Krijoni planin tuaj dietik ushqimor për kolitin ulçeroz

Krijoni planin tuaj dietik ushqimor për kolitin ulçeroz

Nuk ekziston asgjë e tillë si “një dietë” që u përshtatet të gjithë personave me kolit ulçeroz.

Por të dini se çfarë ju duhet apo çfarë mund ta përmirësojë gjendjen tuaj, mund t’ju ndihmojë që të lehtësoni situatën në të cilën gjendeni.

Megjithëse ushqimet i sigurojnë trupit tuaj energjinë e nevojshme, mund t’ju duken si “armiq” kur keni kolit ulçeroz.

Në fakt, frika e përkeqësimit të simptomave bën që shumë njerëz me sindromë të zorrëve të irrituara, të shmangin ushqimet e shëndetshme të pasura me fibra si frutat dhe perimet, që të gëlltisin më lehtë opsione më pak ushqyese.

Kjo qasje mund të funksionojë në një periudhë afatshkurtër, por mund të cojë dhe në një humbje të rrezikshme të peshës, kequshqyerje dhe mungesë vitaminash, që e përkeqësojnë akoma dhe më shumë situatën.

Në vend se t’i shmangni këto ushqime, është e rëndësishme të mësoni cfarë, kur dhe si duhet të hani. Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e gjendjes dhe të reduktojë simptoma si probleme në stomak, diarre dhe fryrje.

Si  ndikon dieta në kolitin ulçeroz?

Roli i dietës në kolitin ulçeroz është disi kontroversial. Shkaku i saktë i kolitit ulçeroz nuk njihet, por besohet që vjen si rezultat nga një përgjigje anormale imunitare që con në inflamacion të zorrëve ose zorrës së madhe-jo nga ushqime që ju keni ngrënë.

Pasi dieta nuk e shkakton këtë gjendje, modifikimi i dietës suaj nuk do ta kurojë kolitin ulceroz.

Fillimisht, nuk ka asnjë dietë të veçantë që është paraqitur në një studim shkencor për të bërë një ndryshim të rrënjësishëm në kolitin ulçeroz.

Së dyti, dietat mbi-strikte mund të jenë të vështira për t’u ndjekur për një kohë të gjatë. Pra, dieta mund të luajë një rol të rëndësishëm në kontrollin e simptomave të gjendjes, sidomos gjatë krizave dhe një përmirësim në tërësi të gjendjes shëndetësore.

Dieta nuk do ta heqë qafe kolitin ulçeroz, por ju lejon një kontroll më të mirë ndaj simptomave dhe ju jep aftësinë për të pasur kontroll mbi trupin tuaj dhe për të kuptuar çfarë ndodh me të. Ju jep njerëzve ndjesinë si “Unë mund të bëj diçka për të ndihmuar veten time”.

Si të dizenjoni një dietë të personalizuar për kolitin

Ajo çfarë ju hani ndikon në përkeqësimin e simptomave dhe frekuencën e tyre, por nuk ka një listë specifike të ushqimeve që duhen shmangur kur keni kolit ulçeroz, që mund të aplikohen te të gjithë.

Eshtë më shumë si diçka individuale, është ajo çfarë një person mund të tolerojë. Ushqime të ndryshme nxisin inflamacionin në njerëz të ndryshëm.

Për të zhvilluar një dietë të kolitit ulçeroz që redukton frekuencën e krizave, hapi i parë që duhet të bëni është të identifikoni cilat ushqime nxisin simptoma. Duke u këshilluar me një dietolog/e të regjistruar që është i specializuar në sëmundjen e zorrëve të irrituara, ju mund të mësoni të njihni ushqimet që shkaktojnë inflamacion në zorrë, si mbajtja e një ditari ushqimor apo testimi për ndjeshmëri ushqimore, duke përfshirë ndjeshmërinë ndaj laktozës ose glutenit.

Disa ushqime të zakonshme që janë nxitëse të kolitit ulçeroz përfshijnë ushqime të pasura me fibra si arrat, farat, zarzavatet jeshile dhe kokoshkat. Të hani këto ushqime që janë të vështira për t’u tretur, nëse keni zorrën e inflamuar,vetëm sa do të përkeqësojë simptomat.

Të tjera ushqime që përkeqësojnë simptomat e kolitit ulçeroz përfshijnë ato që shkaktojnë gazra dhe fryrje, si ushqimet e skuqura dhe djegëse, sheqernat e frutave (fruktoza), hudhra dhe qepë. Kushtojini vëmendje ushqimeve që ndikojnë në simptomat që ju keni shfaqur.

Këshilla si të keni një ushqyerje të mirë me kolit ulçeroz

Të mbani një peshë të qëndrueshme dhe të merrni lëndë ushqyese adekuate mund të jetë një sfidë për njerëzit me kolit ulçeroz. Inflamacioni në zorrë mund ta bëjë më të vështirë për trupin të absorbojë nutrientët dhe ujin që nevojitet nga ushqimi, që do të thotë që mungesat e vitaminës dhe mineraleve, si dhe dehidratimi janë disa nga problemet më të zakonshme.

Mbajini këto këshilla në mendje:

-Hani një dietë të mirë-balancuar, duke përfshirë prodhimet. Frutat dhe perimet e papërpunuara mund të jenë jashtë menusë për shumë njerëz me kolit ulçeroz, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të shamngni të gjitha prodhimet.

Shumë njerëz nuk konsumojnë fare fruta dhe perime, të cilat janë burimi kryesor i lëndëve ushqyese dhe përbërësve që luftojnë kancerin.

Dieta në kolitin ulçeroz është me të vërtetë e rëndësishme kur vjen puna në ri-ushqyerjen e trupit. Eshtë e rëndësishme të flisni me një profesionisht shëndetësor përpara se të eliminoni ndonjë ushqim nga dieta juaj, për të parë nëse nevojat tuaja ushqimore janë plotësuar. Për të ndihmuar në kontrollimin e simptomave,duhet të hani ushqimet e duhura në mënyrën e duhur.

-Qëndroni të hidratuar dhe merrni suplementet e sugjeruara. Të pini mjaftueshëm ujë për të siguruar një hidratim adekuat dhe të merrni suplemente mineralesh apo vitaminash gjihashtu mund të ndihmojë në mbajtjen e një shëndeti optimal. Pyesni doktorin tuaj cilat suplemente ju përshtaten më së shumti.

-Hani vakte të vogla për të lehtësuar tretjen. Krahas saj, të hani vakte më të vogla, sa më shpesh-brenda rreth 3-4 orëve-gjithashtu mund të minimizojë shqetësimet abdominale nga ngrënia e tepërt.

Mund t’ju duhet të “eksperimentoni” paksa derisa të gjeni dietën e duhur, por ja vlen përpjekja.
Synoni të konsumoni një dietë të mirë-balancuar dhe të merrni kaloritë e nevojshme çdo ditë, për një trup të fortë dhe të shëndetshëm.

error: Nuk lejohet kopjimi!