Keni dëgjuar për sindromën “Pickwickian”?

Keni dëgjuar për sindromën “Pickwickian”?

Keni dëgjuar për sindromën “Pickwickian”?
Sindroma “Pickwickian” është një gjendje e njohur klinikisht si sindroma hipoventiluese e obezitetit (OHS), një gjendje e cila prek gjakun. Kjo sindromë ndodh kur gjaku nuk ka mjaftueshëm oksigjen dhe ka shumë dioksid karboni. Kjo sindromë është një çrregullim frymëmarrje që ndodh në gjumë që shkakton ndryshime afatgjata në shëndet.
Kur thithni oksigjen, qeset e ajrit ose alveolat, në mushkëri transferojnë oksigjenin në rrjedhën e gjakut përmes kapilarëve. Kapilarët janë enë të vogla gjaku që lidhen me rrjedhën e gjakut. Këto enë më pas transferojnë dioksidin e karbonit nga qarkullimi i gjakut në qeset e ajrit. Ky dioksid karboni më pas del, kur ju nxirrni frymën jashtë. Këto hapa njihen si shkëmbime gazrash. Shkëmbimi i gazrave është i rëndësishëm për të mbajtur një balancë të shëndetshme të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në gjak.

Nga e ka marrë emrin kjo sindromë? Sindroma “Pickwickian” mori emrin nga një karakter i quajtur Joe nga një novelë e Charles Dickens e vitit 1836 “The Pickwick Papers”. Joe kishte shumë simptoma që më vonë u përshkruan nga mjekët kur u zbulua kjo gjendje, përfshirë obezitetin dhe apnenë e gjumit (vështirësia për të marrë frymë në periudha të gjata gjatë gjumit). Emërtimi “OHS” përdoret më së shumti nga doktorët për të përshkruar simptomat që lidhen me këtë gjendje.

Simptomat
Simptomat lidhen me mungesën e oksigjenit në gjakun tuaj. Kjo mund të ketë efekte në trupin tuaj ndërkohë që jeni zgjuar ose ndërkohë që flini. Gjatë gjumit, frymëmarrja mun të ndalojë për disa minuta.

Disa simptoma të tjera përfshijnë:
-Ndërprerje e frymëmarrjes
-Mungesë energjie
-Përgjumje ose lodhje gjatë ditës
-Enjtje e gishtave, këmbëve etj
-Dhimbje koke në mëngjes për shkak të nivelit të lartë të dioksidit të karbonit në gjak
-Simptoma të depresionit, si ndjesi mërzitjeje, humbje e interesit në aktivitete që dikur i shijonit dhe mendime të këqija

Gjithashtu ka edhe disa simptoma serioze. Konsultohuni menjëherë me një doktor nëse përjetoni:
-Apnea gjumi destructive, e cila ndodh kur perjetoni episode të gjata të ndërprerjes së frymëmarrjes gjatë kohës që flini.
-Kor pulmonare, një term që përdoret kur oksigjeni i ulët në gjak shkakton që në anën e djathtë të zemrë suaj të ketë shumë tension
-Presion i lartë gjaku

Nuk njihet asnjë shkak specifik apo direkt i sindromës Pickwickian. Megjithatë një kombinim faktorësh mendohet se e shkakton këtë sindromë:
-Obezitet
-Paaftësia e trurit për të kontrolluar si duhet frymëmarrjen
-Funksion jo-i rregullt i sistemit të frymëmarrjes për shkak të peshës së tepërt në kraharor, e cila e bën të veshtirë për mushkëritë tuaja  të tërheqin oksigjenin nga ajri
-Sasia jo-adekuate e oksigjenit në tru, zemër dhe në organe të tjera esenciale
-Nivele të ulëta oksigjeni në mënyrë kronike, e cila mund të ndryshojë funksionet e trupit

 

Lidhja ndërmjet sindromës Pickwickian dhe osteoartritit
Obeziteti dhe nivelet e ulëta të oksigjenit në gjak mund të ndikojnë në mënyrë direkte në nyjet tuaja. Stresi që një peshë e madhe i shkakton nyjeve tuaja shkakton osteoartrit. Kjo ndodh kur kartilazhi dhe kockat në nyjet tuaja fillojnë e dëmtohen ose shkatërrohen plotësisht. Obeziteti mund të shkaktojë që qelizat tuaja yndyrore ose indet dhjamore, të sulmojnë indet lidhëse. Kjo mund të shkaktojë inflamacion afatgjatë që mund të shkaktojë nyjet të dëmtohen, e cila mund të çojë në osteoartrit.

Komplikacione
Komplikacionet përfshijnë:
-Hipertension pulmonar ose presion të lartë gjaku
-Edemë në këmbë
-Eritrocitozë sekondare, ose një sasi anormale e rruazave të kuqe të gjakut
Konsultohuni me doktorin menjëherë nëse përjetoni të tilla komplikacione serioze.

