Mineralograma- Testi me flokë i çrregullimeve shëndetësore

Mineralograma- Testi me flokë i çrregullimeve shëndetësore

Testimi mineral i flokut
A po kërkoni përgjigje alternative për problemet tuaja shëndetësore dhe mendore? Nëse përgjigjia është po, atëherë ndoshta ne mund t’ju ndihmojmë. Nëse keni probleme të tilla si: depresioni, çrregullimi bipolar, pagjumësia,humbje oreksi, lodhje kronike, çrregullime humori,ankthi,hormonale etj tashmë ka një zgjidhje.

1. Çfarë është testimi i mineraleve të flokëve?

Analiza e mineralit të indeve të flokëve (HTMA) është një biopsi e cila me anë të matjes së mineraleve tregon origjinën dhe shkakun e problemit. Testimi i mineraleve të flokëve është matja e përmbajtjes së mineraleve dhe metaleve toksike të flokëve që jep një tregues të niveleve të ruajtjes brenda indeve të trupit. Me anë të këtij testi maten 11 minerale ushqyese, 5 minerale shtesë dhe 5 metale toksike. Një test i mineraleve të flokëve gjithashtu mat 6 raporte të rëndësishme dhe shkallën e oksidimit të trupit. Testi ka një nivel saktësie prej plus ose minus 3%, i cili është rreth së njëjtit nivel saktësie si shumica e testeve të gjakut dhe urinës apo edhe më mirë.Ka disa dallime themelore midis tyre.

Testimi i urinës
Mat sasinë e mineraleve që janë nxjerrë jashtë, jo atë që absorbohet ose ruhet nga trupi.

Testimi i gjakut
Mat sasinë e mineraleve që janë duke u përthithur dhe janë përkohësisht në qarkullim perpara se të nxirren jashtë ose të depozitohen.
Krahasuar me dy metodat e testimit të mësipërm, analiza e flokëve ofron një numër përparësish të dallueshme në përcaktimin e statusit të mineraleve.

Hulumtimi klinik tregon se nivelet e elementëve specifik, veçanërisht elementët potencialisht toksikë, si kadmiumi, mërkuri, plumbi dhe arseniku, janë shumë të ndërlidhura me çrregullimet patologjike. Për elemente të tillë, nivelet e tyre në flokë mund të jenë më tregues sesa përmbajtja e tyre ne gjak dhe urinë.

Elementët toksike mund të jenë 200 deri në 300 herë më shumë të përqëndruar në flokë sesa në gjak ose urinë. Prandaj, testi i flokeve shërben për zbulimin e metaleve të rënda dhe toksike si: arseniku, alumini, kadmiumi, plumbi, antimoni dhe mërkuri.

Përse,shërben një Analizë e matjes së Mineraleve të Flokëve dhe c’farë mund të gjejmë me anë të saj?

Një analizë e mineraleve te flokëve e interpretuar siç duhet mund të gjejë c’balancime unike që mund të jenë shkak i problemit për shumë çështje të rëndësishme shëndetësore duke përfshirë:

• Intoleranca ndaj ushqimit
• Toksicitetin e Metaleve të rënda
• Mungesën e mineraleve
• Lodhjen e Adrenalinës
• Funksionin e Tiroides
• Shkallën e metabolizmit (i shpejtë ose i ngadalshëm)
• C’balancimin e sheqerit në gjak
• C’balancimin e presionit të gjakut(i lartë ose i ulët)
• Nivelet e energjisë
• Inflamacionin
• Sintezën e proteinave
• Gurët në veshka
• C’ështje të shëndetit mendor
• Stresi oksidativ
• Çështje të tjera – c’balancim të aminoacideve, të acideve yndyrore, mosbalancim bakterial, c’balancim të neurotransmetuesve, sëmundja Lyme, mungesa e bakrit.

Elementët ushqyese duke përfshirë magnezin, kromin, zinkun, bakrin dhe seleniumin janë faktorë të detyrueshëm për qindra enzima të rëndësishme dhe gjithashtu janë thelbësore për funksionet normale të vitaminave. Nivelet e këtyre elementeve në flokë lidhen me nivelet e organeve dhe indeve të tjera.

Të mirat e Analizës së Mineraleve dhe Metaleve në flokë:

• Përcaktim të niveleve të Metaleve Toksike ose Mungesës së Mineraleve
• Monitoron efektet e Mineraleve dhe Programin e Detoksifikimit të Metaleve
• Identifikon plotësimin e nevojave për Mineralet specifike

Shkaqet e zakonshme të mosbalancimeve te mineraleve

Shumë faktorë kontribuojnë në mangësitë e mineraleve dhe c’balancimin e tyre. Këtu janë vetëm disa:

• Stresi varfëron mineralet nga trupi, sidomos magnezin dhe zinkun.
• Metalet toksike dhe Kimikatet. Ata mund të zëvendësojnë mineralet në vendet e lidhura me enzimë dhe të ndërhyjnë në thithjen e mineraleve.
• Infeksionet kronike virale dhe bakteriale pakësojnë mineralet. Shumë prej tyre vuajnë nga disbiosa e zorrëve, Lyme dhe shumë infeksione të tjera kronike.
• Furnizimi me ushqime toksike. Ushqimi dhe tokat tona janë të varfëruara nga mineralet, prandaj secili ka nevojë për shtesa ushqyese. Kulturat hibride, plehrat superfosfate (dmth Miracle Grow), ushqimet e rafinuara, pesticidet, shtesat ushqimore dhe më shumë, të gjitha kontribuojnë në një furnizim ushqimor të varfëruar dhe toksik.
• Uji i pijshëm. Uji nuk është i sigurt për shkak të klorit, aluminit, fluorit dhe nganjëherë bakrit të shtuar, të cilat shkaktojnë toksicitet ose zhvendosin mineralet e tjera.
• Mënyra jetese jo të shëndetshme. Shumë individë nuk kanë gjumë të mjaftueshëm, një ushqim të rregullt ditor ose kanë zakone të tjera jo të shëndetshme jetese.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!