Mjekësia alternative për astmën

Mjekësia alternative për astmën

Praktikat mjekësore plotësuese dhe alternative po përdoren gjerësisht për trajtimin e astmës. Termi “plotësues” i referohej praktikave tradicionale që përdoren në kombinim me qasjet e mjekësisë konvencionale. Termi “alternative” i referohej praktikave tradicionale që zëvendësojnë mjekësinë alopatike.

Astma dhe alergjitë renditen në 15 gjendjet më të zakonshme mjekësore për të cilën mjekësia alternative dhe plotësuese përdoren si për të rriturit dhe fëmijët. Megjithatë, në këtë pikë, janë pak studime që mbështesin mjekësinë alternative dhe plotësuese. Megjithatë disa trajtime komplementare dhe alternative mund të jenë të rrezikshme, kështu që është e rëndësishme të flisni me mjekun tuaj për përdorimin e tyre potencial.

Cilat janë trajtimet më të zakonshme plotësuese dhe alternative të përdorura?
Trajtimet plotësuese dhe alternative të përdorura më së shumti për astmën përfshijnë produktet natyrale, mjekësinë e trupit-mendjes dhe praktikat e trupit.

Produktet natyrale përfshijnë barna herbale dhe produkte bimore, minerale, vitamina, probiotikë dhe dieta të specializuara. Praktikat e mendje-trup përfshijnë ushtrimet e frymëmarrjes, meditimin, tai chi, imazhet udhëzuese, relaksimin, hipnozën, qi gong dhe joga. Praktikat e trupit përfshijnë manipulimin e palcës dhe masazhin.

A ka ndonjë rrezik nga trajtimet plotësuese dhe alternative?

Disa produkte natyrale për astmën mund të jenë të rrezikshme. Për shembull Echinacea ( lule) dhe kamomili janë anëtarë të familjes së “ragweed”-vë. Nëse një individ me astmë ka alergji nga kjo familje bimësh, simptomat e astmës do të përkeqësoheshin.

Efedra natyrale ( e gjendur në ma huang, një bimë tradicionale kineze) ndonjëherë përdoret për astmën dhe mund të ketë efekte të dëmshme në zemër, vecanërisht kur përdoret me albuterol.

Kini kujdes të mbani produkte si “Vicks VapoRub” larg fëmijëve-mund të shkaktojë vdekje nëse gëlltitet.

Ndërkohë që praktikat mendje-trup konsiderohen si të sigurta, ekziston rreziku që relaksimi i muskujve progresiv të shoqërohet me rënien e fluksit të ajrit dhe ndryshimet në rritje të ritmit të zemrës tek individët me astmë.

Praktikat e trupit , duke përfshirë manipulimin dhe masazhin kurrizor, përgjithësisht janë të sigurta nëse ofrohen nga një terapist i trajnuar, por mjeku juaj duhet të jetë në dijeni. Eshtë e rëndësishme të mos zvëndësoni terapitë plotësuese për mjekimet e kontrolluara që mjeku ju ka përshkruar.

Po joga a ndihmon në kontrollimin e astmës?
Disa studime sugjerojnë që joga mund të përmirësojë kontrollin e astmës, simptomat e astmës, cilësinë e jetës dhe funksionin e mushkërive. Joga e butë mund të adaptohet për të plotësuar kujdesin e zakonshëm për astmën, pasi ka pak efekte anësore.

error: Nuk lejohet kopjimi!