. Kjo është një terapi shumë e butë që mund të përdoret me fëmijët madje dhe kafshët. Kjo teori bazohet në vrojtimet e Dr.Bach që sëmundjet fizike burojnë nga psikologji negative ose gjendje mendore, për shembull: ankthi, frika, pasiguria, xhelozia, turpi, imazh i dobët i konceptuar për vetveten, inat dhe fyerje. Praktikuesja e metodës së luleve Bach Alicia Sirkin thotë që esenca e luleve fokusohet në balancimin e emocioneve dhe gjendjeve mendore, në vend se të udhëheqë drejt ndryshimeve fizike.

Bioenergjitika
Bioenergjitika është praktika për të nxjerrë në pah energjinë e “kyçur”, nëpërmjet ushtrimeve dhe vrojtimit të strukturës fizike dhe lëvizjeve të trupit. Ushtrimet fokusohen në lirimin e muskujve të shtrënguar. Shpesh një praktikues do të ushtrojë një presion të fortë në zonat e bllokuara për të siguruar çlirim. Një zonë për t’u fokusuar është përdorimi i frymëmarrjes për të lehtësuar hapjen e energjisë së trupit. Kjo formë terapeutike është gjetur në vitet 1950 dhe është zhvilluar nga terapia Reichian. Përdorimi primar i bioenergjitikës, e cila mund të përfshijë dhe masazhin apo një punë e thellë në inde, është i fokusuar në zbërthimin e tablosë së armaturës emocionale që ne përdorim për të ruajtur tensionet emocionale në trup, duke shkaktuar shtrëngime muskuloskeletare që vijojnë me gjendje të lidhura me stresin si : migrena, çrregullime gastrointestinale dhe gjendje frymëmarrjeje.

Biofeedback
Terapia Biofeedback përdor pajisje të monitoruara për të dhënë një feedback ndaj informacionit psikologjik të personit për të cilin ata nuk janë plotësisht të vetëdijshëm. Duke parë dhe monitoruar pajisjen, individët mund të mësojnë si të përshtasin mënyrën e tyre të të menduarit dhe modele të tjera mendore për të kontrolluar proçeset e trupit si presioni i gjakut, aktiviteti i valëzuar i trurit, kontraktime muskujsh dhe relaksim,  funksione gastrointestinale dhe temperatura e trupit.  Terapia Biofeedback është më së shumti e përdorur për vetë-aftësinë e reduktimin të stresit si dhe të çlirojë streset që janë të lidhura me çrregullimet. Mësimi i kësaj praktike ndihmon individin të bëhet i fuqishëm në vetë-menaxhimin e simptomave. Në momentin që perfeksionoheni në këto teknika vetë-rregulluese, mendja do të ruajë aftësinë, edhe pa qenë e nevojshme për të përdorur më tej pajisjen.

Psikoterapia e trupit
Psikoterapia e trupit njeh lidhjet e thella në të cilat të gjitha proçeset trup-mendje kontribuojnë në mënyrë të barabartë në personalitet, probleme, çështje, sjellje, reagime, zgjedhje dhe në përgjithësi mirëqenien në përgjithësi të individit. Gjendet një marrëdhënie hierarkike ndërmjet trupit dhe mendjes, ndërmjet psikikes dhe soma-s: Ata të dy punojnë si aspekte interaktive të një të plote. Psikoterapia e trupit është veçanërisht e dobishme për të punuar në efektet e dhimbjes emocionale, trauma apo abuzime dhe të eksplorojë limitet e sistemeve besimtare dhe sjelljeve automatike, të dyja fizike dhe psikologjike. Kështu që punon për të sjellë realitetin tonë të pandërgjegjshëm në ndërgjegje ku mund të adresohet dhe të transformohet.

Puna e trupit (Body work)
Puna e trupit është një term i përgjithshëm që mbulon shumë modalitete shëruese manuale dhe manipulative si akupresura, terapia bioenergjitike, terapi “craniosacral”, kinesiologjia, masazhi, terapi të lëvizjes, mioterapi, terapi polare, terapi e jogës e shumë të tjera. Të gjitha këto përfshijnë teknika manipulative që synojnë për të kthyer trupin në gjendjen e tij më të favorshme, si dhe duke inkurajuar funksionimin e mirë të sistemeve të trupit. Janë modalitete holistike që fokusohen në shkakun e problemeve shëndetësore dhe kurojnë të gjitha aspektet e individit duke përfshirë trupin, mendjen dhe shpirtin, në vend se sa të kurojë vetëm simptomat.

Puna me frymëmarrjen (Breathwork)

Shkencëtarët perëndimorë të mendjes –trupit dhe shkencëtarët e ndërgjegjes kanë ri-zbuluar së fundmi frymëmarrjen. Vijat e drejtpërdrejta të frymëmarrjes kanë qenë një tipar vital i shumë filozofëve të lindjes për shekuj me rradhë.  Në sistemet perëndimore të bazuara mbi edukimin, roli potencial i frymëmarrjes është parë me kujdes si dicka më e sofistikuar sesa thjesht një nevojë për mbijetesë. Përpos kërkimeve që tregojnë që sistemi trup-mendje është më i shëndetshëm kur nuk ka kufizime në frymëmarrje, ka pak informacion të disponueshëm për publikun në përgjithësi për rëndësinë që ka një frymëmarrje e plotë e natyrale. Një frymëmarrje e cekët dhe e ngushtë-një gjendje që prek shumë njerëz-është e lidhur me një “bateri” të çrregullimeve emocionale dhe fizike si dhe simptomave kosomatike.  Vala e plotë e frymëmarrjes mund të alternojë dhe përmirësojë jo vetëm gjendjen tonë fizike, por dhe gjendjet emocionale apo mendore. Kjo nuk është diçka që vetëm intelektualët e mësojnë. Më shumë është një zakon i ri me të cilën trupi mësohet. Frymëmarrja e thellë e ndërgjegjes nuk ndihmon vetëm në reduktimin e stresit por gjithashtu stimulon rrjedhën e gjakut në trup, duke rritur rrjedhën e gjakut në tru dhe në organe, si dhe përmirësimin e funksioneve të sistemit imunitar. Disa ushtrime që ndikojnë në frymëmarrjen e thellë në mënyrë natyrale, përfshijnë disa forma të jogës, sidomos praktikën e Kundalini-t, gjithashtu beneficiale janë ecja e shpejtë dhe vrapimi gjatë të cilës ajri futet brenda dhe jashtë mushkërive në një ritëm të shpejtë. Praktikuesit e “Breathwork” tashmë po mësojnë shumë metoda efektive që kanë benefite për gjendje të ndryshme si përshembull stimulimin dhe relaksimin e vijave të punës me frymëmarrjen (breathwork).

