OBEZITETI

OBEZITETI

Obeziteti është një problem mjaft i madh në kohët e sotme , jo vetëm në planin individual , por edhe në atë shoqëror , pasi me ndërlikimet e tij shkaktohen një numër i madh sëmundjesh  si dhe bëhet shkak i shkurtimit të mesatares së jetës . Pesha e trupit të një njeriu normal përmban rreth 13 % dhjamë .Tek njeriu që ka mbipeshë , përmbajtja e dhjamit është në përqindje shumë më të madhe . Nuk është gjithnjë e lehtë që të përcaktohet në praktikë sasia e dhjamit që një njeri mban në trup , për të thënë nëse ky person është ose jo obez. Kur depozita  dhjamore në organizëm është shumë e madhe , bie në sy menjëherë dhe diagnoza bëhet lehtë . Por ka raste, kur njeriu nuk është i bindur për mbipeshën e tij, për tepricën e dhjamit që ka . Një përcaktim i gradës së obezitetit është i nevojshëm të saktësohet nga specialisti, i cili duke ditur masën e peshës që duhet të ketë personi , cakton dhe dietën hipokalorike . Një mënyrë orientuese është t’i këshillohet obezit të arrijë peshën që ka pasur kur ka qënë 20 vjeç. Që prej asaj moshe, gjatësia e trupit dhe gjerësia e skeletit të tij pothuajse nuk kanë ndryshuar . Kështu që pesha e shtuar prej asaj kohe , përbëhet nga depozitimi në trup i dhjamit të tepërt . Megjithatë , kthimi në peshën e moshës 20 vjeçare , mund të mos jetë gjithmonë i vlefshëm , pasi mund të ketë prej atyre që kanë pasur mbipeshë që në atë kohë . Shumë njerëz nuk e mbajnë mend peshën që kanë pasur në atë moshë .

Shkaqet e mbipeshës

Dikush mund të mendojë nëse dhjamosja është trashëgimi apo fryt i mjedisit. Trupi i njeriut vetvetiu depoziton kalori të tepërta që t’i shfrytëzojë në rast nevoje për të ardhmen. Një ndër shkaqet  kryesore të dhjamosjes mbetet mënyra e jetesës. Zakonisht mbipesha shkaktohet nga marrja e më shumë kalorive sesa trupi harxhon. Genet mund të krijojnë terrenin për mbipeshë ose dhjamosje, por në fund të fundit pesha varet nga ushqimi dhe nga lëvizjet që kryen gjatë gjithë kohës individi, kur për një kohë të gjatë merren kalori te tepërta, bëhet një jetë sedentare ose kombinohen të dyja bashkë. Kjo çon në dhjamosje. Trashëgimia gjenetike nuk do të thotë se medoemos individi duhet të jetë i dhjamosur. Ajo që përcakton perfundimisht peshën , është përzgjedhja e ushqimit të pasur me vitaminat e duhura, zgjedhja e cilësisë së ushqimit si dhe aktiviteti fizik.

Faktorët që ndikojnë në obezitet

  • Mosha – dhjamosja te burrat rritet në moshën deri në 60 vjeç , kurse tek gratë rritet me kalimin e moshës .
  • Raca dhe vendi – tek Kaukazianët e SHBA-së obeziteti përbën rreth 20 % të tyre , ndërsa në Kaukazianët e Europës janë të prekur rreth 40 % të tyre , në Kongo 12 % , në Kinë 7.2 % në Indi 35 % .
  • Gjëndja ekonomiko-shoqërore : në vëndet e zhvilluara me të ardhura të mira ekonomike shpeshtësia e obezitetit është shumë e madhe. Martesa është parë si faktor për shtimin në peshë . Zakone të ndryshme , mungesa e ushtrimeve muskulore , përdorimi i pijeve alkolike , përdorimi i duhanit janë faktorë të mbipeshës .
  • Shkaqet e obezitetit : marrja më e madhe e energjisë nga ushqimet në krahasim me ata që kanë konsum më të madh d.m.th. rriten kaloritë ushqimet e ndryshme janë të shijshme më shumë , kështu rritet sasia e yndyrnave .
  • Faktorët gjenetike : në shumicën e rasteve me obezitet, të paktën njëri nga prindërit ka qënë obez .
  • Dëmtimet endokrine : obeziteti në shumicën e rasteve shoqërohet nga : hiperinsulinemia .

