Kurat natyrale që ndihmojnë për qarkullimin më të mirë të gjakut dhe kundër trombozës

Kurat natyrale që ndihmojnë për qarkullimin më të mirë të gjakut dhe kundër trombozës

Mpiksja e gjakut është një grumbull qelizash dhe proteinash në gjak.
Zakonisht shpërbëhet ndërsa shëroheni nga një lëndim, por nëse formohet kur nuk është e nevojshme mund të bllokojë pjesërisht ose plotësisht një enë gjaku.
Çfarë mund të shkaktojë?
Një mpiksje gjaku e papritur mund të çojë në probleme serioze e madje edhe vdekje. Nëse formohet në një arterie, mund të shkaktojë infarkt në zemër, goditje në tru apo një ikemi të këmbëve. Nëse ndodh në një venë, mund të ndjeni dhembje dhe ënjtje. Një mpiksje gjaku në një venë në thellësi të trupit quhet trombozë në venën e thellë (DVT: deep vein thrombosis). Nëse ndodhet në mushkëri kemi të bëjmë me një embolizëm pulmonar (EP). Të dyja rastet klasifikohen si të rrezikshme për jetën.
Simptomat:
• Ënjtje
• Ngjyra e lëkurës (lëkura në zonën e prekur mund të ketë një ngjyrë kaltëroshe ose të kuqërremtë)
• Dhembje
• Probleme me frymëmarrjen
Nëse dyshoni për një mpiksje gjaku…
Shkoni menjëherë te mjeku juaj ose në urgjencë. Një mpiksje mund të jetë vdekjeprurëse dhe nuk do ta dini me siguri nëse keni një të tillë derisa të kontrolloheni me ekzaminimet përkatëse.

Akumulimi i tepërt i rruazave të kuqe të gjakut në një vend të vetëm shkaktohet nga anemia, sëmundjet kardiovaskulare, kolesteroli, tensioni i lartë, sëmundjet e mëlçisë dhe mbipesha.

Çfarë shkakton mpiksjen e gjakut?

Trupi juaj reagon ndaj një lëndimi ose prerje duke koaguluar gjakun tuaj ashtu siç duhet. Këto lloje të mpiksjeve nuk janë problem. Ndonjëherë një mpiksje e gjakut do të formohet pa shkak (siç është lëndimi ose prerja). Kjo ka më shumë gjasa të ndodhë me faktorë ose kushte të caktuara rreziku.

Faktorët e rrezikut përfshijnë:

  • Qëndrimi i gjatë ulur. Kjo shpesh ndodh me udhëtimet ku ju jeni të detyruar të uleni për periudha të gjata (ajër, tren dhe makinë).
  • Pushim i zgjatur në shtrat. Ky është shpesh rasti me kirurgji ose sëmundje.
  • Shtatzënia.
  • Pirja e duhanit.
  • Obeziteti
  • Pilula kontraceptive / terapi e zëvendësimit të hormoneve/ ilaçe të kancerit të gjirit.
  • Disa lloje të kancerit (pankreatik, i mushkërive, mieloma të shumta, apo kanceret e lidhura me gjakun).
  • Trauma (lëndime serioze).
  • Disa lloje të kirurgjive të mëdha.
  • Mosha (veçanërisht mbi moshën 60 vjeçare).
  • Një histori familjare e mpiksjes së gjakut.
  • Çrregullime autoimune.
  • Sëmundje të lidhura me inflamacionin kronik.
  • Infeksione të caktuara (HIV / AIDS hepatiti C ose sëmundja Lyme).

Simptomet e mpiksjes së gjakut

Simptomat janë të ndryshme në varësi se ku ndodhet mpiksja e gjakut. Nëse mpiksja është në duar ose këmbë, ju mund të përjetoni dhimbje (që ndjehet si një ngërç intensiv), ënjtje dhe ndjeshmëri. Lëkura juaj mund të jetë e skuqur dhe e ngrohtë në prekje aty ku ndodhet mpiksja. Nëse mpiksja e gjakut është në abdomen, mund të përjetoni dhimbje të forta stomaku të vjella dhe diarre.

Mpiksjet e gjakut që shkojnë në zemrën tuaj, shkaktojnë një ndjenjë të rëndë ose dhimbje në gjoks, dhimbje në pjesën e sipërme të trupit, gulçim, djersitje, të përziera dhe marramendje. Nëse mpiksja lëviz në mushkëritë tuaja, mund të përjetoni dhimbje të mprehtë të gjoksit, shpejtim të të rrahurave të zemrës, gulçim, djersitje dhe ethe. Mund të kollitni gjak. Një mpiksje gjaku në tru mund të shkaktojë dobësi në fytyrën, krahët ose këmbët tuaja, vështirësi në të folur dhe në të parë, dhimbje koke dhe marramendje.

Shumë prej këtyre simptomave janë simptomat që lidhen me gjendje të tjera, të tilla si sulme në zemër dhe goditje në tru. Nëse dyshoni se keni një mpiksje gjaku, menjëherë vizitoni një mjek.