Terapia Chelation

Terapia Chelation është një nga trajtimet më të përdorura konvencionale për helmimet nga metalet toksike. Eshtë një alternativë mjaft e njohur për kurimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në veçanti arterioskleroza si dhe gjendje të tjera kronike. Eshtë e disponueshme në formë orale (tabletë) ose në formë intravenoze dhe punon duke “prezantuar” një agjent në trup, i cili lidhet pas metaleve toksike  dhe i nxjerr jashtë nëpërmjet fshikëzës. Terapia Chelation është një alternativë  e sigurtë për kirurgjitë bypass dhe angioplastia. Në një studim të 2870 rasteve Efrain Olszewer (M.D) dhe James Carter (M.D), dokumentuan se EDTA, një agjent i përdorur në terapinë Chelation,  solli një përmirësim të dukshëm të simptomave në rreth 93.9% të pacientëve me bllokim të arteries koronare. Të tjera përfitime të provuara të kësaj terapie përfshinte normalizimin e aritmisë kardiake, përmirësim në mbylljen cerebrovaskulare, përmirësim në memorie dhe përqëndrim të shkaktuar nga qarkullimi i ulët, shikim të përmirësuar, reduktim të rrezikut e të prekurit nga kanceri kur për përdorej si kurim parandalues dhe përmirësim në funksionin e veshkave dhe trurit.

Kiropraktika
Kiro-praktikuesit operojnë me besimin që rradhitja jo e rregullt e rruazave (kockat që përbëjnë kolonën kurrizore) dhe palca kurrizore që ato mbrojnë, është shkaku i sëmundjeve dhe çrregullimeve të ndryshme. Kiro-praktikuesit aplikojnë presion në një mënyrë specifike që lejojnë trupit të ri-rradhisë rruazat në kolonën kurrizore. Keq-rradhitja ose vendosja në mënyrë jo-të rregullt e vertebrës kurrizore krijojnë tension në indet e sistemit nervor, duke ndërprerë rrjedhjen e informacionit ndërmjet trurit dhe trupit, duke çuar në një sërë gjendjesh shëndetësore ku përfshihen: dhimbja e mesit,spazma të muskujve, dhimbje koke, probleme tretjeje dhe dëmtime afatgjatë në organe.

Terapia e zorrës së trashë
Terapia e zorrës së trashë (e quajtur gjithashtu hidro-terapia e zorrës së trashë ose shpëlarje e zorrës së trashë) që pastron dhe detoksifikon zorrën e trashë duke e shpëlarë me ujë të pastër. Vitaminat, barnat herbale, bakteriet e dobishme ose oksigjen mund të shtohen gjithashtu në ujë. E njohur gjithashtu si shpëlarja e zorrës së trashë, kjo terapi është konsideruar metodë tejet efektive për të hequr qafe nga zorra formimet fekale, bakteriet që shkaktojnë sëmundje, tharm, parazitë, viruse, pjesë ushqimore të fermentuara që nuk janë tretur, të cilat krijojnë toksitet dhe sëmundje.

Terapia Kraniosakrale (Craniosacral therapy)
Ashtu siç sinjalet e rrahjes së zemrës sinjalizojnë ritmin kardiak të trupit, frymëmarrja tregon ritmin respirator, funksionimi i sistemit kraniosakral-koka dhe shtylla kurrizore-krijojnë ritmin kraniosakral. Terapia Kraniosakrale monitoron këtë ritëm dhe vendos butësisht duart në mënyrë “manipuluese” për të korrigjuar anomalitë dhe të rrisë mirëqënien. Terapeutisti ndjen presionin në rritje nga nocionet natyrale të valëzuara që ndodhin kur rrjedhja e lëngut cerebrospinal filtrohet nga qarkullimi i gjakut në sistemin kraniosakral në tru. Rrjedhja e lëngut shkakton lëvizjen e kockave të kafkës. Terapeutisti është i trajnuar të observojë zonat e kufizuara të lëvizjes që mund të shkaktohen nga trauma të lindjes, dëmtime,shtyllë kurrizorë pa fleksibilitet dhe truri po ashtu, që mund të çojë në mos-funksionim, palca kurrizore, gjendra pinale dhe e hipofizës në kokë, që ndikon në sistemin endokrin.

Detoksifikimi, argjërimi dhe terapia e zorrës së trashë

Ne jetojmë në një botë që ndotet dita-ditës. Trupat tanë janë bërë si “depo ruajtëse” të pesticideve (mbetjeve të tyre), metaleve të rënda, shtuesit ushqimorë, ndotësit kimikë, farmaceutikë, ndotësit mjedisorë dhe shumë substanca të tjera toksike. Detoksifikimi, argjërimi dhe terapia e zorrës së trashë mund të na ndihmojë të pastrojmë trupin tonë, duke përmirësuar vitalitetin dhe të fuqizojë aftësinë e trupit për të luftuar shumë tipe sëmundjesh.