Shenjat e dhjamosjes: Simptomat:

  • Vështirësi në frymëmarje – pa patur sëmundje pulmonare apo kardiake (në rastet kur kryen lëvizje paksa të shpejta, apo ulje e ngjitje nëpër shkallë). Kjo ndodh për shkak të lidhjes të mekanizmave ( mbipeshë ) dhe metabolik ( shtohet nevoja për oksigjen dhe nxjerrja jashtë e dioksidit të karbonit, si rezultat i metabolizmit të rritur .
  • Prishja e gjumit –  ”Sindroma e apneas ose Sindroma Pickwick ”. Personi i dhjamosur fle gjatë ditës në pozicion ulur, duke drejtuar makinën ose në zyrë në karrige. Ka dhimbje mesi, gjunjësh që janë si rezultat i mbipeshës,  shqetësime të tretjes, si rezultat i rritjes së presionit intraabdominal tek mbipeshat . Urinimi i pavullnetshëm shoqërohet sidomos gjatë kohës kur personi kollitet. Shpeshtësia e urinimit  rritet më shumë me rritjen e peshës , dhe arrin 60 % tek gratë me BMI > 33.0
  • Gjëndrat e djersës prodhojnë më shumë djersë kjo ndodh si rezultat i rritjes së metabolizmit sidomos në palat e lëkurës .
  • Shpesh herë vihet re ndjenjë lodhjeje, dëmtime të ciklit menstrual, sterilitet dhe gjëndje depresioni .

Dhjamosja, faktor rrisku për shfaqjen e gjëndjeve patologjike 

  • Diabeti i sheqerit tipi II : 80 % e të sëmurëve që janë të prekur nga diabeti II janë obezë .
  • Hiperlipidemia : tek obezitët kemi rritje të triglicerideve , ulje e lipoproteinës , rritje e dëndësisë së HDL .
  • Sëmundjet kardio-vaskulare : shumë studime epidiemiologjike lidhin dhjamosjen me sëmundjet dhe vdekshmërinë nga sëmundjet nervore apo vaskulare . Përveç dëmtimit të arterieve koronare në 50 % të njerëzve ku pesha ideale rritet, në 50 % vihen re çregullime dhe hipertrofi të barkushes së majtë , pavarësisht nga shfaqja e hipertensionit , e cila shpesh përfundon me pamjaftushmëri kardiake .Vdekja e papritur është e shpeshtë në personat e dhjamosur , si rezultat i aritmive kardiake .
  • Hipertensioni : shumë studime tregojnë lidhjen midis peshës së trupit dhe hipertensionit. Shpeshtësia e hipertensionit është 2 – 5 herë më e madhe tek njerëzit e dhjamosur .
  • Mëlçia – dhjamosja është faktor i rëndësishëm për formimin e gurëve të tëmthit.Tek femrat mëlçia e dhjamosur karakterizohet nga filtrimi i indit lipoid dhe shtimi i enzimave hepatike .
  • Artritet : shpeshtësia e artrozave të gjurit shtohet në lidhje me peshën trupore ( shkaqet janë mekanike ) , ndërsa osteoporoza dhe thyerjet janë më të ulëta si përqindje tek obezët .
  • Sindroma e Aipnisë në gjumë – karakterizohet nga mosmarrja frymë gjatë natës. Kjo simptomë është mjaft e vështirë të ekzaminohet , sepse vetëm një i tretë mund të përcaktojë mungesën e frymëmarjes gjatë natës dhe  jo personi vetë. Diagnoza shoqërohet me një gërhitje të fortë të shoqëruar me një zgjim të papritur, e cila mund të avancojë deri në edemë pulmonare,dhe gjithashtu me ndjenjë lodhjeje gjatë zgjimit në mëngjes,si rezultat i gjumit jo të qetë të natës .
  • Edema e gjymtyrëve të poshtme është si rrjedhojë e mosqarkullimit venoz, si rezultat i uljes së lëvizshmërisë tek obezët dhe si pasojë e presionit venoz nga depozitimi i yndyrnave .
  • Celuliti – eshtë ndërlikim i shpeshtë i obezitetit, i përket kryesisht gjymtyrëve të poshtme, shoqërohet me edemë dhe inflamacion, i përgjigjet me vështirësi terapisë dhe është faktor rrisk tek njerëzit me obezitet të lartë .
  • Tromboflebitet dhe trombozat – hasen shumë shpesh në personat obezë ( si edema ,mosqarkullim i gjakut ), si rezultat mekanik edhe  metabolik, ku përmbledh shtimin e faktorëve të hemostazës .
  • Rreziku kirurgjikal : rreziqet si nga pandjeshmëria ashtu dhe nga ndërhyrjet kirurgjikale janë të mëdha tek obezët . Faktorët më të shpeshtë janë infeksionet pulmonare, traumat kirurgjikale, herniet etj.
  • Neoplazmat : Obeziteti shoqërohet me shpeshtësi të rritur të neoplazmave, sidomos në traktin tretës ( zorrë e trashë ), traktin gjenital ( gjoks, mitër, vezore, prostatë ) .
  • Çregullimet hormonale – tek obezët janë të shpeshta aminoretë. Nga mbiveshkoret kemi rritje të kortizolit – hormoneve mashkullore, ndërsa tek gratë kemi hipertrikeozë .
  • Shfaqje psiko-trupore : Faktorët psikologjikë dhe shoqërorë marrin pjesë në shkaqet e obezitetit. Paraqitja e jashtme luan rol të rëndësishëm psikologjik . Cilësia e jetës sipas statistikave është më e ulët tek obezët.
  • Vdekshmëria : Obeziteti është një faktor rreziku së bashku me hipertensionin dhe hiperlipideminë. Shtimi i vdekshmërisë që varet nga obeziteti është më i shpeshtë në moshat e reja dhe varet nga kohëzgjatja e obezitetit . 

