Obeziteti: Kur është gjenetik?

Obeziteti: Kur është gjenetik?

A është obeziteti në gjenet tona?

Përpos teorive të ndryshme, obeziteti rrallë shkaktohet nga gjenet tona. Sipas “Harvard School of Public Health (HSPH)”, faktorët gjenetikë që lidhen me obezitetin, zënë vetëm një pjesë të vogël të rrezikut të përgjithshëm. Megjithatë, CDC thekson që variacioni se si pesha e njeriut përgjigjet në të njëjtin mjedis që e rrethon, ndikon që gjenet luajnë një rol në zhvillimin e obeziteti. Ndonjëherë edhe njerëzit të cilët kanë gjene që lidhen me obezitetin nuk bëhen obezë, dhe anasjelltas. Kjo për shkak se, krahas faktorëve gjenetikë të mundshëm, pesha influencohet edhe nga faktorët e stilit të jetesës. Pra edhe me një predispozicion gjenetik, ata që janë obezë dhe mbipeshë mund të jenë të aftë të ndryshojnë peshën e tyre gradualisht, duke alternuar stilin e jetesës dhe me mbështetjen e familjeve dhe miqtë. Nëse pesha juaj mbetet e pandryshuar, ndryshimet në stilin e jetesës, do t’ju bëjnë më të shëndetshëm, pavarësisht nëse humbni apo jo kilogramë.

Gjenetika e rrallë
HPSH raporton që shkencëtarët kanë identifikuar disa raste të rralla të caktuara në të cilët  obeziteti duke se shkaktohet vetëm nga mutacionet gjenetike. Një formë e rrallë e obezitetit, e quajtur “obeziteti monogjenetik”, shkaktohet nga mutacione spontane në gjene të vetme që janë të përfshira në kontrollin e oreksit. Sindroma të caktuara gjenetike janë të lidhura me obezitetin, përfshirë dhe sindromat “Prader-Ëilli” dhe “Bardet-Biedl”.

Një tjetër gjendje e njohur si “obeziteti i zakonshëm” mund të ketë gjithashtu një lidhje gjenetike, bazuar në provat dhe studimet. Sipas HPSH, kjo formë e obezitetit besohet që preket nga gjene të shumëfishta sesa një gjen i vetëm. Obeziteti i zakonshëm mund t’ju ndihmojë të kuptoni përse disa njerëz marrim peshë më shpejt sesa disa të tjerë. Por kjo nuk është historia e plotë-faktorët e stilit të jetesës janë gjithashtu të rëndësishëm.

Të merrni kontrollin
Për fat të mirë, HPSC ju siguron që kur vjen puna te obeziteti, gjenetika rrallë përcakton peshën tuaj. Ndërkohë që disa njerëz mund të jenë të predispozuar ndaj obezitetit, duke bërë ndryshime të shëndetshme në dietë, stil jetese dhe mjedisin ku jetojnë, mund të arrijnë benefite të mëdha.
Ka disa ndryshime të vogla të stilin e jetesës që mund t’ju ndihmojnë të parandaloni obezitetin, te vetja dhe familja juaj.

Reduktoni rrezikun për obezitet duke ndjekur këto tre hapa:

1.Ecni rregullisht
Mund të mbani peshën tuaj nën kontroll, thjesht duke ecur 30 minuta në ditë, 5 ditë në javë. Sipas “American Heart Association (AHA)”, një person 60 kg djeg 240 kalori në orë duke ecur. Jeni të shqetësuar për kohën? Relaksohuni. Ju mund të ndani 30 minutëshin në sesione më të vogla. Provoni të ecni 10 minuta në mëngjes përpara se të shkoni për punë dhe 10 minuta gjatë pushimit të drekës. Më pas në darkë mundohuni të bëni një shëtitje 10 minutëshe. Sa më shumë të lëvizni, aq më mirë për ju, pra digjni kalori dhe keni një shëndet akoma dhe më të mirë.

2.Ndiqni udhëzimet dietike
“The U.S. Department of Agriculture” ka një website të quajtur “ChooseMyPlate.gov” që ofron udhëzime dhe material edukuese në ushqyerjen e shëndetshme, nutricionin dhe dietën. Duhet të rrisni konsumin e ushqimeve të shëndetshme. Kjo guidë ju ofron rekomandime si prsh të mbushni së paku gjysmën e pjatës suaj me perime dhe fruta në çdo vakt. Gjithashtu mbani shënim ato që konsumoni që më pas t’i hidhni një sy se çfarë mund të përmirësoni.

3.Mësoni të menaxhoni stresin dhe të bëni një gjumë cilësor
Shumë studime sugjerojnë një lidhje ndërmjet stresit dhe obezitetit. Një rishikim i 14 studimeve të publikuara në “Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics” gjeti një lidhje të fortë ndërmjet stresit të lartë dhe ushqyerjes jo të shëndetshme, krahas peshës së madhe trupore. Të përballoni stresin nuk është e lehtë, por ju mund të ndiqni disa hapa të thjeshtë që të ndiheni më të relaksuar, si të kaloni kohë me familjen ose të provoni jogën dhe meditimin. Do të habiteni sa mirë do të ndiheni pas një gjumi të mirë. Shumë studime të fundit kanë identifikuar një lidhje ndërmjet mungesës së gjumit dhe ndryshimeve hormonale që çojnë në shtim në peshë.

Lajmi i mirë është që obeziteti nuk vjen vetëm nga gjenetika. Eshtë një gendje që zakonisht mund të menaxhohet me ndryshime në stilin e jetesës. Edhe nëse një predispozicion gjenetik naj obezitetit ekziston, HSPH-ja thekson që një stil jetese i shëndetshëm mund të jetë mënyra më e mirë për të mposhtur rrezikun lidhur me gjenet. Ndryshimet e shëndetshme në stilin e jetesës mund të rrisin cilësinë e jetës si dhe të keni një shëndet optimal. Nëse jeni mbipeshë ose obezë, ose nëse jeni në rrezik për shfaqjen e obezitetit, mund të jetë koha të bëni disa ndryshime në mënyrën e ushqyerjes dhe ushtrimeve fizike.

Në vend se të synoni një ndryshim total të stilit të jetesës në pak ditë, mundohuni të fokusoheni në disa modifikime të vogla që ju mund të bëni cdo ditë. Nuk jeni të sigurt ku të filloni? Provoni të ecni, të kufizoni konsumin e pijeve me sheqer, si dhe të bëni një gjumë të mirë. Ndryshimet e vogla sjellin ndryshime të mëdha kur vjen puna për menaxhimin e peshës.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!