EMDR (Lëvizja e syve desensitizimi dhe ripërpunimi)
EMDR-ja është një proçedurë që përdoret në psiko-terapi për të ndihmuar në reduktimin e impaktit të traumave si fyerjet, abuzimet, aksidente, sëmundjet fizike ose katastrofat natyrore. EMDR-ja është përdorur në mënyrë efektive për të ndihmuar njerëzit me stres post-traumatik, simptomat e stresit që përfshijnë: ankth, makthe, sulme paniku dhe zemërim. Praktikimi i EMDR-së përfshin koordinimin e mendimeve dhe memories së një personi me lëvizje specifike dhe direkte të syve për të lehtësuar “ri-programimin” e përgjigjeve emocionale. Ndihmon njerëzit të njohin dhe desintizojnë pamjet, memorien dhe ndjenjat që rriten nga ngjarje traumatike, për t’ju ofruar ndihmë në të menduarit më pozitivisht për ngjarjet dhe veten e tyre.

Teknika të lirisë emocionale (EFT)
E krijuar nga Trajneri i stilit të jetesës dhe inxhinieri, Gary Craig, EFT-ja është një formë e energjisë psikologjike që adreson probleme mendore, fizike dhe emocionale duke shtypur me majat e gishtave pika të ndryshme të trupit. EFT-ja punon me teorinë që të gjitha emocionet negative (dhe të gjitha gjendjet psikosomatike që ato krijojnë) janë të shkaktuara nga ndërprerjet e sistemit elektrik në trup, dhe më pas synohet të arrihet një balancë ose ri-ekuilibrim i energjisë aty ku është ndëprerë ose bllokuar.

Psikologjia e energjisë
Një risi e re në fushën e psikologjisë, “Psikologjia e energjisë” adreson probleme psikologjike dhe rradhitje psiko-somatike duke punuar me zonat delikate të energjisë së trupit. Praktikuesi drejton klientin nëpërmjet gjetjes, prekjes ose fërkimit të pikave të përcaktuara në trup, të cilat u kthyen në origjinën e një problem mendor, emocional apo fizik. Kjo qartëson shqetësimet në rrjedhjen e energjisë së trupit dhe lejon klientin të përjetojë shërim, katarsis, ndërprerjen e problemeve mendore, emocionale apo dhe shpesh fizike.

Puna e energjisë
Ndërhyrjet e energjisë si “Healing Touch”, “Therapeutic Touch”, “Reiki”, “Touch for Health”, “Qi Gong”, “Quantum Touch” dhe të tjera, po përdoren gjerësisht në kombinim me modalitete trajtimesh të mjekësisë konvencionale. Më shkurt, këto terapi njohin energjitë e thella të trupit dhe synojnë të rikthejnë balancën energjitike të personit ose të rrisin energjinë në mënyrë që të promovojnë shërim. Disa terapi energjie (si Reiki dhe Quantum- Touch) punojnë mbi teorinë që kur një praktikues rrit energjinë përreth pjesëve të trupit, energjia e trupit hyn (ose ngrihet, në përpjekje për t’u përshtatur) të cilën praktikuesi e gjeneron. Kur energjia e trupit rritet, trupi është i aftë të vetë-shërohet.

Mjekësia mjedisore
Në mjekësinë mjedisore, shkaqet e sëmundjeve vijnë nga substancat që rrethojnë çdo individ. Në fakt, përgjigjet ndaj ushqimit, kimikateve në shtëpi dhe vendit të punës, alergjitë e zakonshme, si pluhuri, qimet e kafshëve shtëpiake, myku dhe poleni janë të implikuara në shumë sëmundje. Përgjigjet individuale ndaj këtyre ekspozimeve variojnë dhe janë specifike për çdo nivel të prekshmërisë së personit. Sëmundjet mund të vijnë si rezultat i një ekspozimi afatgjatë, ose nivel i ulët, ekspozim gradual. Dr. Theron G. Randolph, MD, një specialist alergjie dhe profesor në katër shkolla mjekësie, udhëhoqi studimin e mjekësisë mjedisore në 1940. Që atëherë, sëmundje si ekzema, lodhja, artriti, depresioni dhe çrregullimet gastrointestinale janë zbuluar që shkaktohen nga mjedisi ynë toksik nga përhapja e gjerë e pesticideve, herbicideve, plastikë, shtues kimikë të ushqimeve dhe shumë kimikatë të tjerë të gjendura me tepricë në ajër, ujë, në ushqim dhe në tokë/dhe.

Metoda “Feldenkrais”
Metoda “Feldenkrais” kombinon trajnimin e lëvizjes, prekjen e butë dhe dialogun verbal për të ndihmuar njerëzit të krijojnë një lëvizje më efiçiente. E zhvilluar nga fizikanti Moshe Feldenkrais, bazohet në ide moderne dhe kërkimet bazike rreth perceptimit, të mësuarit, plasticiteti nervor, dhe integrimi i sensorëve.

Imazheria e udhëzuar
Imazheria është procesi i të imagjinuarit pa asnjë sens-të dëgjuarit, të vështruarit, të shijuarit ose të prekurit. Ndonjëherë fjala imazheri përdoret në të njëjtën mënyrë si vizualizimi, por vizualizimi i referohet vetëm nëqoftëse shihet diçka në syrin e mendjes. Një praktikues udhëzon klientin nëpërmjet një sesioni imazherie për të adresuar problemet e ndërgjegjes, për të dialoguar me pjesë të ndryshme të dëmtuara të trupit dhe të lehtësojë shërimin ose të ri-vijëzojë problemet emocionale, mendore dhe fizike.

