GLIFOSTATI DËMTIMET NË SHTATËZANI

GLIFOSTATI DËMTIMET NË SHTATËZANI

Ekspozimi i glifostatit gjatë shtatëzanisë mund të rezultojë në lindje të hershme.

Studiuesit thonë që glifostati gjendet në mjedis, në kulturat kryesore dhe në ushqimet që njerëzit përfshirë dhe gratë shtatëzëna ,konsumojnë çdo ditë.

Atë e kanë gati 90 % e grave shtatëzënë,asnjë kampion i ujit të pijshëm nuk kishte  glifostat por studiuesit gjetën nivele më të larta të glifostatit tek urina në gratë shtatëzëna nga një marrje e shumtë e kafeinës ose që jetojnë në zona rurale.

Këtë e bënë duke marrë disa gra shtatëzëna dhe shqyrtuan menyrën e tyre te ushqyerjes,mënyrën e jetesës ,stresin e mundshëm dhe vendin ku jetonin.

Në të njëjten kohë gratë dhanë dy mostra të urinës dhe dy mostra të ujit të pijshëm . 93% e tyre që kishin herbicid në urinë gjatë shtatëzanisë  ato që jetonin në zonat rurale kishin  nivele më të larta se ato që jetonin ne zonat urbane.

Përveç kësaj gratë që pinin më shumë se 700 ml pije me bazë kafe në ditë kishin përqëndrime më të rëndësishme të glifostatit edhe pse asnjë nga mostrat e ujit të pijshëm nuk përmbante gjurmë të glifostatit. Një gjë nuk mund ta mohojmë që ekspozimi ndaj glifostatit tek femrat shtatëzëna është i vërtetë.

Lajmi mirë është se siç pamë asnjë prej mostrave të ujit të pijshëm nuk rezultoji me mbetje të glifostatit dhe që ka gjasa qe ai eliminohet në proçesin e trajtimit të ujit.

Lajmi keq është se futja dietike e ushqimeve të modifikuara dhe pijet me kafeinë dyshohet të jenë burimi kryesore i shkaktimit të glifostatit.

error: Nuk lejohet kopjimi!