Përmasat ideale

Përmasat ideale

Duhet të dobësoheni apo jeni në formë të mirë? Nuk ekziston problemi vetëm te kilogramët e tepërt. Çdo gjë varet nga konstrukti i trupit!
Cila është pesha e juaj e vërtetë? Sa herë kur e matni peshën tuaj trupore kujtohuni se kufijtë idealë të peshës për gjatësinë tuaj mund të jenë shumë të ndryshueshme. Gjithçka varet  nga konstrukti i trupit. Nuk do të thotë se ju dhe dikush tjetër me të njëjtën gjatësi trupore 1.60cm , të dyja duhet të keni një peshë prej 48 kilogramë (pesha më e ulët për atë gjatësi). Ndoshta ju mund të jeni perfekte me 52 apo madje 55 kilogram.

• Nuk janë të gjithë trupat e femrave të njëjtë. Janë theksuar pesë tipe trupash të femrave: nga “të “butat”, përkatësisht të “imtat”, me kocka të vogla dhe pa linja të theksuara, deri te ato “të mbushurat”, me krahë dhe vithe të gjera. Nuk mund të kalojmë nga njëri tip në tjetrin, madje as me dieta më të ashpra.

• Mundeni dhe duhet të kujdeseni që të mos i kapërceni kufijtë e peshës dhe të masës të cilat u përshtaten tipit tuaj, pastaj trajtimeve të ndryshme estetike (gjimnastika, masazhi, kremrat e të tjera) “të përmirësohen”, kur është e nevojshme, pikat kritike, siç janë vithet.

Krahët 97 cm

Për femrën me trup të mesëm, jo shumë muskuloze,  masa e krahëve (dhe duarve) është përafërsisht 97 cm.

Në qoftë se dëshironi t’i forconi krahët e lëshuar, ushtroni: preferohet noti apo disa ushtrime me pesha të vogla. Edhe gjoksi do të bëhet më i forcuar, gjithashtu qëndrimi dhe pamja e tërë trupit do të përmirësohen.

Raporti midis belit dhe vitheve 0,67 cm

Raporti ideal midis belit dhe vitheve është 0,67 centimetra. Për të zbuluar se a keni parametra të tillë, matni perimetrin e belit në centimetra e pjesëtoni me perimetrin e vitheve. Sa më afër 0,67 cm të jetë rezultati, trupi juaj është më proporcional.

Këmbët 33 cm

Femrat me shtat mesatarisht të gjatë (1,60) dhe me trup mesatar duhet t’i kenë pulpat e këmbëve 33 centimetra, në mënyrë që të lavdërohen se kanë këmbë të gjata.

Në qoftë se jeni nën 33 cm, mos u zhgënjeni: është me rëndësi t’i kuroni në mënyrë që të jenë të holla dhe “t’i zgjatni” me rroba dhe këpucë të përshtatshme. Mos harroni se pa problem mund të vishni këpucë me taka të larta të paktën 5 centimetra.

Nuk ekziston gjatësi “e përsosur”, por loja e masave të përsosura, raporti i të cilave do të duhej të jepte 1,618 . Pjesëtojeni gjatësinë në centimetra (p.sh. 160) me gjatesine e krahëve (në këtë rast 97 cm) dhe do të fitoni koefiçentin e proporcionit: sa më afër 1.68, aq më mirë.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!