Prekja shëruese (Healing Touch)
Aplikimi i “Healing Touch” është i derivuar nga lashtësia që konsiston me shtrirjen e duarve, një formë e shërimit që nga civilizimi i hershëm. (Shihni gjithashtu dhe “Energy ëork më sipër). Kjo terapi është përdorur gjerësisht nga infermieret holistike për të kuruar energjinë e bllokuar, të shpejtojë procesin e shërimit, të lehtësojë dhimbjen dhe ankthin, dhe të përmirësojë mirëqënien.

Mjekësia herbale
Mjekësia herbale është shpesh gjëja e parë që na vjen në mendje kur dikush na përmend terapitë alternative. Në të vërtetë barnat herbale janë baza e shumë sistemeve të ndryshme mjekësore përreth botës. Shumë të njohura në Azi, Indi dhe Europë, mjekësia herbale përdoret nga  80% e  popullsisë në botë. Mjekësia konvencionale i detyrohet shumë të shkuarës së barnave herbale. Kompanitë e ilaçeve akoma përdorin bimë natyrale si një burim për shumë frymëzime farmaceutike. Në fakt 77% e 150 ilaçeve më të njohura që jepen vazhdimisht me recetë kanë origjinë bimore. Shumë e më shumë mjekë të mjekësisë konvencionale tashmë po zbulojnë fuqitë shëruese të bimëve.  Kurat bimore mund të jenë po aq të thjeshta sa përfshirja e një bime të tërë për qëllime mjekësore ose mund të përgatiten si çajëra, përzierje, kapsula, balsam, tretësirë, kompresa ose si lëng.

Stomatologjia holistike
Stomatologjia holistike ka një qasje ndërdisiplinore ndaj kujdesit shëndetësor që lehtëson aftësinë e lindur të individit për t’u shëruar. Stomatologjia holistike promovon shërimin e plotë të klientit. Si pjesë të këtij qëllimi, stomatologjia holistike fokusohet për të ndihmuar klientin që të heqë qafe toksinat nga trupi i tij/saj. Stomatologët  holistikë do të zvëndësojnë mbushjet e mërkurit dhe do i zvëndësojnë ato me mbushje pa mërkur dhe të ofrojnë trajtime dentare për heqjen e flouridit. Ky lloj dentisti/e do të vërë theksin te ushqyerja dhe metodat jo-kirurgjikale për të përmirësuar shëndetin dentar.

Mjekësia holistike/terapia
Sipas një deklarate të fundit të bërë nga “American Holistic Medical Assocation”:  Mjekësia është arti dhe shkenca e të shëruarit që adreson kujdesin shëndetësor për personin- trupi, mendja dhe shpirti. Kjo praktikë e mjekësisë holistike integron terapitë konvencionale dhe komplementare që të promovojnë një shëndet optimal  dhe të parandalojnë e të trajtojnë sëmundjen duke adresuar faktorët kontribues.
Mjekët holistikë sjellin një qasje shëruese nga një paradigmë ë ndryshme sesa mjekësia përëndimore tradicionale, referuar këtij lloji të mjekëve, përmirëson mirëqenien dhe nuk eliminon vetëm gjendjet individuale të sëmundjeve. Ata gjithashtu mund të dërgojnë terapi alternative, si akupunktura. E rëndësishme për t’u thënë, kjo lloj terapie përfshin të gjitha aspektet e njeriut në të ofruarit një kujdes për të.

Homeopatia
E prejardhur nga fjala greke Homeo (e ngjashme) dhe pathos (të vuash nga një sëmundje), homeopatia është e bazuar në atë që njihet si Parimi i ngjashmërisë. Kjo është, një dozë jashtëzakonisht e vogël e një substance mund të shërojë simptomat e shkaktuara nga një dozë e madhe e të njëjtës substancë. Janë bërë mjaft eksperimente dhe kërkime me kurat homeopatike, të cilat përdoren në të gjithë botën në ditët e sotme. W.H.O deklaroi që Homeopatia është një sistem tradicional mjekësor që duhet të integrohet globalisht me praktikat e mjekësisë konvencionale. Në Britani spitalet dhe klinikat homeopatike janë pjesë e sistemit shëndetësor kombëtar. Në Francë “Medical Association” e ka rekomanduar për të qenë pjesë e edukimit mjekësor standart të mjekëve të tyre.

Hidroterapia
Siç e thotë dhe emri, hidroterapia është terapia me ujin në të gjitha format e tij- akull, i ftohtë, i ngrohtë, i valuar, i freskët, ose ujë që përmban minerale të ndryshme. Uji mund të përdoret mbi ose në trup për të rigjallëruar shëndetin dhe të trajtojë një sërë problemesh shëndetësore. Metoda të ndryshme për të përdorur hidroterapinë përfshijnë: banjo dhe dushe, banjo sitz, dush për këmbët dhe duart, kompresa të ngrohta dhe të ftohta, batanije të ngrohta, pako të ngrohta dhe me akull, sauna me avull dhe të thata.

Terapi Hipertermia
Hipertermia është një terapi që përdor një nga mekanizmat e mbrotjes së trupit: Temperaturën. Temperatura ndihmon në shkatërrimin e organizmave pushtues dhe papastërtive. Trajtimet e hipertermisë variojnë nga teknologjia e ulët, metoda në kushte shtëpie, si banjot e ngrohta dhe saunat, qasjet e teknologjisë së lartë që duhet të mbikqyren dhe administrohen nga një trajner profesional.

Hipnoterapia/Hipnozë
Hipnoterapia është një terapi që përdor hipnozën-ndonjëherë i quajtur arti i sugjerimit. Crregullimet fizike, psikologjike dhe emocionale u përgjigjen më së miri hipnoterapisë. Sot shumë doktorë , dentistë, psikologë, psikiatër dhe praktikues të shëndetit në mënyrë natyrale përdorin hipnoterapinë për gjendje që variojnë nga astma, çrregullimet ushqimore e deri te sëmundjet e lëkurës.

