Një dietë miqësore për ekzemën

Një dietë miqësore për ekzemën

Ekzema eshte nje gjendje inflamatore e lekures. Gjithashtu e njohur si dermatitis atopik, mund te shkaktoje irritim te lekures, shenja dhe pucrra.  Ekzema eshte me e zakonshme te femijet nen moshen 2 vjec, por gjithashtu mund te preke femijet me te rritur dhe te rriturit. Faktoret trashegues dhe mjedisore mund te luajne nje rol ne zhvillimin e semundjes, por shkaku nuk eshte i qarte.

Studimet sugjerojne qe nje bebe ka me pak gjasa te preken nga ekzema nese nena ka marre probiotike dhe ka shmangur konsumin e qumeshtit te lopes gjate shtatzanise.

Te porsalindurit qe ushqehen me gji gjate tre muajve te pare kane me pak gjasa te preken nga ekzema. Shume njerez te cilet kane ekzeme jane te diagnostikuar gjithashtu me alergji ushqimore. Megjithate cdokush eshte i ndryshem dhe zbulimi i nevojave tuaja personale ushqimore eshte e rendesishme per te minizuar problemet me alergjine dhe ekzemen.

Jo cdokush mund te kete probleme me ushqimet me poshte, por alergjite me te zakonshme me ekzemen perfshijne:

-Qumesht lope

-Veze

-Produktet e sojes

-Gluten

-Arra

-Peshk

 

Te konsumoni ushqime te caktuara nuk shkakton ekzeme, por mund te perkeqesoje simptomat nese jeni prekur nga kjo gjendje. Te mbani nje diete miqesore me ekzemen eshte celesi per nje menaxhim te suksesshem. Jo te gjithe do te keni te njejtat reagime nga ushqime te njejta.

 

A ka ushqime te caktuara qe duhet te hani?

Te konsumoni ushqime anti-inflamatore mund te ndihmojne ne lehtesimin ose reduktimin e simptomave te ekzemes.

Kjo mund te perfshije:

-Peshk yndyror

Ju mund te jeni te afte te reduktoni simptomat tuaja duke ngrene peshk yndyror, si salmoni etj.  Vaji i peshkut permban nivele te larta te acideve yndyrore omega-3, te cilat jane anti-inflamatore. Me rekomandimin e mjekut mund te merrni suppemente omega-3, ne pergjithesi rekomandohet rreth 250 mg do dite, sidomos nga ushqimet.

-Ushqimet qe permbajne quercetine

Quercetina eshte nje flavonoid me baze bimore. Eshte nje antioksidant i fuqishem dhe anti-histamine. Kjo do te thote qe mund te reduktoje inflamacionin si dhe nivelet e histamines ne trupin tuaj!

 

Ushqimet e pasura ne quercetine perfshijne:

-molle

-boronicat

-qershite

-brokoli

-spinaq

-kale

 

Ushqimet qe permbajne probiotike

Ushqimet qe permbajne probiotike, si jogurti, permbajne kultura te gjalla qe mbeshtesin nje sistem imunitar te forte. Kjo ju ndihmon te reduktoni reaksionet alergjike.

 

Ushqimet e pasura ne probiotike perfshijne:

– supe miso

– Ushqime te fermentuara si turshite

– Djatherat e bute, si Guda

– kefir

– tempeh

Ushqimet qe mund te konsumoni varen nga alergjite ne te cilat jeni diagnostikuar. Ushqime qe konsiderohen miqesore me ekzemen mund te nxisin simptoma te ato qe jane alergjike ndaj atyre.

 

A ka ndonje ushqim qe duhet te limitoni ose te shmangni?

Ajo cfare hani mund te mos shkaktoje ne menyre direkte ekzeme por mund te perkeqesoje simptomat. Kjo eshte vecanerisht e vertete nese jeni alergjik ndaj nje ushqimi.

 

Alergjite ushqimore me te zakonshme perfshijne:

-Ushqimet e bulmetit

-Vezet

-Soje

-Arra

 

Ushqimet qe permbajne konservues dhe perberes artificiale mund te perkeqesojne simptomat. Kjo perfshin ushqime te pasura me yndyrna trans, si margarine,

ushqime te perpunuara dhe fast food.

Ushqimet e pasura me sheqer mund te nxisin simptomat e ekzemes. Sheqeri shkakton nivelet e insulines te rriten, te cilat rezultojne ne inflamacion.

Produktet me permbajtje te larte sheqeri perfshijne:

-Tortat

-disa lloje kafesh

-pije te gazuara

-Fast Food

 

A ka nje diete specifike qe mund te ndiqni?

Nuk ka nje diete qe i pershtatet te gjitheve, por te konsumoni nje diete te pasur  me antioksidante, mund te ndihmoje ne reduktimin e simptomave.

 

Diete mesdhetare

Kjo diete fokusohet ne konsumin e :

-frutave

-perimeve

-peshkut

-yndyrna te shendetshme, si vaji i ullirit

Gjithashtu perfshin veren e kuqe, e cila permban quercetine. Embelsirat me sheqer dhe mishi i kuq mund te konsumohen ne sasi te vogla ose aspak ne kete diete.

 

Dieta anti-inflamatore

Ky plan ushqimor fokusohet ne eliminimin e ushqimeve qe rrisin inflamacionin dhe te konsumoni me shume ushqime te pasura ne fibra. Fokusohet ne:

-fruta

-perime

-drithera te plota

-yndyrna te shendetshme, si vaji i ullirit

-peshku, te pasur me acide yndyrore omega-3.

error: Nuk lejohet kopjimi!