Panxhari – vlerat ushqyese dhe benefitet në organizëm

Panxhari – vlerat ushqyese dhe benefitet në organizëm

©MSC Anila Kalleshi – Dietologe klinike

Benefitet shëndetsore të panxharit
Napoleoni vendosi 70,000 hektarë për të eksploruar potencialin e prodhimit të sheqerit nga panxhari. Në një epokë të mungesës së sheqerit për shkak të bllokadave të luftës, Franca atëherë ishte në gjendje të prodhonte sheqerin e vet. Që atëherë, panxhari me ngjyra dhe varietete të ndryshme, duke përfshirë edhe panxhar sheqerin, tani janë një burim global i sheqerit, që kultivohen gjerësisht.

Panxhari zakonisht piqet ose zihet. Mirëpo dhe mund ta grini për ta shtuar si përbërës në sallata të ndryshme.
Nëse jeni duke rritur/mbjellë ose duke blerë panxhar, ata zakonisht korren më mirë midis qershorit dhe tetorit. Kur të blini panxhar kini parasysh që të kërkoni për panxhar të freskët e të fortë. Nëse nuk mund ta gatuani menjëherë, futeni në një qese te vecantë në frigorifer për të paktën 2-3 javë. Eshtë mirë që panxhari të ruhet i palarë në frigorifer. Shumë njerëz nuk e kuptojnë rëndësinë që ka procesi i avullit të panxharit. Ja nga vjen ngjyra e kuqe. Të shtoni uthull ndihmon të ruani akoma dhe më shumë ngjyrën e kuqe. Panxhari është më i lehtë për tu qëruar pas avullit.


Benefitet shëndetsore të panxharit
Ndërkohë që panxhari përmban sheqer më shumë se çdo perime tjetër në tryezë, ata janë më të ulët në kalori, yndyrë dhe kolesterol. Ata janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i fibrave, vitaminës C, magnezit dhe folatit, që ndihmon në krijimin dhe ruajtjen e ARN, qelizave të ADN-së si dhe parandalimin e anemisë. Ata gjithashtu përmbajnë kalium, i cili është i domosdoshëm për ndërtimin e muskujve dhe rregullimin e aktivitetit elektrik të zemrës dhe mangan, i cili ndihmon në ruajtjen e funksionit të muskujve dhe nervave, ndërtimin e kockave, rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe promovimin e një sistemi imunitar të shëndetshëm. Betaine, një aminoacid në panxhar, pengon formimin e komponentëve që shkaktojnë kancer, është mbrojtës kundër kancerit të zorrës së trashë dhe të stomakut.


Faktet për nutrientët e panxharit:
Porcioni: (100 gr) e pagatuar
=Sasia për porcion
-Kaloritë-43
-Kaloritë që vijnë nga yndyra-1
-Yndyrna totale (Të saturuara dhe trans)-0%
-Kolesterol-0 mg
-Natrium-78 mg
-Totali i karbohidrateve-10 g
-Fibrat dietike-3 g
-Sheqer-7 g
-Proteina-2 g
-Vitamina A- 1%
-Kalcium- 2%
=Vlerat ditore
-Yndyrnat totale (Të saturuara)-0%
-Kolesterol-0%
-Natrium-3%
-Karbohidrate totale-3%
-Fibrat dietikë-11%
-Vitamina C-8%
-Hekur -4%
*Përqindjet e vlerave ditore janë të bazuara në një dietë 2000 kalorike. Vlerat tuaja ditore mund të jenë më të larta ose të ulëta në varësi të nevojave ushqimore.

Studimet e bëra në panxhar
Kur një studim i 27 prej perimeve më të përdorura në SHBA u zhvillua për të përcaktuar aktivitetin e tyre antioksidues qelizor (CAA) dhe kapacitetin e absorbimit radikal të oksigjenit (ORAC), panxhari, së bashku me brokolin dhe piperin e kuq u treguan të jenë më të lartat . Konsumimi i panxharit mund të çojë në një zvogëlim të rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kronike, siç është kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Studimet e “London School of Medicine” dhe “Bart’s Hospital” në Londër dhe nga specialistja kërkimore ruse Mikhail Tombak zbuluan informacione të reja rreth panxharit. Studimet treguan se gjethet e freskëta të panxharit kishin përqëndrim më të lartë të hekurit se spinaqi dhe që panxhari është i pasur me fito-nutrientë që përmbajnë veti detoksifikuese, anti-oksiduese dhe anti-inflamatore, të afta për të kontrolluar hipertensionin dhe sulmet e zemrës. Panxhari është një nga burimet më të mira të lutein dhe zeaxanthin,që janë shumë të dobishme për shëndetin e syve. Studimet laboratorike mbi qelizat tumorale tek njerëzit treguan se panxhari ndihmon për të frenuar dukshëm rritjen e tumorit. Panxhari gjithashtu përmban betaine, e cila rrit prodhimin e serotoninës në tru.


=Recetë
Sallatë me panxhar
Përbërësit:
-3 kupa me panxhar
-1 ose 1 kupë e gjysëm mandarina/portokaj
-1/2 krem sour
-Sallatë jeshile
-3 lugë gjelle presh të prerë në copa
Përgatitja: Hidhni në një tas panxharin e prerë në copa dhe sallatën jeshile, ku sipër hidhini mandarina dhe portokaj. Më pas spërkateni me pak krem sour dhe preshin e prerë në copa.

Sallatë më panxhar

Për 1 kilogram panxhar duhen: vaj ulliri 4 – 5 lugë gjelle, 4 – 5 lugë uthull,  1 kokërr hudhër, kripë, majdanoz

Përgatitja:

Panxharit të kuq i priten rrënjët e gjethet, pastaj lahet mirë dhe zihet në ujë të valuar pa kripë dhe pak uthull. Kur panxhari të jetë zierë, i qërohet lëkura, pritet në formë rrethi osë gjysmë rrethi, (nëse është i madh) dhe vendoset në enë porcelani. I hidhet uthull, hudhra të shtypura dhe vaj ulliri.Përzihen dhe lihet 2 – 3 orë që të marinohet pak.Më pas verini në pjatë, hidhini pak kripë dhe spërkatini me majdanoz të grirë hollë. Panxhari në ndryshim nga perimet e tjera, nuk zihet në ujë me kripë sepse merr shije të keqe.
=Një fakt mbi panxharin
Për shkak të ngjyrës së fortë, panxhari përdoret si ngjyrues për vezët e pashkëve.

error: Nuk lejohet kopjimi!