Iridologjia

Iridologjia është praktika e të vështruarit fibrat, ngjyrat, teksturën dhe vijëzimet e irisit të syrit për të vendosur nëse një person është i ekspozuar ndaj inflamacionit, stresit dhe dobësi në të gjithë strukturën e trupit. Këto dobësi mund të jenë afatgjatë ose të kohëve të fundit. Një metodë diagnostikimi më shumë sesa trajtimi, iridologjia mund të përdoret për të lehtësuar parandalimin e sëmundjeve, pasi praktikuesit mund t’i sigurojnë klientit informacionin për tendencat familjare dhe fushat e dobësive psikologjike (dhe ndonjëherë mendore).

Jin Shin Jyutsu
Një art i lashtë i harmonizimit të energjisë së jetës brenda trupit, Jin Shin Jyutsu është dinamike dhe e fuqishme në aftësinë e tij për të risjellë harmoninë në trup, mendje, emocione dhe në shpirt.  Kjo teknikë shëruese e balancimit të energjisë lehtëson zhbllokimin e energjisë se bllokuar nëpërmjet ushtrimit të presionit në trup me anë të majave të gishtave. Ky modalitet mund të praktikohet vetë ose me ndihmën e një praktikuesi. Eshtë e ngjashme në formë me Reiki ose shërimin pranik.

Kinesiologjia
Kinesiologjia e aplikuar dhe një teknikë e ngjashme me të  e quajtur “prekja e shëndetit”, përdor meridianin “qi” (ose një energji vitale) dhe lidhjen ndërmjet sistemit neurologjik dhe muskulor për të nxjerrë diagnozën e për të siguruar terapinë e nevojshme. Kinesiologjia e aplikuar përfshin metodën e saj diagnostikuese të përcaktimit të gjendjeve dis-funksionale të trupit në kombinim me testet standarte diagnostikuese mjekësore. Kjo terapi përdoret për të testuar fuqinë dhe dobësinë në muskuj për të ndihmuar në përcaktimin e dis-funksionit. Dis-funksioni specifik i muskujve mund të lidhet me organet apo gjendrat.Kinesiologjia është mjaft e njohur ndërmjet Kiropraktikuesve si një metodë diagnostikuese, sepse nëse muskujt nuk funksionojnë si duhet, nuk mund të mbështesin skeletin, duke rezultuar në balancë jo-të rregullt muskuloskeletale dhe strukturore, si dhe dhimbje në kyçe.

Terapia “La Stone”
Klinikisht, Terapia “La Stone” është aplikimi i termo-terapisë, duke përdorur gurë të nxehtë dhe duke i alternuar me gurë ekstremisht të ftohtë. Përshtatja me temperaturat në trup për të ndihmuar klientët në shërim, gjithmonë ka qenë beneficiale.

Terapia e dritës, zërit dhe magnetike
Valët e zërit, valët e dritës dhe fushat magnetike , të gjitha këto kanë efekte beneficiale shëndetësore kur aplikohen si duhet. Terapia e muzikës, për shembull, është përdorur për të reduktuar dhimbjen dhe ankthin, në sajë të aftësisë që ka për të ndikuar në zhvillimin psikologjik si ritmi respirator, presioni në gjak, dhe output-i kardiak. Kur drita hyn në sy, nxit kaskadën e nervave dhe aktivitetin endokrin (glandular) që ndikon në shumë funksione të trupit, duke përfshirë funksionin seksual, imunitetin dhe gjumin.Terapia e fushës magnetike mund të stimulojë metabolizmin dhe të rrisë sasinë e oksigjenit në qeliza.

Sistemi limfatik
Sistemi limfatik është përgjegjës për eliminimin, pastrimin dhe ruajtjen e mbetjeve dhe toksinave në trup. Manuali i sistemit limfatik është zhvilluar fillimisht në Europë në 1930 nga Dr. Emil Vodder dhe gruaja e tij, Estred. Në këtë, gjendrat limfatike zakonisht hiqeshin sepse konsideroheshin të dëmshme kur ënjteshin. Kjo me tej do të conte në ndikim të aftësisë së trupit për të përballuar infeksionet. Terapia MLD konsiston një seri dritash, manipulime ritmike për të stimuluar rrjedhjen limfatike dhe lëvizjen e lëngjeve.

Terapia masazhuese
Masazhimi është përdorimi i teknikave manuale për të arritur ose rritur mirëqënien.Terapia masazhuese përfshin një sërë teknikash të bazuara në metoda që kanë ekzistuar për mijëra vjet. Studime të shumta kanë zbuluar që masazhi ka një efekt sedativ në sistemin nervor, ndihmon në relaksimin e muskujve në mënyrë vullnetare, promovo ri-kuperim nga lodhja, lehtëson dhimbjen dhe përmirëson qarkullimin. Lloje të ndryshme të masazhit përfshijnë masazh suedez, të thellë të indeve, sport, dhe masazhi limfatik.

Meditimi
Meditimi vjen në forma të ndryshme dhe ka treguar që rrit mirëqënien psikologjike, fizike dhe emocionale. Presioni i lartë i gjakut, dhimbja dhe çrregullime të ankthit janë nga të paktat gjendje që meditimi mund të ndihmojë. Celësi për një praktikë medituese të suksesshme është që të gjeni një teknikë të përshtatshme për ju e ta praktikoni vazhdimisht.

