Lidhja që ekziston ndërmjet obezitetit dhe depresionit

Lidhja që ekziston ndërmjet obezitetit dhe depresionit

  1. Nëse kam depresion, a jam në rrezik për obezitet?

Njerëzit me depresion ose ankth mund të përjetojnë shtim në peshë ose humbje peshe për shkak të gjendjes së tyre ose mjekimeve që i trajtojnë ato. Depresioni dhe ankthi mund të lidhen me abuzimin me ushqimin, zgjedhje të dobëta ushqimore dhe një jetë sedentare. Përgjatë kohës, shtimi në peshë eventualisht çon në obezitet.

Rreth 43% e të rriturve me depresion janë obezë, sipas “Centers for Disease Control and Prevention (CDC)”. Sipas tyre, të rriturit që janë diagnostikuar me depresion, kanë më shumë gjasa të jenë mbipeshë. Femijët të cilët kanë depresion, shpesh kanë BMI më të lartë se fëmijët të cilët nuk janë të diagnostikuar me depresion. Në një studim të 2017, u vu re që fëmijët të diagnostikuar me depresion kishin më shumë gjasa që të bëheshin obezë në të ardhmen.

2. Nëse jam obez/e, a jam në rrezik për depresion?

Obeziteti shpesh lidhet me gjendje emocionale, si mërzia, ankthi dhe depresioni. Një studim i 2018 tregoi që njerëzit të cilët ishin obezë, kishin 55% më shumë rrezik për shfaqjen e depresionit në një fazë të mëvonshme të jetës, sesa personat që nuk ishin obezë.

Obeziteti dhe gjendje të tjera lidhur me peshën mund të çojnë në probleme fizike shëndetësore. Kjo përfshin:

-Dhimbjen e nyjeve
-Diabetin
-Hipertensionin

Këto gjendje janë faktorë rrisku për shfaqjen e depresionit.

3. A është stresi një faktor?

Stresi është absolutisht një faktor rrisku te depresioni dhe te obeziteti. Stresi kronik dhe ankthi mund të çojnë në depresion. Stresi mund të ndikojë që ju ta teproni me ushqimin duke u sjellë si një mekanizëm bashkëpunues. Kjo çon në shtim në peshë dhe eventualisht në obezitet. Në anën tjetër, stresi mund të çojë në humbje peshë si dhe në një sërë çrregullimesh me ushqyerjen. Te adoleshentët, ngjarjet stresuese-si bullizmi dhe talljet lidhur me peshën-lidhen me depresionin. Kjo është veçanërisht e vërtetë për të rinjtë të cilët janë mbipeshë ose obezë.

4. A e dimë ne çfarë e nxit këtë cikël obeziteti dhe depresioni?


Nuk është e qartë se si ky cikël ndikon, por është e qartë që obeziteti dhe depresioni janë të lidhura së bashku. Për vite me rradhë, shkencëtarët hezitonin të krijonin një lidhje mes këtyre dy gjendjeve, por rezultatet e studimeve janë bërë më të qarta. Në ditët e sotme, kuptohet mjaft mirë që obeziteti mund të rrisë rrezikun për depresion dhe anasjelltas. Në fakt, shumë doktorë përdorin një sërë trajtimesh për këto gjendje shëndetësore. Përpos trajtimit për gjendjen që është diagnostikuar, shumë plane kujdesi përfshijnë masa parandaluese për të reduktuar rrezikun lidhur me këto gjendje. Synimi është të adresoni nevoja fizike dhe emocionale që lidhen me secilën nga gjendjet.

5. A mund të fajësojmë opsionet e trajtimit?


Shumë mjekime si antidepresantët listojnë shtimin në peshë si një efekt anësor të mundshëm. Disa terapi për menaxhimin e peshës mund të çojnë në probleme emocionale që mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë depresionin. Kjo mund të sfidojë personat që janë të prekur nga shumë probleme shëndetësore mendore.

6. Cfarë duhet të keni parasysh kur trajtoni këto gjendje bashkë-ekzistuese?


Depresioni dhe obeziteti janë gjendje kronike që kërkojnë kujdes dhe vëmendje afatgjatë. Eshtë e rëndësishme të mbani një linjë komunikimi me mjekun për t’u informuar akoma më shumë mbi ecurinë.

7. Si ta kuptoni nëse trajtimi po ju ndihmon?


Ndryshimet radikale mund të ndikojnë në një situatë mjaft delikate. Ja pse është e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale. Ndryshimet e papritura ose dramatike mund të sjellin probleme. Gjithashtu mund të përkeqësojë simptomat tuaja. Nëse përjetoni simptoma ose efekte anësore, flisni me doktorin tuaj dhe diskutoni çështjet si më poshtë:

-Humbje e interesit në aktivitetet e përditshme që dikur i shijonit
-Humbja e dëshirës për të dalë nga shtëpia
-Ndryshime në orarin e gjumit (Parregullsi)
-Shumë lodhje
-Shtim në peshë

8. A mund të bëni diçka për të reduktuar rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve?

Strategjitë parandaluese për obezitetin dhe depresionin janë të ndryshme, por kanë disa opsione të përbashkëta.  Ju mund të reduktoni rrezikun nëse:

-Qëndroni aktivë
-Flisni me dikë
-Të ndiqni planet e trajtimit

Të qëndroni aktivë

Ushtrimet janë një mënyrë efektive për të  humbur peshë ose për të mbajtur një peshë të qëndrueshme dhe të ndiheni më mirë. Disa studime sugjerojnë që të ushtroheni së paku një herë në javë mund të ketë një impakt domethënës në simptomat e depresionit. Të ushtroheni kur jeni të mërzitur mund të jetë një sfidë e vërtetë për shkak të mungesës së motivimit. Filloni me hapa të vegjël-së paku 10 minuta në ditë-që të mësoheni me regjimin e rregullt.

Të flisni me dikë

Terapia mund të jetë një qasje e mrekullueshme për shumë probleme. Nga depresioni te obeziteti, një terapist mund t’ju ndihmojë të rishikoni faktorët emocionalë, për të gjetur shkaqet e gjendjes.
Kjo mund t’ju ndihmojë të përmirësoni cilësinë  e jetës suaj.

Planet e trajtimit

Në momentin e diagnostikimit, mjeku ju përshkruan mjekimet, ndryshimet dietike si dhe ju jep disa sugjerime të tjera për menaxhimin e gjendjes.  Të ndiqni udhëzimet është mënyra e vetme për të minimizuar efektet anësore dhe komplikacione të tjera.

9. A mundet depresioni dhe obeziteti të rrisë rrezikun për gjendje të tjera?


Obeziteti dhe depresioni janë faktorë rrisku edhe për disa gjendje të tjera shëndetësore, përfshirë:
-Dhimbjen kronike
-Probleme me gjumin
-Hipertension
-Sëmundje koronare të zemrës
-Diabeti

Të gjitha këto gjendje mund të parandalohen duke ndjekur një plan trajtimi strategjik. Për shembull, trajtimi i depresionit mund t’ju ndihmojë të riktheni energjinë. Kjo ju inkurajon të lëvizni më shumë e të qëndroni aktive. Kjo mund të çojë në humbje peshe. Teksa humbni peshë, do të jeni më të motivuar për të bërë ndryshime të tjera në stilin e jetesës, si të ushqeheni më mirë. Fillon me ndryshime të vogla por rezultatet fillojnë të jenë më të dukshme me kalimin e kohës.

error: Nuk lejohet kopjimi!