KËSHILLA MJAFT TË VLEFSHME PËR COVID19. JA ÇFARË DUHET TË DINI..

KËSHILLA MJAFT TË VLEFSHME PËR COVID19. JA ÇFARË DUHET TË DINI..

Covid19 – ky virus nuk është një organizëm i gjallë, por një molekulë proteine ​​(zakonisht ARN-molekulë) e mbuluar nga një shtresë mbrojtëse e yndyrnave (lipide), e cila, kur përthithet nga qelizat e mukozës së syrit, hundës ose të gojës , ndryshon kodin gjenetik (mutacionin) dhe shndërrohet në agresor dhe te nikoqiri shumëzohet me shpejtësi të madhe.

– Meqë ky virus nuk është një organizëm i gjallë por një molekulë proteine ​​ai nuk vritet, por kalbet vetë. Koha e shpërbërjes varet nga temperatura, lagështia dhe lloji i materialit ku shtrihet.

– Novel- Coronavirus i cili shkakton Covid-19 është një virus ARN me një gjenom jashtzakonisht të madh; megjithatë është shumë e brishtë. E vetmja gjë që e mbron atë është një shtresë e hollë e jashtme e yndyrës. Kjo është arsyeja pse sapuni apo pastruesi detergjent është ilaçi më i mirë, pasi shkuma e mbyt yndyrën; duhet të fërkoni për 20 sekonda ose më shumë në mënyrë që të bëni shumë shkumë.

– Me shpërndarjen e shtresës së yndyrës, molekula e proteinës shpërndahet dhe zhduket vetë.

– Nxehtësia shkrin yndyrën; kjo është arsyeja pse është kaq e mirë që të përdorim ujë mbi 25 gradë Celsius për larjen e duarve, rrobave dhe për të gjitha çështjet tjera. Përveç kësaj, uji i nxehtë ka tendencë të bëjë më shumë shkumë dhe kjo e bën procesin e larjes edhe më efektiv.

– Çdo përzierje me 1 pjesë zbardhues dhe 5 pjesë ujë shpërndan drejtpërdrejt proteinën, duke e copëtuar atë nga brenda.

– Uji i oksigjenuar ndihmon më tutje pas sapunit, alkoolit dhe klorit sepse peroksidi shpërndan proteinën e virusit. Kërkohet kujdes kur e përdorni të pastër pasi dëmton lëkurën.

– Alkooli ose ndonjë përzierje me alkoolin> 65% shpërndan cdo yndyrë, përfshirë shtresën e jashtme lipidike të virusit.

– Antibiotikët dhe antibaktericidët nuk ndihmojnë në këtë situatê. Virusi nuk është një organizëm i gjallë si bakteret; antitrupat nuk mund të vrasin atë që nuk është e gjallë.

– Asnjëherê mos i shkundni rrobat e përdorura ose të papërdorura, çarçafëtvose rroba. Ndërsa grimca e virusit është ngjitur në një sipërfaqe poroze, ajo është inerte dhe shpërbëhet si më poshtë:

-3 orë (pëlhurë)
-4 orë (bakër dhe dru)
-24 orë (karton)
-42 orë (metal)
-72 orë (plastikë)

– Grimcat e virusit notojnë në ajër deri në 3 orë dhe mund të futen në hundën tuaj dhe pastaj në rrugët e frymëmarrjes.

– Molekulat e virusit mbesin shumë të qëndrueshme në të ftohtët e jashtëm, ose në mjediset e ftohta artificiale siç janë kondicionerët në shtëpi dhe automobil.

– Viruset në përgjithësi kërkojnë lagështi që të mbesin të qëndrueshëm, veçanërisht në errësirë. Prandaj, mjediset jo të lagështa, të thata, të ngrohta dhe të ndritshme do të bëjnë që ajo të shpërbëhet më shpejt.

– Rrezet UltraViolete (UV) zbërthen proteinën e virusit në cdo sipërfaqe; ka lidhje me vitaminën D dhe ekspozimin e diellit. Për shembull, drita ultraviolet mund të përdoret për të dezinfektuar dhe ripërdorur një maskë mbrojtëse. Kini kujdes pasi sasi e madhe e dritës UV mund të prishë edhe kolagjenin (i cili është një proteinë normale) në lëkurë.

– Virusi nuk mund të hyjë në trupin e njeriut përmes lëkurës së shëndetshme.

– Uthulla nuk është e dobishme sepse nuk prish shtresën mbrojtëse të yndyrës.

– Nuk përdoren lëngjet dhe pijet siç janë vodka, etj. Vodka më e fortë është 50% alkool.

– Mund të përdoret Listerina që përmban alkool 65%.

– Sa më e kufizuar që është hapësira, aq më i madh do të jetë potenciali dëmtues i grimcave virale. Përndryshe, sa më e hapur ose natyrshëm e ajrosur hapësira, aq më i vogël është përqëndrimi i grimcave virusore.

– Ju duhet të bëni më të mirën për të larë duart para dhe pasi të keni prekur çdo sipërfaqe mukoze, ushqimin, bravat, çelësat e dyerve, çelsat, telekomandë, telefoni celular, orët, kompjuterët, tavolinat, TV, etj dhe, natyrisht, kur përdorni banjot.

– Duhet të përdorni lagështues të duarve të cilat do të thahen aq shumë nga larjet e shpeshta; virusi mund të fshihet në mikro çarjet në shtresën dermale të lëkurës. Sa më i trashë të jetë lagështuesi aq më mirë.

– Mbajini thonjtë e duarve sa më shkurtë në mënyrë që virusi të mos fshihet aty.

error: Nuk lejohet kopjimi!