Matjet bioimpedenziometrike

Matjet bioimpedenziometrike

Te dobesohesh duke humbur mase dhjamore apo mase muskulare?
Kur dikush vendos të beje diete teorikisht do te kerkonte te humbiste mase dhjamore dhe kjo shpjegohet me faktin qe kg me pak ne peshore do te ishin te barazvlefshme me më pak masë dhjamore. Sa here degjojme dike qe thote ” jam dobesuar 5 kg” na lind pyetja: mund te kete humbur mase dhjamore, mase muskulare apo lengje?
Ne disa raste vihen re problemet hormonale, ritensioni hidrik ose mbajtja e lengjeve, dehidratimi, humbja e peshes ose bllokimi i peshes kur ne peshohemi. Kur kemi nje bllokim te peshes mund te ndodhe qe personi mund te kete humbur 2 kg mase dhjamore dhe mund te kete shtuar 2 kg mase hidrike ose duke rritur aktivitetin fizik mund te kete shtuar 2 kg mase muskulare dhe paralelisht te kete djegur 2 kg mase dhjamore. Ne kete rast peshorja qendron ne te njejten shifer edhe pse parametrat trupore kane ndryshuar .
E rëndësishme êshtë te njohesh perberjen trupore per te bere nje vleresim jo vetem te sasise por dhe te cilesise. Perpara se te fillohet nje terapi dietike duhet te vleresohen mire keto parametra si dhe te kete nje variacion produktesh.
Matjet bioimpedenziometrike me paisjen BIA Akern 101 na ndihmon te vleresojme : Masen dhjamore Masen hidrike Masen metabolike aktive (BCM) Ujin ne total Ujin brenda qelizave dhe jashte qelizave
error: Nuk lejohet kopjimi!