Hapa të vegjël drejt një plani të shëndetshëm ushqimor dietik

Hapa të vegjël drejt një plani të shëndetshëm ushqimor dietik

Premtimet që bëhen në mesnatën e fundit të vitit-janë kaq të thjeshta për t’u thënë e kaq të vështira për t’u mbajtur. Shpesh ato premtimet që ju nuk i mbani janë pjesë e mendimeve “të gjitha-ose asgjë”. Pas festave jeni më të motivuar për të humbur disa kile shtesë që keni fituar përgjatë atyre ditëve. Nuk ka cokollatë, as gluten, as kafeinë, as mish të kuq për ju.

Fillimisht, kjo tingëllon si një alternativë e keqe, pasi mendoni se duhet të hiqni dorë nga të gjitha ushqimet që ju pëlqejnë. Ushqyerja e shëndetshme nuk kërkon limitim të menjëhershëm. Së dyti, keni kaluar shumë kohë për të krijuar një rutinë të tillë ushqimore, dhe ka shumë pak gjasa që ju të ndryshoni këtë regjim brenda natës. Lajmi i mirë është që nuk keni pse e bëni këtë. Ju fare mirë mund ta hani një copë tortë pa u ndjerë në faj.

Ndryshime të vogla – Rezultate afatgjatë

Celësi drejt suksesit nuk kërkon një ndryshim të plotë-por vjen me ndryshime të vogla, brenda muajit vitit etj. E keni dëgjuar shprehjen-E plota është shumë më e madhe sesa shuma e pjesëve të saj?”-E njëjta gjë aplikohet në rezultatet afatgjatë.
Kështu që bëni disa hapa të vogla drejt një të ardhmeje më të shëndetshme. Mos u frikësoni nga gabimet. Asnjë sukses në histori nuk do të ishte i mundur pa gabime. Në vend të kësaj, fokusohuni te gjërat pozitive. Në momentin që hani tortë për mëngjes, mos mendoni se dieta juaj është shkatërruar. Mbani mend balanca është celësi!

error: Nuk lejohet kopjimi!