Lakra Kale, benefitet shëndetësore të saj

Lakra Kale, benefitet shëndetësore të saj

Duke lulëzuar edhe në acar, lakra kale vazhdon gjithmonë të lulëzojë dhe duke dhënë gjethe të gjelbra që zënë vend farë mirë në gatime si: sallata, si përbërës në pica apo në supëra të ndryshme. Një varietet është i njohur si kale dinosauri në rajonet toskanore për gjethet e saj me shkëlqim, ngjyrë të gjelbër deri në vjollcë. Kale ka një jetë relativisht të shkurtër në drejtim të freskisë, kështu që është më mirë të përdoret brenda pak ditësh nga korrja.

Përfitimet shëndetësore të lakrës kale:
Nëse vitaminat mund të paketoheshin dhe etiketoheshin si të tilla, ata do të dukeshin shumë si lakra kale. Kjo për shkak se vitaminat e ofruara nga vetëm një kupë e kësaj perimeje pak të njohur mund të arrijnë vlerën e një jave të tërë të ushqimeve të tjera: 684% të vlerës së përditshme të vitaminës K, 206% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës A dhe 134% e vitaminës C (dhe madje edhe më shumë vitaminë C në varietetin skocez ).
Kale mund të quhet ligjërisht një super ushqim, pas një studimi të vecantë, që raportoi aktivitet të lartë antioksidues në këtë perime. Indol-3-karbinol fitonutrient ndihmon në riparimin e qelizave të ADN-së, ndërsa në të njëjtën kohë ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit. Me përmbajtjen e sulforafani-t, kale mbron kundrejt kancerit të zorrës së trashë dhe prostatës. Gjitashtu ka veti të cilat i kanë treguar studimet në lehtësimin e bllokimeve të mushkërisë dhe është beneficial për stomakun, mëlcinë dhe sistemin imunitar. Përmban luteinë, zeaxanthin të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga degjenerimi makular. Kale është krahasuar me mishin e lopës, si një ushqim që është i mbushur me hekur, proteina dhe kalcium.

Aftësitë anti-inflamatore të kales janë të pakonkurueshme me perimet e tjera, sidomos në parandalimin e artritit, sëmundjes së zemrës dhe një sërë sëmundjeve të tjera auto-imunitare. Acidet yndyrore omega-3 janë esenciale sepse trupit i nevojiten për të qenë të shëndetshme, por ato duhet të vijnë nga burime jashtë trupit; kale është një burim i mrekullueshëm i këtyre yndyrnave të shëndetshme. Benefitet e tyre përfshijnë rregullimin e koagulimit të gjakut, ndërtimin e membranave qelizore në trurin tuaj, dhe mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet. Ata gjithashtu mund të ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve autoimune, të tilla si lupus dhe artrit reumatoid. Një porcion kale përmban 121 miligramë të acideve yndyrore omega-3 dhe 92.4 miligramë të acideve yndyrore omega-6.

Tabela e nutrientëve
Sasia: 100 gr
=Sasi për porcion:
-Kaloritë =50 kalori
-Kaloritë që vijnë nga yndyrnat = 6 kalori
-Yndyrnat totale =1 gr
-Yndyrnat e ngopura = 0gr
-Yndyrnat trans= –
-Kolesteroli = 0 mg
-Kripa = 43mg
-Karbohidratet totale =10 gr
-Fibrat dietikë =2 gr
-Sheqer i= 0gr
-Proteina =3 gr
-Vitamina A = 30%
-Kalcium = 14%
-Vitamina C =200%
-Hekur = 9%
=Përqindjet ditore:
-Yndyrnat totale =1%
-Yndyrnat e ngopura = 0%
-Kolesteroli =0 %
-Kripa = 2%
-Karbohidratet totale = 2 %
-Fibrat dietike = 8%
*Përqindjet ditore bazohen në një dietë me 2000 kalori. Vlerat ditore të juaja mund të jenë më të ulëta ose më të larta në varësi të nevojave kalorike.

Studime për lakrën kale
Sipas një studimi, ndërmjet të gjitha ushqimeve të përfshira në kërkim, kale ka treguar që ka mbrojtjen më të lartë kundrejt kancerit të fshikëzës, që zë vendin e 6 si një nga llojet e kancerit që diagnostikohet më shpesh në SHBA. Kale ka një numër befasues flavonoidesh, që secila prej tyre ka një funksion specific në trup, duke përfshirë 32 përbërje fenolike dhe tre acidë hydroxycinamik, të cilët ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit në ritme normale dhe të heqin qafe të gjithë radikalët e dëmshëm në trup. Dy nga flavonoidet më të rëndësishëm në kale janë kaempferol dhe quercetina. Duhet të vihet re që efektiviteti i shumë antioksidantëve dhe vitaminave në kale reduktohen kur gatuhen.

Recetë:
-Supë me kale dhe fasule
Përbërësit:
-1 pound fasule canellini të thara
-2 lugë gjelle vaj kokosi
-1 qepë të madhe, të prerë
-2 thelb hudhër të mëdhenj, të prerë
-1 lugë gjelle urtë të freskët të grirë
-2 lugë gjelle rozmarinë të thërmuar
-7 kupa me lëng perimesh ose pule
-1/3 e poundit kale, me brinjë të hequra dhe të prerë hollë
-Kripë e piper
Përgatitja:
-Në një tigan të madh, mbuloni fasulet e thara me ujë plotësisht dhe lëreni gjithë natën.
-Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tenxhere të madhe në nxehtësi të moderuar. Shtoni qepë derisa të zbuten për rreth 5 minuta. Shtoni hudhër, urtë dhe rozmarinë dhe përziejeni për 1 minutë.Shtoni fasulet dhe lëngun e pulës/perimeve. Mbulojeni dhe rregulloni nxehtësinë, derisa fasulet të zbuten-për rreth 1 orë e pastaj shtoni kale-n. Vazhdoni gatuajini derisa të zbuten. Hiqni tenxheren nga zjarri, duke shtuar pak kripë e piper.
*Kjo recetë është për 6 persona.

Copyright anilakalleshi.com / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit

error: Nuk lejohet kopjimi!