Kujdes! Ja çfarë ndodh me trupin tuaj pas ngrënies në festat e fundvitit

Kujdes! Ja çfarë ndodh me trupin tuaj pas ngrënies në festat e fundvitit

Festa e Krishtlindjeve përfshijnë një gosti festive në mbrëmjen e datës 24-të, ose dreka në Ditën e Krishtlindjeve duke u ndjekur dhe nga një tjetër drekë në ditën e shën Stefanit. Duke vazhduar kështu e vendosim veten në tavolinë për të festuar ditën e fundit të vitit pastaj drekën e parë të vitit tjeter, pastaj ditën e Befanës. E pra, ne kemi festuar 5 raste që ofrojnë darka apo dreka të ngarkuara dhe të bollshme. Secila prej këtyre mund të “peshojnë” nga 3000 – 6000 kcal, duke bërë një llogari ne vërejmë se çdo ditë të festimit, duke përfshirë: mëngjesin me pak Panetone , drekën apo festën në darkë, duke shtuar disa dolli dhe uruar miqtë dhe familjen, mund të shkojnë në 4.000 Kcal apo bakllavaja e famshme me 600-700 kcal nje porcion i vogel..
Duke shtuar këtu dhe kaloritë ekstra që rrjedhin nga ushqime të tjera që qarkullojnë në ato ditë nëpër shtëpitë tona: Panetone, çokollatë, bakllava, kadaifi,  karamele, biskota, proshuta, dhe fruta të thata, ka të ngjarë ta gjeni veten në mes të muajit janar me 3 ose 4 kile më shumë.

Nuk mundim të mos festojmë, por as të marrim peshë.
Festimet e Krishtlindjeve janë më të rëndësishmet të vitit: nëse nuk i festojmë në tryezë çfarë festash do të ishin ato? Megjithatë, në këtë periudhë nuk ka 15 festa, por më së shumti 4 ose 5 , kështu që ne duhet të fillojmë të rregullojmë dhe të premtojmë se gjatë këtyre ditëve do të respektojmë balancën tonë kalorike.

Ndërsa përgatiteni për të filluar festën tuaj festive, ndoshta është më mirë të mendoni për shqetësimin që mund të ju pasojë. Do të ju shpjegojmë se çfarë ndodh në trupin tuaj në 24 orë pas një ngrënie të bollshme. Hulumtimet e fundit në Harvard Medical School tregojnë se me një vakt i Krishtlindjeve na jep aq energji sa të mund të ngjiteshim në malin e Himalajeve për 1.7 ditë (vetem nata e Krishtlindjeve)

Në 5 minutat e para

Alkooli absorbohet në qarkullimin e gjakut dhe ju do ta ndjeni atë pesë minuta pas gllënjkës së parë. Zorrët e holla përthithin shumicën e alkoolit ndërkohë,  20 për qind e tij hyn në stomak. Alkooli zgjeron enët e gjakut, veçanërisht kapilarët nën lëkurën tuaj, duke ju bërë të ndiheni të ngrohtë.

Pas 20 minutash

Kapaciteti mesatar i stomakut është rreth një litër, por i duhet 20 minuta për të marrë sinjalin ‘e ngopjes’  nga truri në traktin gastrointestinal, që nga momenti i fillimit i të ngrënit. Deri atëherë, mund të keni mbaruar tashmë. Duke ngrënë dhe pirë shpejt ju do ndiheni të rënduar sepse ju gëlltisni dhe ajrin e tepërt.

Pas 30 minutash

Pasi ju hani rritet niveli i sheqerit në gjak. Si pasojë e kësaj, pankreasi juaj do të fillojë të prodhojë hormonin e insulinës e cila do të konvertojë glukozën në një formë të magazinimit të quajtur glikogjen. Rënia e nivelit të sheqerit tuaj në gjak ju bën të ndiheni shumë të lodhur.

Pas një ore

Pas ngrënies, gjaku qarkullon më shumë në traktin e tretjes. Për të ndihmuar tretjen, zemra juaj dhe shkalla metabolike rritet, duke u shoqëruar me një rritje të temperaturës të trupit, ju do të bëheni me djersë dhe do të ndiheni më të lodhur. Nëse do t’i bërë gjërat më keq, ushqimet e pasura me yndyrë janë më të vështira për t’u përpunuar dhe alkooli e ngadalëson tretjen.

Pas 2 orësh

Një ushqim i rëndë me proteina të pasura dhe yndyrë, rri ne stomak për 2 ose 3 orë duke ju bërë të ndiheni  i mbingarkuar

Fryrja shkaktohet pjesërisht kur enzimat e trupit  nuk mund të merren me substancat e caktuara siç është rafinoza, një sheqer kompleks i gjetur tek lakër brukseli dhe bimët e tjera  brasicea.

Pas 3 orësh

I duhen rreth tre orë që trupi të tretë një gotë verë prej 250 ml, por ndoshta keni pirë më shumë se kaq? Dhe ndoshta e keni shoqëruar atë me krekers me djath ku aminoacidi triptofan që gjendet tek djathi mund të ju bëjë akoma më të rëndë.

Pas 6 orësh

Duhen 6-8 orë që ushqimi të kalojë përmes stomakut dhe zorrëve të holla, përpara se të arrijë zorrën e trashë. Trupi e tret mishin në aminoacide, të cilat absorbohen përmes zorrëve të vogla dhe në gjak.

Pas 24 orësh

Ushqimi i mbetur në stomaku, dhe dehidratimi I shkaktuar nga alkooli i konsumuar mund të riparohet duke konsumuar ujë, për të bërë një tretje dhe eleminimin e mbetjeve në trup, duke e furnizuar trupin me kripëra dhe minerale.

error: Nuk lejohet kopjimi!