Mjekësia Mendje-Trup
Trupi dhe mendja kanë një lidhje tepër të ngushtë. Në fakt, ideja që janë dy zona në një është një koncept relativisht i njohur në historinë njerëzore. Duke maksimizuar lidhjen e tyre për të përmirësuar mirëqenien e përgjithshme është ajo në çfarë mjekësia mendje-trup konsiston. Një grup i ndryshëm terapish bien në kundërshtim me mjekësinë mendje-trup,  por kanë një gjë të përbashkët: Ato përdorin fuqinë e palimituar të mendjes për të promovuar shërim.

Teknika Mitzvah
Teknika Mitzvah është një disiplinë integruese ri-edukuese dhe funksionale , e zhvilluar nga M.Cohen-Nehemia, themelues i “The Canadian Mitzvah Technique Center and Training School”. Me këtë teknikë, mirëqenia e përgjithshme e personit përmirësohet nga optimizimi i dëmtimeve muskulo-skeletale dhe duke përmirësuar mekanizmat e trupit. Ndihmat funksionale si suporti i pjesës së pasme janë të përfshira në këtë modalitet terapeutik.

“Myofascial Release”
Myofascial Releaseështë një teknikë tepër efektive e duarve që siguron presion të qëndrueshëm në zonat e limitimit mio-faciale (Fascia që rrethon dhe ndan indet muskulare) për të eliminuar dhimbjen dhe ri-kthen lëvizjen.

Mjekësia Naturopatike
Mjekësia naturopatike është një mjekësi natyrale në të gjitha kuptimet. Mjekët naturopatikë trajtojnë pacientët duke ndikuar në shëndetin e përgjithshëm  në vend se të ndikojë në shtypjen e vetëm disa simptomave. Praktikuesit kërkojnë të gjejnë shkakun e brendshëm që fshihet dhe të aplikojnë një seri trajtimesh që kanë si synim përfshirjen me mekanizmat natyrale shëruese të trupit. Parimet themelore të shërimit për mjekët naturopatike janë: mos dëmtoni, natyra shëron; gjeni shkakun; trajtoni të gjithë personin; parandaloni sëmundjet; dhe doktorin mendojeni si mësues. Kjo teori mund të përmblidhet me pak fjalë: “Cfarë hani dhe pini sot, ecën dhe flet nesër.”

Programimi Neurolinguistik (NLP)
NLP është një zgjidhje ose teknologji e orientuar (outcome) që fokusohet në vëmendjen e gjendjes së dëshirueshme të klientit për të ecur përpara, si një ri-ekzaminim të së shkuarës. Shpesh përdoret me EMDR dhe teknika të Energjisë psikologjike dhe shpesh limitohet në vijat e fjalimit ose strukturat e besimit në vetvete.

Terapi neurologjike dhe neurale
Edhe pse është pak e njohur në SHBA, terapia neurale praktikohet gjerësisht në Europë, veçanërisht në Gjermani. Eshtë një teknikë shëruese që përfshin injektimin e anestetikës në pika specifike të trupit për të lehtësuar problemet shëndetësore. Terapia neurale është zbuluar që është mjaft e dobishme në trajtimin e dhimbjeve kronike.

NMT (Terapia neuro-muskulare)
Qëllimi i Terapisë Neuromuskulare (NMT) është të harmonizojë punët e pandara të sistemit muskulo-skleletal dhe sistemit nervor.Teknika përfshin alternimin e niveleve të presionit në zonat aktive të muskujve. Kur zona aktive çlirohet nga presioni, energjia e trupit mund të rrjedhë normalisht. Kjo rrjedhje normale e ri-aktivizuar e energjisë së trupit përmirëson simptomat e dhimbjes. Faktorë të rëndësishëm që praktikuesi vlerëson te një klient janë: ishemi, pika nxitëse, nervat ose kompresimi, statusi emocional, dhe ushqyerja.

Këshillimi ushqimor
Dietat e shëndetshme ndihmojnë njerëzit e çdo moshe të ndihen më së miri dhe të performojnë më të mirën e tyre. Zgjedhjet tona ushqimore kanë një impakt të thellë në mirëqënie dhe jetëgjatësi. Konsumimi i ushqimeve të duhura është pjesë e terapisë ushqyese, por ka akoma dhe më shumë. Me mundësitë që kemi tani, është më e lehtë të arrini sasinë e nevojshme të rekomanduar (të paktën minimumin) e nutrientëve/ushqyesve. Ne mund të fillojmë duke konsumuar nivele optimale të nutrientëve të shëndetshëm  nëpërmjet ushqimeve dhe suplementimit. Këshillimi ushqimor është veçanërisht i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve, por gjithashtu mund të përdoret për të lehtësuar rikuperimin nga sëmundje me origjinë ushqyerjeje dhe/ose metabolike.

Osteopatia
Thelbësore për praktikat e shumë mjekëve osteopatikë është përdorimi i diagnozave manuale dhe trajtimeve manipulative të bazuara në konceptin e trupit si një sistem ndërlidhës i nervave, muskujve dhe kockave-që duhen të gjitha për funksionimin e një të plote. Problemet në sistemin muskulo-skeletal shpesh ndikojnë në shëndetin e organeve të brendshme. Doktorët e Osteopatisë (D.O) janë të gjithë të trajnuar për përdorimin e manipulimeve osteopatike për të cliruar bllokimet fizike dhe që trupi të rifitojë aftësinë për t’u shëruar vetë.

Terapia e oksigjenit
Terapia e oksigjenit përfshin përdorimin e formave të ndryshme të oksigjenit për të promovuar shërim duke alternuar kiminë e trupit. Janë disa lloje të terapisë së oksigjenit: Oksigjenimi përdor oksigjenin hiperbarik (presionin e lartë), si dhe shtimi i peroksidit të hidrogjenit ose përbërjeve të tjera për të kapur elektronet nga substancat e huaja në trup në një proçes natyral të quajtur oksidimi, dhe terapisë së ozonit, që ndihmon si në oksidim si në oksigjenim.