Mjekimi

Me gjithë përparësitë e studimeve të sotme, përballimi i mjekimit tek personat obezë është shumë i vështirë. Bazat e mjekimit  mbështeten kryesisht  në këshillat dietike. Në shumicën e rasteve përdoren skema që lidhen me uljen e energjisë që është e nevojshme për të mbajtur një peshë trupore, energji e cila duhet të ulet me rreth 500 kalori më pak në ditë. Në praktikën e përditshme përdoren dieta të nivelit 1000 kal deri 1600 kal në ditë. Përmbajtja e yndyrnave në këto tipe dietash duhet të jetë rreth 30 % , ndërsa albumina duhet të jetë në sasi të lartë. Këto dieta kanë humbje 0.5 – 1 kg në javë. Në rastet e obezitetit të lartë duhet të jetë humbja në peshë deri në 4 kg në javë, në dieta më shumë pak kalori 600 kal / në ditë. Këto dieta janë dhe të pasura me albuminë dhe të varfëra  me yndyrna si dhe të pasura me vitamina. Humbja e peshës mund të çojë në përmirësimin e hiperinsulinemisë, të rezistencës kundrejt insulinës, të diabetit, të hipertensionit dhe të hiperlipidemisë. Këto ndryshime janë të rëndësishme dhe të qëndrueshme, në qoftë se mbahet humbja e peshës . Gjatë humbjes të peshës të gjitha depozitat e indit dhjamor pakësohen në mënyrë përpjestimore. Shpesh kjo nuk sjell efektet e dëshiruara kozmetike .

Një orientim më i drejtë për të përcaktuar sasinë e tepërt të dhjamit, mund të nxirret duke matur trashësinë e lëkurës, me anë të një kompasi të posaçëm në:

  • Në triceps
  • Nën skapulare
  • Në bicepsin
  • Suprailiake

Në bazë të shumës së këtyre matjeve të palëve të lëkurës në këto vende  përcaktohet gjëndja e obezitetit .

 

error: Nuk lejohet kopjimi!