Konsumimi i mishit dhe shtimi ne peshe

Konsumimi i mishit dhe shtimi ne peshe

Një studim i ri i botuar në American Journal of Nutrition Clinical raporton një lidhje ndërmjet të ngrënit mish dhe rritjes së peshës. Ky është një studim mjaft I fuqishëm epidemiologjik, por në të njëjtën kohë është një shembull i mirë se si një informacion i tillë raportohet dobët në media, duke çuar në një konfuzion publik.

Të dhënat janë marrë nga hetimi Evropian për kancerin dhe të ushqyerit, aktivitetin fizik, alkoolit, ndërprerja e pirjes së duhanit, të ngrënit jashtë shtëpisë dhe obezitetit.

Ky është një studim i gjatë ku janë përfshirë qindra e mijëra individë, dhe për këtë arsye është një burim i madh i të dhënave. Kjo u vërejt tek shoqëria e njerëzve që konsumonin përherë mishin e : shpezëve, mishin e kuq dhe mishin e përpunuar.

Një total prej 103.455 meshkuj dhe 270.348 femra të moshës 25-70 vjeç janë rekrutuar në mes të viteve 1992 dhe 2000 në 10 vende evropiane. Regjimi ushqimor u vlerësua në bazë të përdorimit të pyetësorëve të vlefshëm kërtyre vendeve. Eshtë matur gjatësia dhe pesha e personave në qendrat e studimit. Lidhja ndërmjet energjisë të marra nga mishi (kcal / d) dhe ndryshimi vjetor i peshës (g / y) u vlerësuan duke përdorur modelet lineare të ndryshme, të kontrolluara për moshën, gjininë, konsumin total të energjisë, aktivitetit fizik, modelet e dietës, dhe informacione të tjera të mundshme.

Eshtë gjetur se një rritje e konsumit në 240 gram mish në ditë në dietë u shoqërua me një peshë 2kg shtesë pas 5 vjetësh. BBC raportoi këtë studim duke gjetur:
“Një studim europian në mbi 400.000 persona, është zbuluar se konsumimi i mishit ëdhtë lidhur me rritjen në peshë dhe në ata persona të cilët merrnin të njëjtat kalori.”

Edhe se pse kjo nuk është e qartë pse mishi çon për të fituar peshë, te njerëzit që hanë të njëjtën numër të kalorive, një teori është se ushqimet si mishi me densitet të lartë energjie, ndryshon mënyrën se si trupi rregullon kontrollin e oreksit.

Ky përfundim problematik është gjetur në disa mënyra.
Le të shohim hartën e studimeve:

Një nga pikat kryesore është ajo e peshës (pas peshimit fillestar) që janë vetë raportuar në shumicën e studimeve. Pavarësisht nga arsyeja, pesha e vetë-raportuar është një dobësi e madhe. Sidoqoftë, është e dukshme në krahasim me faktin se marrja totale e kalorive të vlerësuar, është jo e kontrolluar rigorozisht. Për ta vënë këtë në perspektivë, 1 kile në vit është 3500 kalori ose 67 kalori në javë mesatarisht, kjo është më pak se 10 kalori në ditë.

Nocioni që doli nga kërkimet se kontrolli i oreksit ishte përgjegjës për peshën, gjithashtu është në kundërshtim me pohimin se futja totale e kalorive ishte e njëjtë , oreksi mund të ndikojë në peshë vetëm duke rritur konsumin kalorik. Vetë korrelacioni është në pyetje për shkak të peshës së vetë-raportuar. Por nëse e marrim korrelacionin si një të dhënë, shpjegimi më i lehtë është se njerëzit që konsumojnë më shumë mish gjithashtu kanë tendencë të konsumojnë pak më shumë kalori, të cilat shtohen gjatë viteve. Një mundësi tjetër është se rritja e konsumit të mishit mund të lidhet gjithashtu me një aktivitet më të pakët fizik.

Përcaktimi i një kauze dhe efektet janë të vështira sepse ndryshimet e vogla që janë të vështira për t’u matur me saktësi mund të rezultojnë në ndryshimet modeste të peshës gjatë viteve.

Gjithashtu, autorët përfunduan:

“Rezultatet sugjerojnë se një ulje e konsumit të mishit mund të përmirësoj menaxhimin e peshës”.

Edhe nëse marrim korrelacionin si të dhënë, këto të dhëna nuk mund të përdoren për të përcaktuar shkakun dhe efektin. Nuk mund të dalim në përfundim, me fjalë të tjera, se zvogëlimi i konsumimit të mishit do të ndihmojë në zvogëlimin e peshës. Ndoshta njerëzit që janë më të uritur për arsye të tjera, konsumojnë më shumë mish dhe nëse ulin konsumin e tyre të mishit ata thjesht do t’i zëvendësojnë këto kalori me burime të tjera.

Studime të tjera tregojnë se është konsumimi i ushqimeve të dendura në kalori që lidhet me shtimin e peshës, të cilat mund të jenë ose me yndyrë të lartë dhe me proteina ose me sheqer të lartë. Dendësia e kalorive duket të jetë elementi i zakonshëm , gjë që ka kuptim, pasi dendësia e shtuar e kalorive mund të çojë lehtësisht në kalori të tepërta dhe kjo gjë na çon në rezultatin e ndryshimit të peshës që zakonisht raportohen nga këto studime.

Ajo që nuk kemi është dëshmia se zvogëlimi i marrjes së mishit si një ndihmë hyrëse në kontrollin e peshës.

Përfundim

Ky studim është interesant, por në fund të fundit nuk lidhet shumë me njohuritë tona në dietën dhe peshën.
Nuk tregohet se dietat me të njëjtat kalori por me lloje të ndryshme çojnë në rritje të ndryshme të peshës, siç është raportuar.
Kjo i shtohet studimeve që tregojnë se ushqimet e dendura në kalori lidhen me shtimin e peshës, dhe kjo ka të ngjarë për shkak të rritjes së konsumit të përgjithshëm kalorik. Mund të ketë edhe faktorë të tjerë, si aktiviteti i përgjithshëm, efektet mbi urinë dhe madje efikasiteti i kalorive , sa me efikasitet trupat tanë nxjerrin kalori nga ushqime të caktuara.

Por I qëndrojmë studimeve, madje edhe nga studimet e ndërhyrjes, sado i vogël të jetë ndryshimi në mesin e llojeve të ndryshme të dietave. Kjo na çon në përfundimin se ndryshimi i raporteve të makronutentëve (proteina, karbohidratet dhe yndyrnat) është e rëndësishme në kontrollin e peshës.

Ndërkohë, faktorët më të rëndësishëm janë gjërat themelore si kontrolli i porcioneve të ushqimeve dhe stërvitja e rregullt.
Për arsye shëndetësore përveç kontrollit të peshës duhet të konsumoni më shumë perime, gjithashtu është një ide e mirë për të zvogëluar marrjen totale të kalorive.

error: Nuk lejohet kopjimi!