Kalçiumi – ndërtuesi i kockave

Kalçiumi – ndërtuesi i kockave

Shkeputur nga libri “Jeto shendetshem” Anila Kalleshi
Rreth 1.3 kg e peshës tuaj trupore përbëhet nga kalciumi, dhe 99 përqind është në kockat tuaja dhe dhëmbët. Kalciumi është nevojitur për të siguruar strukturën e duhur të skeletit. Është shumë e nevojshme gjatë fëmijërisë kur kockat po rriten dhe gjithashtu gjatë moshës së tretë, sepse aftësia për të absorbuar kalciumin bëhet e pamundur me kalimin e moshës. Pjesa e mbetur, 10 gram kalçium, janë gjendur tek nervat dhe muskujt për të “djegur”. Ajo gjithashtu ndihmon gjakun në mpiksje dhe ndihmon në ruajtjen e balancës së duhur acid-alkaline.
Dieta perëndimore siguron mesatarisht më shumë sesa sasia e rekomanduar për kalciumin. Pjesa më e madhe e saj vjen nga qumështi dhe djathi, që janë burime të dobëta. Gjithsesi, zarzavatet, bishtajoret, arrat, drithërat dhe uji, sigurojnë sasi të konsiderueshme kalciumi dhe magnezi, dhe ka shumë mundësi që paraardhësit tanë të varen nga këto për kalciumin e tyre.
Aftësia për të përdorur kalciumin varet jo vetëm në sasinë e saj por gjithashtu edhe në absorbimin e saj. Sasia e absorbuar varet nga ushqimi, por normalisht është rreth 20 deri në 30 përqind. Balanca e kalciumit në trup është përmirësuar nga sasia e mjaftueshme e vitaminave D dhe nga ushtrimet e peshës. Ajo përkeqësohet nga mungesa e Vitaminës D, konsumimi i alkoolit, kafesë dhe çajit, ose një mungesë e acidit hidroklorik të prodhuar në stomak. Prania e kimikateve natyrale të quajtura phytate, që gjënden tek drithërat dhe fosfori i tepërt ose yndyrnat në dietë, gjithashtu ndërhyjnë me absorbimin. Konsumimi i tepërt i proteinave gjithashtu shkakton humbjen e kalciumit nga kockat.
Simptomat e mungesës përfshijnë dhimbjen e muskujve, dridhjet ose spazmat, pagjumësi, nervozizëm, dhimbje muskujsh, osteoartritin, prishjen e dhëmbëve, dhe presionin e lartë të gjakut. Mungesa e tepërt shkakton osteoporozën. Gjithsesi, kjo ka më shumë mundësi që të jetë e lidhur me proteinat dhe imbalancën e tepërt hormonale.
error: Nuk lejohet kopjimi!