Ja pse duhet te konsumoni luleshtrydhe

Ja pse duhet te konsumoni luleshtrydhe

Vlerat ushqimore të luleshtrydheve

Luleshtrydhet janë një nga frutat më të shijshme dhe të vlerësuara në botë. Përbërësi thelbësor i shumë pjatave te embla, luleshtrydhet mund të përdoren për të përgatitur reçel dhe “smoothie”.

-Te varfera ne kalori dhe të pasura me lëndë ushqyese, luleshtrydhet përbëhen kryesisht nga uji dhe karbohidratet, por edhe nga vitaminat thelbësore si vit.C.

-Luleshtrydhet janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë në rregullimin e proceseve të tretjes dhe zvogëlojnë ndjenjën e urisë.Ky frut i shkëlqyeshëm ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq, falë acidit askorbik, leçitinës dhe pektinës që përmbahet në të.

-Luleshtrydhet janë një burim i shkëlqyer i vitaminave B, të tilla si B6, niacin, acid folik dhe acid pantothenik.
Ata kanë veti të shkelqyera antioksiduese dhe anti-inflamatore, dhe përmbajnë sasi të konsiderueshme të manganit.

-Vitamina K, magnezi dhe kaliumi në luleshtrydhe ndihmojnë në forcimin e eshtrave dhe parandalimin e osteoporozës.

-Luleshtrydhet gjithashtu ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të syve dhe zvogëlojnë rrezikun e degjenerimit makular.

Duke qenë të ulta në kalori dhe të pasura me nitrate, luleshtrydhet janë shumë të dobishme në diete per dobesim. Ato ndihmojnë në uljen e oreksit, stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe forcimin e imunitetit.

© PHD ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE

error: Nuk lejohet kopjimi!