Gjithcka për mungesën e vitaminës B12

Gjithcka për mungesën e vitaminës B12

Kur jemi sëmurë, shpesh injorojmë shkaqet e sëmundjes dhe thjesht trajtojmë simptomat. Kjo është një mënyrë që largon simptomat por nuk e kuron plotësisht atë. Mungesa e vitaminave është një problem tjetër. Jemi kaq të zënë në jetën e përditshme, saqë harrojmë sinjalet që trupi jonë na jep. Kështu që nëse na dhëmbin këmbët, marrim një mjekim por harrojmë të mbajmë nën kontroll mungesat e vitaminave.
Pra cila është rëndësia e vitaminës B12 dhe cilat janë masat që duhet të marrim?
Vitamina B12 jo vetëm që e bën ADN-në e shëndetshme, por dhe nervat, enët e gjakut të cilat janë esenciale për një sistem imunitar të shëndetshëm dhe një tru të shëndetshëm. Vitamina B12 gjendet vetëm në produkte me bazë shtazore si bulmet, vezë, mishra etj. Vegjetarianët me shumë gjasa mund të vuajnë nga mungesa e vitaminës B12. Përpos vegjetarianëve , njerëzit që me shumë mundësi mund të vuajnë nga të tilla mungesa janë ata me sëmundjen celiac, ata që kanë probleme me tretjen dhe ata mbi 50 vjec.
=Shenjat dhe simptomat që mund të keni mungesë të vitaminës B12
Simptomat janë të buta fillimisht dhe shumë prej jush tentojnë të mos i kushtojnë rëndësi. Më poshtë janë simptomat prej të cilave duhet të keni kujdes.

Lodhja ekstreme
Nëse kohët e fundit keni filluar të flini më shpesh mbasditeve, edhe pse keni pasur një gjumë të mirë natën, duhet të kuptoni që me shumë gjasa dicka nuk shkon me shëndetin tuaj, kështu që sa më parë konsultohuni me doktorin. Arsyeja pse ju vuani nga lodhja kur keni mungesë të vitaminës B12 është sepse trupi ynë përdor cdo vitaminë për rruazat e kuqe të gjakut, të cilat në anën tjetër ndihmojnë në transportimin e oksigjenit në qeliza. Kështu që nëse qelizave tuaja ju privohet oksigjeni, me shumë gjasa do të ndiheni të lodhur. Por një tjetër gjë për të cilën duhet të jeni të vetëdijshëm, është që lodhja kronike mund të sjellë ndërlikime të tjera. Kështu që bëni disa analiza për të marrë vesh cfarë fshihet pas lodhjes.
=Dobësi
Trupi juaj mund të mos jetë energjik sa më parë. Muskujt tuaj ndihen të dobët. Ajo qesja me ushqime që më parë ju dukej e lehtë, tani ju duket si një qese me tulla. Nëse të gjitha këto simptoma ju duken të njohura, po vuani nga mungesa e vitaminës B12. Por duhen analizat e duhura për të kuptuar arsyen.
Ndjenjë pickimi
Kjo mund tju duket e cuditshme por është e vërtetë, disa njerëz ndjenjë një “elektrizim” në trup ose disa pickime gjilpërash. Këto ndjesi të cuditshme janë për shkak të dëmtimit të nervave, që shkaktohet nga mungesa e oksigjenit në qeliza.
Memorie të dobët
Ju filloni të harroni dhe detajet më të vogla. Prsh hyni në kuzhinë dhe harroni pse hytë në kuzhinë fillimisht.Kjo mund t’ju duket si dementia apo Alzheimer, por në fakt mund të jetë mungesë e vitaminës B12.

Tekstura e gjuhës suaj ndryshon
Njerëzit venë re disa njolla të kuqe në gjuhën e tyre, të njohura si papillae, kur kanë mungesë të vitaminës B12. Kjo i bën ata të humbin ndjesinë e shijes. Humbja e ndjesisë së shijes mund të cojë dhe në humbjen e peshës.
Pa humor dhe të irrituar
Kur keni mungesë të vitaminës B12, emocionet e juaja dalin jashtë kontrolli. Mund të ndiheni të depresionuar, dhe nuk jeni gati të përballeni me aktivitetet e përditshmërisë. Kjo për shkak të dopaminës dhe serotoninës, që sintetizohen nga vitamina B12, dhe një mungesë e tyre con në dështimin e rregullimit të humorit. Nëse po vuani nga një shikim i turbullt, ndjeshmëri ndaj dritës ose shikim të dyfishtë, me shumë gjasa keni mungesë të vitaminës B12. Arsyeja pse keni probleme me shikimin është mungesa e B12-tës që mund të ndikojë në nervin optik ose të ndikojë në retinë.
Ju vuani nga anemia pernicious
Mungesa e vitaminës B12 shkakton anemi, në të cilën anemia pernicious është një lloj sëmundjeje, në të cilën numri i kërkuara i rruazave të kuqe nuk është i pranishëm për shkak të mungesës së vitaminës B12.
Kura për mungesën e vitaminës B12
Nëse keni anemi pernicious ose një problem me absorbimin e B12, duhet të zvëndësoni vitaminën B12 me injeksione, medikamente orale ose spray. Nëse nuk hani produkte me bazë shtazore, duhet të bëni disa ndryshime në planin e dietës suaj që të përfshini suplemente të vitaminës B12.
Parandaloni problemet me mungesën e B12
Shumë njerëz mund të parandalojnë një mungesë të vitaminës B12 duke u përkujdesuar për dietën e tyre duke ngrënë një sasi adekuate të mishit, shpendëve, bulmet, ushqim deti dhe vezë.
Nëse nuk konsumoni sasi adekuate të produkteve shtazore, konsultohuni me doktorin tuaj për suplementimin.
Recetë: Veze me krem
Meqë vezët janë plot me vitaminë B12 dhe nutrientë të tjerë, kjo është padyshim një nga recetat më të shëndetshme. Fakti që shtohet spinaq në këtë recetë e bën plot e përplot me ushqyes. E ulët në kalori dhe në kolesterol, spinaqi ka sasi të larta të niacinës dhe zinkut, si dhe proteinës, fibrës, vitaminës A, C, E dhe K, tiaminës, vitaminës B6, folat, kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium, kopër etj. Me fjalë të tjera, është plot me gjëra të shëndetshme.
-8 vezë
-Kripë dhe piper për shije
-1/2 e kupës krem
-1 qepë të prerë
-1 kupë me domate qershi
-1 kupë me spinaq të copëtuar
-Majdanoz
-Gjethe borziloku
-2 lugë gjelle gjalpë
=Metoda:
-Prisni vezët dhe shtoni kripë e piper në të.
-Merrni pak krem dhe rriheni mirë.
-Në një tigan, ngrohni gjalpin dhe shtoni qepën e grirë në të.
-Më pas shtoni spinaqin, domatet qershi dhe sipër shtoni disa gjethe borzilok.
-Shtoni sasinë e kërkuar të kripës dhe piperit.
-Merrni një enë dhe vendosni përzierjen e perimeve në të. Më pas shtoni përbërjen te vezët.
-Gatuajini në sobë për të paktën 5-6 minuta në 170-180 gradë.
-Hidhini disa gjethe borzilok dhe majdanoz e shërbejeni të ngrohtë.

error: Nuk lejohet kopjimi!