Terapia e bazuar në Pilates
Joseph H. Pilates zhvilloi një metodë stërvitore në një shtrirje prej 60 vitesh. Duke përdorur të dyja si ushtrimet e dyshemesë dhe pajisjet e specializuara që ai dizenjoi, sistemi përfshin forcën individuale të muskujve si dhe balancimin e forcës muskulore në nivelin e kyçeve. Fokusohet në kontrollin qëndror, i cili është aktivizimi i muskujve të thellë abdominalë, në veçanti transversat, për të arritur një torso dhe pelvis të stabilizuar, ndërkohë që performohen një shumëllojshmëri lëvizjesh. Në termat e terapisë fizike , kjo do të krahasohej me një stabilizim dinamik.

Terapia e polarizuar
Terapia e polarizuar është një sistem shëndetësor që përfshin punen me trupin, dietën, ushtrimet dhe vetë-parandalimi. Ky modalitet është themeluar në 1940 nga Randolph Stone. Ky sistem shëndetësor përdor terapitë e lartpërmendura për të ri-balancuar Fushën e Energjisë Njerëzore e cila është vijëzimi i energjisë së zotëruar.

Psikologjia/Psikoterapia/Psikiatria
Psikoterapia  në ditët e sotme është po aq e rëndësishme sa mirëqënia dhe të ndjerit i/e plotë, por dhe në lehtësimin e stresit psikologjik. Në këto ditë, janë aq shumë qasje të ndryshme ndaj psikoterapisë që rankohen nga psikoanaliza tradicionale Freudiane, nëpërmjet artit dhe terapisë së muzikës, në psikoterapinë transpersonale, i cili integron rëndësinë e eksperiencave spirituale në studimin e gjendjeve njerëzore. Psikiatria i referohet fushës së shëndetit mendor që përshkruan mjekime-shpesh element sintetikë, neuro-toksikë-për shtypjen e shqetësimeve emocionale. Pasi mjekësia perëndimore ka punuar për të sjellë një qasje holistike ndaj shërimit, fusha e psikiatrisë holistike është zhvilluar. Psikiatrët holistikë punojnë për të siguruar përshkrime të thjeshta për mjekimet ndaj klientëve të tyre. Këta praktikues po kthehen në rrënjë të profesionit të tyre dhe po fokusohen në zhvillimin e një rutine të terapisë së të folurit, ushtrimeve, reflektimit,  dhe meditimit, krahas mjekimeve.

Rilindja
Rilindja-dhe një terapi qe lidhet e quajtur “Holotropic Breathwork”(Frymëmarrja holotropike)-përdor frymëmarrjen konektive (lidhëse), mendimet krijuese, pohimet dhe faljen për të lehtësuar dëmtimet dhe të çlirojë nën-ndërgjegjen nëpërmjet vijëzimit të mundimeve që kanë ardhur nga lindja apo fëmijëria e hershme.

Refleksiologjia
Refleksiologjia është një teknike e lashtë orientale që rrit rrjedhjen e energjisë apo qarkullimit, dhe rikthejnë harmoninë e esencës së trupit, mendjes dhe shpirtit. Trupi në tërësi reflektohet në këmbë, duar dhe veshë. Sipas bazës së teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, energjia në këto zona është e lidhur me meridiane energjie specifike dhe organe. Pasi praktika u zhvillua në SHBA, zonat në këmbë, duar dhe veshë u lidhën me dermatomat neurologjike për shpjegimin teorik të funksionit dhe efektivitetit të refleksiologjisë. Me pak presion të gishtave në këmbë, duar, dhe veshë, rrugët e energjisë zhbllokohen dhe simptomatologjia e trupit zbërthehet. Paraqitjet nga varret egjiptiane gjithashtu ilustrojnë refleksiologjinë e duarve dhe këmbëve duke datuar në vitet 2300. Trajtimet e sotshme po aplikohen në duar, këmbë, veshë dhe në kokë. Refleksologjia redukton stresin dhe është efektive në çlirimin e gjendjeve psiko-somatike. Studimet kanë treguar efektivitetin e saj në reduktimin e simptomave të migrenës, dhimbjes së kokës, problemeve tretëse, crregullime hormonale, problem me frymëmarrjen si astma, dhimbja e kyceve dhe reumatike, problemeve të lëkurës duke përfshirë psoriazën dhe neurodermatitin, alergjitë dhe probleme të traktit urinar.

Reiki
Reiki (që shqiptohet Ray-Kee) është një fjalë japoneze që i referohet forcës universale të jetës që gjendet brenda çdo gjëje. Reiki është një modalitet shërues i bazuar në energjinë e fshehur të trupit (chakras). Praktikuesi/ja vendos duart e tij apo të saj në trupin e klientit me qëllimin për të shëruar dhe energjia të rrjedhë, duke ndihmuar në zhbllokimin e energjisë dhe të rikthejë balancën në sistemin e energjisë së trupit. Reiki kohët e fundit ka fituar popullaritet si një formë e shërimit bio-energjitike. Edhe pse nuk është e mirë-studiuar si “Prekje terapeutike”, Reiki u zbulua që redukton dhimbjen sipas një studimi të kryer në 20 vullnetarë që kishin dhimbje për arsye të ndryshme duke përfshirë dhe kancerin. Tani po përdoret në spitalet e Kanadasë Lindore për lehtësim të dhimbjes në pacientët e diagnostikuar me kancer.

