Përdorimi i matësit të glukozës

Përdorimi i matësit të glukozës

Të dini nivelet e sheqerit në gjak gjithashtu mund t’ju mbrojë që të mos arrini në atë pikë ku nivelet janë shumë të ulëta (e njohur si hipoglikemia). Disa mjekime të caktuara orale diabetike, veçanërisht “Sulfonylureas” ose “Glinidet”, gjithashtu mund të shkaktojnë nivel sheqeri të ulët në gjak, kështu që njerëzit që i marrin ato duhet të testojnë edhe nivelet e sheqerit në gjak. Nëse ju nuk merrni insulinë ose asnjë nga këto mjekimet e tjera, vetë-monitorimi mund të jetë i dobishëm për të treguar si po ja dilni. Doktori juaj mund t’ju ndihmojë të përcaktoni sa shpesh dhe kur duhet të kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak. Secila nga situatat e mëposhtme mund të kërkojë testim më të shpeshtë:

-Nivel i lartë i sheqerit në gjak gjatë diagnozës -Humbje e peshës apo shtim në peshë (kohët e fundit)

-Të ushtroheni më shpesh ose më pak se zakonisht

-Një ndryshim në mjekimet e diabetit

-Sëmundje, si virus gastrointestinal

Përdorimi i matësit të glukozës

Matësit e glukozës janë pajisje standarte për shumë njerëz me diabet. Një pikë e vogël gjaku nga çpimi i gishtit, është e gjitha që ju duhet për të përdorur matësin. Shumë njerëz e marrin me anë të pajisjeve të ndryshme, ku thjesht vendos gishtin me një të shtypur të butonit. Këto pajisje në përgjithësi nuk shkaktojnë dhimbje dhe e bëjnë punën e tyre brenda disa sekondash. Ju vendosni mostrën e gjakut në një test special plastik që është i vendosur në ose gjendet brenda matësit, i cili mat glukozën. Për të siguruar saktësi , duhet të përdorni fijet që janë të dizenjuara posaçërisht për matësin që po përdorni. Periodikisht, është shumë e rëndësishme që të kontrolloni saktësinë e matësit tuaj duke krahasuar rezultatet me një test laboratorik ose me rezultatet e një matësi tjetër të kalibruar në zyrën e doktorit. Shumë nga matësit janë të vegjël dhe mjaft praktikë. Nëse keni probleme me shikimin, ndoshta do të ishte më mir të merrnit një matës me pamje më të madhe dixhitale, ose matës me zë. Koha e përpunimit varion nga modeli në model, por shumica duan rreth 15 sekonda për të nxjerrë rezultatet. Pajisje të caktuara kërkojnë më shumë gjak se sa të tjerat, dhe shumë matës kanë memorie që ruajnë rezultatet e testeve tuaja. Modelet më të sofistikuara mund të ruajnë infomacion nga rezultatet e glukozës dhe dozat e insulinës si dhe mund të regjistrojnë të dhëna për ushtrimet dhe dietën që do të ndiqni.

Të bëni kërkimet tuaja

Disa plane të shëndetshme mbulojnë vetëm disa modele të veçanta të matësit të glukozës, kështu që konsultohuni në fillim përpara se ta porosisni një. Kini parasysh që çdo gjë e ka një kosto, sidomos në rastin e vetë-kontrollimit. Pyesni kompaninë tuaj të sigurimit se cilat kosto mund të mbulojë. Një burim i mirë është gjithashtu dhe ADA “Annual Resource Guide for Diabetes Supplies”, të vlefshme me antarësimin në organizatë. Nuk ka rëndësi se çfarë pajisje do të zgjidhni, ekipi mjekësor do t’ju shpjegojë si t’a përdorni si duhet dhe do t’ju japë shumë udhëzime të tjera. Duke mbajtur shënim rezultatet e testeve tuaja të gjakut, ju mund të kuptoni se sa mirë po e menaxhoni diabetin dhe cilat janë përshtatjet që mund t’i bëni planit tuaj të trajtimit. Përdorimi i një matësi të glukozës.

