Mikrobioma-Implikime për shëndetin global

Mikrobioma-Implikime për shëndetin global

Përfundimet që shkenca ka nxjerrë gjatë dekadës së fundit tregojnë më shumë për rolin e mikrobeve në shëndetin tonë. Tashmë është e qartë që më shumë se 100 trilionë mikrobe jetojnë brenda nesh, duke luajtur një rol thelbësor në trupin e njeriut.

Bakteriet që jetojnë brenda zorrës së trashë ndihmojnë në rregullimin e humorit, oreksit, në kontrollin e sistemit imunitar dhe inflamacionit, madje dhe në shprehjen e ADN-së. Eshtë e qartë që shumë zgjedhje të stilit të jetesës përfshijnë dietë, gjumë, ushtrime, suplemente ushqyese, menaxhimin e stresit, socializimin etj, duke influencuar në shëndetin tonë.

Përgjatë viteve, studimet kanë identifikuar mekanizmat direkte të faktorëve që influencojnë në shëndet, qoftë për mirë qoftë për keq. Këto ditë, megjithatë po shohim një shumëfishim të studimeve që kërkojnë shpjegim se si këto faktorë ndikojnë në shendet parë nga aspekti i mikrobiomës. Ky është një proces me dy hapa. Zgjedhjet e stilit të jetesës ndikojnë në shendetin tonë.

 

Hipokrati dikur tha: “Të gjitha sëmundjet fillojnë në zorrë”.

Ndryshimet në bakteriet e zorrëve janë përshembull të lidhura me sëmundjet kronike (mendoni për sëmundjen Alzheimer, osteoporoza, tipi 2 i diabetit, dhe sëmundja koronare të arterieve), të cilat janë përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetit .

Kjo do të thotë që mikrobioma humane është e përfshirë në mënyrë direkte. Por duhet t’i kushtohet një vëmendje e vecantë ushqimit. Pasi zgjedhjet ushqimore kanë një impakt në shëndetin tuaj dhe në produktivitetin e mikrobeve. Ushqime të pasura në fibra speciale përfshijnë lulerradhiqe jeshile, hudhra, qepë, rrënjë cikoreje, articokë, asparag dhe shumë fruta e perime të tjera.

Mund edhe t’i përdorni në formën e suplementeve. Gjithashtu është e rëndësishme të pranoni faktin që shumë nga zgjedhjet tona mund të ndikojnë në shëndetin e mikrobiomës.

Për shembull, studiuesit francezë kanë parë një lidhje të fortë ndërmjet konsumimit të pijeve me ëmbëlsues artificial dhe rrezikun për zhvillimin e tipit 2 të diabetit.

 

Ky studim masiv i 2013 vlerësoi dietat e rreth 70000 femrave, duke i ndjekur për rreth 14 vite. Shkencëtarët zbuluan që krahasuar me ato që nuk konsumonin soda, ata që pinin pije me ëmbëlsues artificial kishin rreth 200% më shumë rrisk për t’u prekur nga diabeti, dhe kjo rezultonte më e lartë sesa rrisku te ato femra që pinin pije me ëmbëlsues artificialë.

Në studimet e bëra nga studiuesit izraelitë, ato demostruan ndryshime dramatike që ndodhnin në mikrobiomën e njerëzve dhe kafshëve të nxitura nga ëmbëlsuesit artificial së bashku me ndryshime metabolike që lidheshin specifikisht me tolerancën ndaj glukozës, dhe diabetin. Probleme të tjera në subjektet humane përfshinin shtim në peshë, rritje të obezitetit, sheqer më i lartë në gjak etj.

Autorët dolën në përfundimin: Embëlsuesit artificial prezatohen në dietat tona me qëllimin për të reduktuar marrjen kalorike dhe për të normalizuar nivelet e glukozës në gjak.

Kjo rritje në konsum sjell rritjen dramatike në epideminë e obezitetit dhe diabetit. Studiuesit amerikanë studiuan rreth 4000 subjekte të rriturish për 9 vjet dhe treguan një lidhje direkte ndërmjet konsumit të pijeve dietike dhe obezitetit. Kjo do të thotë që sa më shumë pije dietike të konsumoni, më shumë peshë do të shtoni.

Këto alternime në mikrobiomë mund të ndikojnë në ndryshimet metabolike prsh si te balanca e glukozës dhe në yndyrën e trupit, që janë dy nga faktorët që sjellin një sërë problemesh shëndetësore si sëmundja e zemrës, kanceri, osteoporoza, depresioni dhe sëmundjen Alzheimer. Për sa i përket kësaj të fundit, përpjekjet e kompanive farmaceutike për të zhvilluar trajtime për sëmundjen e Alzheimer nuk kanë pasur sukses. Në ditët e sotme nuk ka akoma një kurë efektive për Alzheimer, edhe pse ka prekur më shumë se 40 milionë njerëz në botë.

Përpos të gjitha përpjekjeve shkencore për të gjetur trajtime për sëmundjen Alzheimer, vetëm 5 mjekime marketohen, me efekte beneficiale të limituara, në një numër të limituar pacientësh, pa modifikimin e rrjedhës së sëmundjes. Ky fakt duhet të na inkurajojë më shumë që t’i hedhim një sy faktorëve që lidhen me shfaqjen e kësaj sëmundjeje.

Duket mjaft qartë që ëmbëlsuesit artificial, për shkak të efekteve dëmtuese në mikrobiomë, tregojnë një lidhje goxha të fortë. Përdorimi i ëmbëlsuesve artificialë mund të ketë efekte të dëmshme në shëndet për shkak të efekteve në mikrobiomë, por kërkimet sërish vazhdojnë. Kjo përfaqëson një fushë të re për studiuesit e mjekësisë, vecanërisht pasi lidhet me gjendjet kronike.

error: Nuk lejohet kopjimi!