Si diagnostikohen mpiksjet e gjakut?

Nëse ju shkoni në zyrën e mjekut tuaj ose në një dhomë urgjence, mjeku do të shqyrtojë simptomat tuaja. Mjeku gjithashtu do t’ju pyesë për historinë tuaj mjekësore, historinë mjekësore të familjes suaj dhe ilaçet që po merrni. Mjeku mund të urdhërojë një test gjaku për të dërguar në laborator. Një test i gjakut gjithashtu mund të diagnostikojë një çrregullim autoimun ose infeksione të caktuara. Testi përfshin futjen e një gjilpëre të vogël në një venë në krahun tuaj për të nxjerrë një mostër gjaku. Ekzistojnë disa teste laboratorike të cilat mund të kontrollojnë për koagulimin jonormal dhe për praninë e antitrupave që ndërhyjnë me mpiksjen.

A mund të parandalohet apo evitohet mpiksja e gjakut?

Mpikjet  e gjakut janë shumë të parandalueshme. Për të parandaluar ose shmangur një mpiksje gjaku, njihni faktorët tuaj personal të rrezikut dhe kontrolloni rreziqet që mundeni. Për shembull, nëse pini duhan, ndaloni. Nëse jeni mbipeshë, humbni peshë. Nëse merrni pilula kontraceptive, bisedoni me mjekun tuaj për një alternativë efektive. Nëse nuk jeni aktiv, lëvizni. Nëse keni një histori familjare të mpiksjeve të gjakut, bisedoni me mjekun tuaj. Mjeku juaj mund të përcaktojë nëse duhet të marrësh ilaçe për të parandaluar mpiksjen e gjakut.

Trajtimi i mpiksjes së gjakut

Një koagulim gjaku trajtohet bazuar në vendin ku ndodhet. Ilaçet orale të hollimit të gjakut janë trajtimet më të zakonshme për mpiksjen e gjakut. Disa ilaçe mund të jepen përmes një kateteri (një tub i gjatë dhe i hollë) i futur në zonën e mpiksjes. Disa mpiksje mund të hiqen kirurgjikisht. Bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni shtatzënë. Barnat mund të përfshijnë rreziqe për fëmijën tuaj të palindur. Nëse mpiksja e gjakut është për shkak të një infeksioni, mjeku juaj mund të jetë në gjendje të trajtojë infeksionin dhe të zvogëlojë rrezikun e një koagulimi.

Ushqimet më të mira për qarkullimin e gjakut

Farat e Linit

Këto fara janë të pasura me minerale dhe acide yndyrore omega-3 të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe parandalojnë mpiksjen e tij. Mund t’i përdorni në gatime të ndryshme.

Piperi i kuq
Piperi i kuq ka aftësi natyrale në hollimin e gjakut. Megjjithatë, konsumi i tepërt i tij shkakton probleme të tjera, ndaj duhet që çdo hap në këtë drejtim duhet bërë me konsultën e mjekut.

Shafrani i Indisë
Shafrani i Indisë është një erëz magjike. Ai përmban kurkuminë, një substancë që pastron gjakun dhe pengon mpiksjen e tij. Për më tepër, shafrani zbut dhimbjet.

E gjeni në supermarkete apo në pikat e bimëve medicinale. Pini një lugë shafran të tretur në një gotë qumësht të ngrohtë për të trajtuar mpiksjen e gjakut.

Lëngu i kulumbrisë
Kulumbria është e pasur me vitaminë C dhe hekur, dy përbërës që pastrojnë gjakun dhe pengojnë mpiksjen e tij.

Çaji i kanellës
Kanella përmirëson qarkullimin e gjakut por edhe trajton probleme të tjera të brendshme dhe të jashtme të organizmit. Kanellën mund ta konsumoni çdo ditë si çaj, por nuk duhet ta teproni sepse në të kundërt do të dëmtoni veshkat.

Qepa
Qepa luan rolin e një holluesi natyral të gjakut. Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që vuajnë nga problemet kardiovaskulare duhet të hanë qepë çdo ditë. Qepa zgjeron arteriet dhe lejon gjakun të qarkullojë pa asnjë pengesë.

Lëngu i spinaqit
Kjo barishte është e pasur me vitaminë K e cila parandalon mpiksjen e gjakut. Spinaqin mund ta përfshini në sallata dhe gatime të ndryshme, ose ta pini si lëng duke shtrydhur gjethet bashkë me fruta jeshile.

Çaji i xhenxhefilit
Xhenxhefili përmban disa substanca dhe acide që eliminojnë trombozën. Xhenxhefili duhet pirë si çaj dy herë në ditë, pas konsultës me mjekun. Zieni 1 cm xhenxhefil të prerë në feta në një gotë ujë.

Rigoni
Rigoni ka aftësi qetësuese dhe shëruese. Ai është i pasur me antioksidantë të cilët pengojnë formimin e trombozës. E përdorni në gatime ose zieni një lugë caji rigon të thatë në një gotë ujë dhe pijeni disa herë në javë.

error: Nuk lejohet kopjimi!