Njerëzit me diabet zakonisht përdorin një pajisje lançuese për të marrë një mostër gjaku, i cili më pas vendoset në një shirit special që vendoset ose gjendet brenda matësit. Matësi dixhital ju jep të dhënat brenda disa sekondash. Mund të gjeni shumë lloje matësish të glukozës dhe të gjitha janë të sakta dhe të besueshme nëse përdoren si duhet. Parandalimi i komplikacioneve Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të dëmtojnë shëndetin tuaj në shumë mënyra-dhe sa më i lartë niveli i sheqerit në gjak përgjatë një kohe të caktuar-aq më të mëdha janë rrisqet për zhvillimin e komplikacioneve. Komplikacionet afatgjatë që shfaqen nga diabeti ndahen në tre kategori:

-Sëmundjet mikrovaskulare që ndikojnë enët e vogla të gjakut (si ato në sy dhe veshka).

-Dëmtimin e nervave (neuropati) që shpesh prek këmbët. Gjithashtu dëmton funksionin automatik të sistemeve të ndryshme të organeve përfshirë zorrët, fshikëzën dhe zemrën, që eventualisht rezultojnë në probleme me tretjen, aritmi apo disfunksionim seksual. -Sëmundjet kardiovaskulare ndikojnë në enët e mëdha të trupit, duke çuar në sëmundje zemre, goditje dhe bllokim të arterieve. Të mbani nivelet e sheqerit në gjak në rang normal ose të paktën sa më afër tij, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve mikrovaskulare dhe dëmtimit të nervave. Ekspertët mendojnë që kontrolli i shpeshtë i sheqerit në gjak, ju ndihmon të parandaloni sëmundjet makrovaskulare, meqënëse ky është një rast për njerëzit me tipin 1 të diabetit. Dhe mund të jetë një ndihmë për ata që sapo janë diagnostikuar. Benefitet e kontrollit vigjilent të sheqerit në gjak Në 1970, studiuesit lançuan studimin e “United Kingdom Prospective Studies”, një studim që përfshiu rreth 3367 njerëz që sapo ishin diagnostikuar me diabet, për të parë nëse kontrolli i imtësishëm i sheqerit në gjak, ndihmonte në lehtësimin e komplikacioneve nga sëmundja.

Pjesëmarrësit u përzgjodhën rastësisht për të marrë ose një terapi konvencionale (dietë) ose terapi intensive (dietë plus mjekime), për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak. Pjesëmarrësit në grupin e terapisë konvencionale u takuan me dietologun çdo 3 muaj për këshilla se si ta mbajnë peshën e tyre në nivelet normale; ata morën mjekime vetëm nëse niveli i glukozës (fasting) në gjak arrinte në një nivel shumë të lartë 270 mg/dL. Ata në terapinë intensive morën këshilla dietike, plus mjekime “sulfonylurea” ose insulinë, dhe për njerëzit mbipeshë “metforminë”. Përgjatë 10 viteve, grupi i terapisë konvencionale kishte një mesatare të HbA1c prej 7.9%, ndërsa grupi i terapisë intensive kishte një mesatare të HbA1c prej 7.0%- dhe kjo përmirësoi kontrollin e sheqerit në gjak duke çuar rrjedhimisht në më pak shanse për shfaqjen e komplikacioneve. Për shembull, grupi i terapisë intensive kishte 25% më pak rrisk për zhvillimin e komplikacioneve mikrovaskulare, si probleme me sytë apo veshkat.

Mbi të gjitha, njerëzit në këtë grup kishin më pak shanse për zhvillimin e problemeve me zemrën. Më e rëndësishmja, këto benefite vazhduan për rreth një dekadë pas përfundimit të studimit fillestar, pasi u demostrua si një studim 10-vjeçar i publikuar në “The New England Journal of Medicine” në 2008. Studiuesit pyetën rreth 3277 pjesëmarrës të riktheheshin për vizita vjetore por mesa duket nuk arritën dot të mbanin vijueshmërinë e terapisë. Gjatë 5 viteve, studiuesit intervistonin pjesëmarrësit me anë të pyetësoreve. Brenda një viti, diferenca e niveleve të HbA1c te të dy grupet u zhduk. Por sërish rreziku për shfaqjen e komplikacioneve vazhdonte të mbetej i ulët-një fenomen të cilët shkencëtarët e quajtën “Efekti legacy”. Sërish nuk është e qartë pse kjo ndodhte. Ekspertët kanë teori që nivelet e larta të sheqerit në gjak në periudhë afatgjatë çojnë në një “ndërtim” substancash që ngadalë dëmtojnë enët e gjakut, dhe efekti është i pakthyeshëm. Kontrolli intensiv i sheqerit në gjak mund të parandalojë që këto substanca të akumulohen, duke vonuar dëmtimin.

error: Nuk lejohet kopjimi!