KAFEINA

KAFEINA

Kafeina është një stimulues i përdorur shpesh nga sportistët si dhe është e pranishme në shumë produkte apo pije që sportistët përdorin në masë. Kjo është një alkaloid me efekte stimulues në sistemin nervor qendror, duke shkaktuar ulje e ndjesisë së lodhjes, ka efekte kardiovaskulare, të cilat rrisin frekuencën kardiake dhe forcën e tkurrjes së zemrës dhe muskujve. Gjithashtu ka dhe efekte në rritjen e lipolizës. Është e rëndësishme të dihet se kafeina mund të kenë efekte anësore që mund të jenë serioze, mbi të gjitha, nivelet e tolerueshme të kafeinës varjojnë nga personi në person, për shkak të dallimeve të tyre genetiche. Kafeina metabolizohet në mëlçi pothuajse ekskluzivisht nga një proteine e quajtur citokromi P450-1A2. Prania e variacioneve specifike të gjenit (CYP1A2) kodon këtë proteinë e cila bën që disa njerëz t’a metabolizojnë më ngadalshëm, pra më pak të aftë për t’a eleminuar kafeinën në mënyrë efikase. Kjo aftesi e kufizuar për të metabolizuar kafeinën përkthehet në një akumulim më të shtuar në organizëm të kësaj substance si dhe një riskë më të lartë të subjektit që këto sasi të larta të kafeinës mund të shkaktojë reagime negative nga mbidoza.

error: Nuk lejohet kopjimi!