Trajtime
Shumë plane trajtimi ekzistojnë për t’ju ndihmuar të menaxhoni simptomat

Humbja e peshës

Faza e parë e trajtimit është humbja e peshës. Nëse doktori juaj del në përfundimin që shkaku është obeziteti, atëherë do t’ju rekomandohet të humbni peshë që të arrini një peshë normale. Obeziteti është një nga shkaqet kryesore të kësaj sindrome. Humbja e peshës mund t’ju ndihmojë të relaksoni trupin tuaj dhe të riktheni frymëmarrjen në normalitet. Ju duhet të ecni më shumë si dhe të bëni zgjedhje të duhura ushqimore. Për shkak se kjo sindromë çon në një sërë gjendjesh serioze shëndetësore madje edhe në vdekje, humbja e peshës është esenciale.

 

Terapia PAP (CPAP)

Trajtimi më i zakonshëm për çështjet e frymëmarrjes që vijnë krahas me sindromën Pickëickian është terapia pozitive e presionit të rrugëve të frymëmarrjes (PAP). Mjeku juaj mund të rekomandojë këtë lloj trajtimi në formën e një makinerie  PAP (ose CPAP). Kjo makineri siguron oksigjenin nga një motor në një tub që lidhet me një maskë që ju vendosni sipër hundës dhe gojës.

Kjo makineri lejon një rrjedhje të vazhdueshme të oksigjenit në mushkëri, edhe kur flini. Kjo lejon mushkëritë tuaja të japin më shumë oksigjen në gjakun tuaj dhe parandalojnë hipokseminë. Hulumtimet kanë treguar që CPAP është mjaft efektiv në reduktimin e apnesë së gjumit  dhe përmirëson  cilësinë e gjumit. Ka përfitime të shumta shëndetësore kur bëni një gjumë të mirë. Me sindromën Pickëickian, kjo makineri do të bëhet pjesë e juaj (në rast se këshillohet nga mjeku).

Ventilatori
Mjeku juaj gjithashtu mund të rekomandojë përdorimin e një ventilatori për t’u siguruar që frymëmarrja juaj të jetë e qëndrueshme. Një makineri e tillë lëviz oksigjenin brenda dhe jashtë mushkërive tuaja dhe mund të ndihmojë në balancimin e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në mushkëritë tuaja.

Trakeostomia
Nëse këto trajtime nuk funksionojnë dhe gjendja juaj po përkeqësohet, mjeku juaj mund të sugjerojë një trakeostomi. Në këtë procedurë, mjeku juaj shkurton një vrimë të hapur në trake  dhe fut një tub për të lejuar frymëmarrjen e vazhdueshme.

Kirurgjia për humbjen e peshës
Mjeku juaj mund të rekomandojë gjithashtu operacione për humbjen e peshës, të njohura gjithashtu si kirurgji bariatrike, për t’ju ndihmuar të menaxhoni peshën tuaj. Disa opsione të zakonshme të humbjes së peshës përfshijnë bajpas  dhe fasho gastrike. Të dy operacionet kufizojnë sasinë e ushqimit që mund të mbani në stomakun tuaj. Ju mund t’ju duhet që të bëni disa ndryshime të rëndësishme në stilin e jetës, nëse zgjidhni njërën nga këto operacione. Flisni me mjekun tuaj për përfitimet dhe kostot e këtyre operacioneve para se të vendosni t’i nënshtroheni ndonjë prej tyre.

Trajtime të tjera të mundshme
Disa studime tregojnë që doza të “medroxyprogesterone” mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni simptomat e kësaj sindrome. Kjo mund të shkaktojë disa efekte anësore, si disfunksion erektil te meshkujt dhe gjakderdhje vaginale te femrat. Kështu që fillimisht konsultohuni me mjekun tuaj për këtë opsion.

Parandalimi
Nëse ju humbisni peshë për të menaxhuar simptomat, gjëja më e mirë që mund të bëni është të mbani një peshë të qëndrueshme, që obeziteti mos të shkaktojë sërish këtë sindromë. Konsumoni një dietë të shëndetshme dhe të balancuar si dhe ushtrohuni të paktën 30 minuta në ditë. Kjo do t’ju ndihmojë të merrni nutrientët e nevojshëm për trupin tuaj si dhe të mos fitoni peshë sërish. Nëse keni apne gjumi, mundohuni ta trajtoni. Flisni me doktorin tuaj për të zgjedhur metodën më të përshtatshme për ju. Nëse keni komplikacione si hipertension ose eritrocitozë, flisni me doktorin tuaj për të mbajtur gjendjen nën kontroll ose ta parandaloni që të mos shkaktojë ndërlikime të metejshme.

Përmbledhje
Obeziteti po përhapet kudo në botë. Por tashmë ka shumë trajtime që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni humbjen e peshës ose të mbani një peshë të qëndrueshme.
Të diagnostikoni herët sindromën Pickwickian mund të parandalojë komplikacionet e mëtejshme të shkaktuar nga dioksidi i lartë i karbonit në gjak. Ka pasoja serioze që ndodhin kur truri dhe organe të tjera vitale nuk marrin oksigjenin e nevojshëm. Flisni me doktorin tuaj që të trajtoni gjendjen para se të jetë shumë vonë.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!