Luftoni rrudhat me maja birre

Luftoni rrudhat me maja birre

Maska me maja birre është mjaft e thjeshtë dhe fare pa kosto. Është një maskë qetësuese dhe ushqyese. Majaja e birrës lufton veprimin e radikaleve të lira, inflamacionet e ndryshme dhe rekomandohet të përdoret për çdo lloj moshe edhe nga adoleshentët, pasi lufton infeksionet dhe puçrrat e fytyrës.
Përdorimi: Një lugë gjelle maja birre përzieje me pak ujë të ngrohtë. Pasi masa të bëhet në formë brumi, përhape në fytyrë dhe në qafë. Pasi ta kesh mbajtur për 20 minuta, shpëlaje me ujë të ngrohtë. Pas kësaj maske, rekomandohet që fytyrën ta lyesh me pak vaj ulliri që të mos thahet.
Një përdorim tjetër i maskës me maja birre është edhe përzierja me kos: Përzieji në një enë të vogël prej qelqi tre lugë gjelle kos dhe një lugë maja birre derisa masa të bëhet homogjene. Përhape me kujdes në fytyrë dhe qafë dhe pas 20 minutash shpëlaje fytyrën me ujë të bollshëm.
error: Nuk lejohet kopjimi!