Energjia dhe metabolizmi

Energjia dhe metabolizmi

MSC Anila Kalleshi Dietologe klinike – Shkeputur nga “Dieta ?! Jo vetem…
Trupi njerëzor mund të përcaktohet si një makinë e sofistikuar, për të transformuar energjinë kimike të prejardhur nga ushqimet, në energji mekanike, prodhuar nga tërësia e muskujve dhe të artikulacioneve.
Aftësia për të përthithur energji nga ushqimet është mekanizmi,
i cili i lejon qënieve të gjalla përmbushjen jo vetëm të veprimeve të përditshme por edhe ndihmon në procesin e rritjes, zhvillimit dhe mirëmbajtjes
gjatë jetës adulte. Reaksionet biokimike të cilat ndërhyjnë në prodhimin e energjisë nga ushqimet dhe më pas përdorimi i saj nga muskujt konsistojnë në një proçes mjaft kompleks të cilat diktojnë nevojën e analizës së konceptit të termodinamikës.
Termodinamika udhëhiqet nga disa ligje thelbësore.
Parimi i parë bazë i termodinamikës konsiston në faktin se energjia nuk krijohet ose nuk shkatërrohet, por vetëm transformohet në forma të ndryshme.
Për shëmbull energjia e cila është magazinuar nën formën e lidhjeve kimike mund të transformohet në nxehtësi nëpërmjet një reaksioni.
Në të njëjtën mënyrë në nivelin e indeve të çdo organizmi të gjallë, ushqimet mund të oksidohen për të dhënë energjinë e nevojshme për zhvillimin e një pune mekanike, muskulore, ose për të ndikuar në rritjen dhe zhvillimin e njeriut.
Ligji i dytë është, parimi i dytë i termodinamikës.
Sipas këtij parimi, një makinë termike nuk mund të shndërrojë në punë të gjithë energjinë që përthith, por gjithsesi një pjesë e saj do të jetë e transferuar në mjedis në formën e nxehtësisë.
Pra, ky fakt konsiston në konceptin e rendimentit të një makine, nënkuptuar si raporti ndërmjet energjisë të konvertuar në punë dhe energjisë të përthithur.
Bazuar në këtë parim, derivon një koncept tjetër, koncepti i entropisë. Në termodinamikën klasike, entropia është një madhësi e cila shumëfishon padisponueshmërinë e një sistemi për të prodhuar punë.Në bazë të këtij sistemi mund të themi se kur një sistem kalon nga një gjendje e organizuar në një
gjendje jo të organizuar, entropia e tij rritet. Ky fakt jep të dhëna mbi drejtimin në të cilin zhvillohet spontanisht një sistem, duke qene termodinamikisht të favorizuara transformimet
të cilat ndikojnë në rritjen e entropisë së një sistemi.
Pra qëllimi i bioenergjitikës është studimi i variacioneve
të energjisë të cilat shoqërojnë reaksionet biokimike.
Për të kuptuar më mirë mekanizmat të cilat ndikojnë në këtë transformim është e dobishme të sqarojmë mekanizmat kryesore nëpërmjet të cilave trupi i njeriut prodhon energjinë.
Në fushën e dietologjisë dhe të përllogaritjes energjitike flitet shpesh për kaloritë; me këtë nocion kuptohet energjia e nevojshme per të rritur në një gradë qindgradësh (nga 14. 5 në 15.5) temperaturën e një gram uji të destiluar nën presionin atmosferik. Më saktë ky përkufizim dikton kalorinë e vogël; për të patur njësi më të mëdha i drejtohemi kalorive të mëdha, ose kilokalorisë, parametër i cili i referohet rritjes të temperaturës të një kg uji, pra 1000 herë më të lart se pararendësi.
Zakonisht kur flitet në përgjithësi për kalori nënkuptohet kilokaloria (Kcal). Sistemet biologjike kanë nevojë për energji për të zhvilluar të gjitha llojet e punëve biologjike.
Me nocionion biologjik nënkuptohet tre lloje të ndryshme punësh:
1. Puna e transportit, e nevojshme për mirëmbajtjen e përbërësve kimike në nivelin e membranës;
2. Puna kimike, e nevojshme për të mirëmbajtur sintezen biokimike;
3. Puna mekanike, e nevojshme për të mirëmbajtur kontraktimet muskulare;
error: Nuk lejohet kopjimi!