Rolfing

Rolfing është një sistem origjinal dhe i provuar shkencërisht i ristrukturimit të trupit dhe edukimin e lëvizjes. Lirohet në segmentet trupore-këmbë, bust, krahë etj-nga modelet e përjetshme të tensionit dhe këmbënguljes si dhe lejon gravitetin t’i riorganizojë ato. Duke vepruar në këtë mënyrë, balancohet trupi.  Për shkak se trupi balancohet më së miri pas Rolfing, harxhon më pak energji vitale kundrejt gravitetit. Kjo efiçiencë-energjie biologjike shpesh përjetohet si një nivel i lartë i sigurisë dhe vitalitetit. Lëvizja bëhet më e thjeshtë dhe funksionet kanë si tendencë të përmirësohen.

Shiatsu
Shiatsu përfshin aplikimin e presionit në pikat e meridianit për t’i stimuluar dhe qetësuar ato. Praktikuesit në përgjithësi i trajtojnë meridianet e gjithë trupit në një mënyrë për të sjellë relaksim, harmoni dhe balancim. Bazuar në teorinë mjekësore tradicionale orientale, shiatsu është zhvilluar në Japoni dhe është përhapur gjerësisht në SHBA për 20 vitet e fundit.

Terapia e reduktimit të stresit
Reduktimi i stresit është një detyre për të menaxhuar nivelet tona të stresit. Kur stresi kthehet në shqetësim, a kemi disa aftësi për të thyer ciklin e ndërtuar dhe të stimulojmë përgjigjen e relaksimit? Nëse po mendoni për butonat “e nxehtë” që krijojnë atë ndjenjën e brendshme që ne e quajmë stres, ne zakonisht i shohim jashtë lëkurës sonë-paratë, presioni i kohës, njerëz që duan vëmendjen tonë, trafiku, afatet etj. Ajo çfarë shtrihet në lëkurën tonë janë reagimet fizike dhe psikologjike ndaj stresorëve. Ajo që ndodh jashtë, nuk është totalisht në dorën tonë për ta kontrolluar, e më pas bëhet shqetësuese për qetësinë dhe kontrollin tonë të brendshëm.
Praktikuesit e reduktimit të stresit dhe teknikave të menaxhimit po bëhen më të lehtë për t’u gjetur.

Tai Chi
Tai Chi është një formë e meditimit të lëvizjes së artit marcial “Chinese Taoist”, që kombinon përqëndrimin mendor, frymëmarrjen e koordinuar, dhe një seri lëvizjesh të ngadalta të trupit. Tai Chi mund të praktikohet për qëllime meditative ose mjekësore, ose me rritjen e shpejtësisë, lëvizjet mund të përdoren për vetë-mbrojtje. Praktikuesi lejon peshën e trupit ose qendrën e gravitetit të “zhytet” në pjesën abdominale ose në këmbë. Kjo relakson frymëmarrjen, qetëson mendjen, rregullon rrahjet e zemrës, tretjen dhe funksione të ndryshme muskulare e neurologjike, të gjëndrës dhe funksione organike.

Prekja Terapeutike
Prekja Terapeutike është e prejardhur nga praktikat e lashta të shtrirjes së duarve. Siguron balancim dhe shërim nga një qasje holistike: Fizike, mendore, emocionale dhe shpirtërore.

Terapia e fushës së mendimeve (TFT)

Terapia e fushës së mendimeve (TFT) e zhvilluar nga Dr. Roger J. Callahan, është një qasje revolucionare ndaj trajtimit të shqetësimeve psikologjike dhe emocionale. E ngjashme me EFT ( e përmendur më sipër), TFT është një formë e energjisë psikologjike (shihni më sipër), e cila gjeneron rezultatet duke manipuluar energjinë e trupit që të mos kthehet në shqetësim apo problem.

Mjekësia tradicionale kineze (TCM)

E praktikuar për vite me rradhë, Mjekësia tradicionale kineze (TCM) përfshin një sërë teknikash parandaluese dhe terapeutike që akoma përdoren në Kinë dhe në ditët e sotme. Kjo praktikë nuk është shpërndarë vetëm në Azi por dhe në pjesën tjetër të botës. TCM është një sistem energjitik i mjekësisë shëruese. Anatomia dhe psikologjia e njeriut përfshin rrugë të energjisë ose meridiane që lehtësojnë energjinë jetësore ose lëvizjen “qi”  dhe organet energjitike që ruajnë apo përpunojnë këtë energji vitale. Patologjitë dhe sëmundjet ndodhin kur energjia vitale nuk rrjedh si duhet. Shkaqet e sëmundjes mund të jenë gjenetike, të stilit të jetesës, mjedisore ose infeksione në natyrë. Metodat diagnostikuese përfshijnë: intervista me klientin, vëzhgimi në përgjithësi i pamjes së klientit, prekje e barkut dhe ekstremitete. Metodat e trajtimeve janë shumë gjithpërfshirëse dhe përfshijnë: Dietë, ushtrime, qi gong, gjumë e pak pushim, ri-krijim, meditim, barna herbale, akupunktura, vendosje kupash etj. Praktikuesit e TCM-s mund të fokusohen në një ose të gjitha zonat e këtij sistemi të lashtë efektiv mbi mirëqënien në praktikat e tyre.

Joga
Në Sanskrit, fjala “joga” do të thotë “bashkësi’ ose “bashkim”. Eshtë një sistem i lëvizjeve dhe praktikave të mirëqenies, si rregullimi i ushtrimeve të frymëmarrjes, meditimi dhe regjimi dietik, e dizenjuar për të forcuar, fortifikuar dhe pastruar trupin e mendjen, joga është praktikuar në Indi për mijëra vjet. Gjithashtu ka fituar mjaft popullaritet në perëndim si një mënyrë për të promovuar shëndetin dhe relaksimin, si dhe të ndihmojë në trajtimin e gjendjeve kronike si dhimbja e shpinës dhe sëmundja koronare e zemrës.

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!